VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK
E Enjte, 02.18.2010, 02:16pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online Al Pacino (Al Paçino) do ta zëvendësojë Robert De Niron në thrillerin policeks Son of No One, të cilin regjisori Dito Montiel do të fillojë ta xhirojë pas pesë javësh në New York. Këtë e bën të ditur Hollywood Reporter.

 

Skenari, shkruar nga vetë Montiel, ka në qendër një djalë të ri polic interpretuar nga Channing Tatum, ngarkuar të vëzhgojë një zonë në lagjen ku është rritur, ndërkohë që del në dritë një sekret i vjetër që rrezikon ta kërcënojë atë dhe familjen e tij.

 

Filmi që duhet të kishte mes interpretëve të tjerë edhe Terrence Howard, Ray Liotta e Katie Holmes, ka bërë të regjistrohen parashikime të mira fitimprurëse në tregun e Festivalit të Berlinit. (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.