VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani"
E Hënë, 02.09.2009, 02:34pm (GMT1)

Nobelisti i letërsisë Gynter Gras prezantoi në Gëtingen librin e tij të ri "Nga Gjermania për në Gjermani". Grasi asnjëherë nuk e ka fshehur qëndrimin e tij refuzues ndaj mënyrës si u realizua bashkimi gjermano-gjerman.

-----

 

RDW - Një lexim në sallën e leksioneve të një universiteti, përpara një publiku që përbëhet kryesisht nga studentë, në fakt premisat më të mira për një diskutim intensiv e ndoshta edhe kundërthënës. Veçanërisht, kur autori i leximit quhet Gynter Gras, i cili njihet për tezat e tij  provokuese.  Por edhe pse premisat ishin të favorshme: mbrëmja nuk nisi dhe aq mbarë për nobelistin. Me të filluar leximi atij i ra gota e verës dhe vera iu derdh në pult dhe në dorëshkrim.

Gras:  "U thye. E pra një fillim me të derdhur."

Por rrjedha e mëtejshme e leximit për fat të keq ishte disi e thatë. Ndonëse ky dëm u shmang shpejt. Referimi i Grasit u kthye në një lloj leksioni frontal. Ai qëndroi në pultin e referuesit një e orë e gjysmë pa pushim duke mos lënë asnjë hapësirë për pyetje. Nga pulti ai referoi mbi optikën e tij  ndaj botës në vitin 1990, duke u ndalur veçanërisht në historinë e ribashkimit gjermano-gjerman, gjë që Grasi asokohe e shihte me mjaft pesizmizëm.

"Investuesit gjermano-perëndimorë teksa shohin ndërmarrjet e RDGJ-së (ish - Republika Demokratike e Gjermanisë) interesohen vetëm për shitjen e tyre. Pritet një ushtri juristësh administrate nga Perëndimi për administrimin e landeve. Pra nëpunës kolonialë. Njerëzit në RDGJ do të jenë përsëri ata që do ta pësojnë."

Ky libër i ri nuk është një analizë historike, por një ditar. Ngjarjet politike si ´rrjedhojë mbingarkohen nga një numër i madh anekdotash dhe hamendësimesh private, që ia vështirësojnë publikut dëgjimin me vëmendje për një kohë kaq të gjatë.

Një nga pjesëmarrëset: "Një ditar që të lexohet nuk është ndonjë histori me një fillim dhe një fund, nuk është diçka që të mbërthen dhe që mund ta dëgjosh kaq gjatë. "

Një tjetër pjesëmarrëse: "Ai është një orator i mirë, por mund të kish folur më shkurt. Ndaj tani më duhet të dal, sepse sikur zgjati shumë."

Edhe tek ata që mbetën në sallë, diskutimi pasues u gjallërua me vështirësi. Grasi ishte i gatshëm për një debat politik me studentët. Tek e fundit nuk është rastësi që ditari u botua pikërisht në 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Grasi vazhdon t´i përmbahet qëndrimit të tij si atëherë:

"Ajo që ne përjetuam në vitin 1990, bashkimi gjerman, ndodhi si me sustë, ky ishte fillimi i borxheve që po vazhdon edhe sot. Edhe në qëndrimin e kapitalizmit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik  kuptoheshin shenjat paralajmëruese të asaj çka po vuajmë sot. "

Me teza të tilla Grasi gjeti mbështetje të gjerë në auditor. Fakti që ai prezantoi librin e ri të tij, mbeti - edhe për atë vetë - në plan të dytë.

 

Titulli i Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.