VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN
E Hënë, 03.01.2010, 11:45am (GMT+1)

 

 

Më 5 mars del 'Valleys of Neptune', këtu ju japim të dhëna për pjesët

 

Voal-online Është një mrekulli e vogël: 'Valleys of Neptune', publikimi i së cilës është parashikuar për 5 mars, është një përmbledhje e 12 regjistrimeve të papublikuara ndonjëherë të Jimi Hendrix, nën kujdesin e Eddie Kramer, inxhineri historik i zërit si dhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të besuar të artistit që nga kohët e 'Are You Experienced?'.

 

James Marshall Hendrix ka qenë kitarristi më gjenial i historisë. Jimi, që ishte një dashurues i çmendur i fantashkencës, ka përrshkuar universin e muzikës me eksplozivitetin e një krijese drite të Philip Dick: pas një periudhe të gjatë pa famë, karriera e tij prej ylli ka zgjatur pak më shumë se katër vjet, por e ka ndryshuar botën. Viktimë e një kontrasti të veçantë dhe të një vërshimi të marrë të adhuruesve, është konsumuar një jetë tepërimesh dhe krijimtarie të fuqishme deri më 18 shtator 1970, kur ishte 28 vjeç dhe vdiste i mbytur nga të vjellat e tij, ndërkohë që ata të cilët duhej ta shpëtonin, që nga femra me të cilën flinte deri tek infermierët, kanë kryer një varg marrëzish dhe papërgjegjësish.

 

Bash për çrregullimin ku lundronte karriera e tij prej gjeniu, Hendrix ka qenë edhe artisti më i zhvatur në histori: pas vdekjes së tij regjistrimet që la janë publikuar në të gjitha format e mundshme, nga ato luksoze 'Jimi Hendrix Experience Box Set' deri tek koncertet (nga më të bukurit gjithnjë ato në Winterland të San Franciscos) deri tek regjistrimet e lëna përgjysmë dhe të plotësuara nga artistë të tjerë. Një periudhë që ka mbaruar pak më parë, kur familjarët kanë themeluar Experience Hendrix LLC, me presidente motra Janie, e cila qeveris tani trashëgiminë e 'Voodoo Child'. Prandaj publikimi i 'Valleys of Neptune' është një mrekulli e vogël. Që kemi një material ende të papublikuar është një befasi prapa së cilës duket se ndodhet Eddie Kramer, i cili kishte marrë me vete gjithçka që mundej.

 

Disa nga pjesët janë regjistruar më 1969 e janë incizimet e fundit me Mitch Mitchell e Noel Redding, historikja Experience, atëherë kish pak që kish thirrur Billy Cox-in në bas, një mik i vjetër i tij, pastaj Buddy Miles në bateri, kështu që kishte formuar The Band of Gypsies, por dihet se ndiqte ëndërrën e një muzike orkestrale, nën ndikimin e Gil Evans që donte të regjistronte një album me atë e Miles Davis, i cili refuzoi, por pastaj për pjesën e fundit të karrierës së tij i detyroi kitarristët se grupit të tij të luanin Hendrix. Jimi ishte një gjeni i tungullit përveçse një virtuoz i kitarrës: ka qenë kitarristi i parë që shkoi përtej mundësisë së instrumentit të tij, duke shpikur nota për gishtat, efekte, pedale (wha wha-në), magnetë të rinj (ishte konsulent i Fender), midis të parëve që përdorte the feed back si instrument. Himni amerikan i luajtur nga Woodstock mbetet një prej monumenteve më të fuqishme të krijimtarisë rock të historisë. Për të studioja e regjistrimit ishte një instrument i dytë: në një kohë kur tetë pista ishin maksimumi i teknologjisë, realizonte sipër-incizime në copa si një shkencëtar i ndriçuar nga një vizion, gjithnjë i ankoruar në 12 goditjet e blues të cilin ai e njihte si rrallëkush.

 

Prandaj hapja e studiove të tij, The Electric Lady në Village të New York-ut, ishte realizimi i një ëndërre. Që mjerisht zgjati pak muaj. Tani këto 12 regjistrime kërkojnë një vëmendje të re mbi metodën e tij të punës dhe, edhe një herë, është madje e vështirë të gjesh fjalët për një gjykim të një artisti që ecte shumë para kohës së tij, që duke gërmuar në muzikë, kishte zbuluar gjuhën e së ardhmes. Dhe që vërshon në Shekullin XXI me forcën e një miti.

 

Ja një udhërrëfyes në pjesët e 'Valleys of Neptune' të Jimi Hendrix, regjistruar më 1969 që dëshmojnë periudhën e kapërcyell pas 'Electric Ladyland', kur Billy Cox kishte hyrë në Experience në vend të Noel Redding. Disa nga këta tituj janë tashmë të njohur nga adhuruesit:

1) Stone Free: Regjistrimi origjinal i vitit 1966 nga formacioni i parë i Jimi Hendrix Experience është njohur si një nga këngët e krijuara nga Jimi. Në Jimi Hendrix Experience Box Set të vitit 2000 është i pranishëm një version i ribërë nga grupi origjinal. Hendrix, Mitch Mitchell e Billy Cox e kanë regjistruar këtë version, të ndryshëm, në maj 1969.

2) Valleys of Neptune: Pjesa është regjistruar në shtator 1969 e në maj 1970. Versioni me grupin e plotë nuk ka qenë publikuar kurrë më parë. Një fragment me Hendrix e Mitchell në bateri dhe perkusionist Juma Sultan është përfshirë në albumin Lifelines publikuar nga Reprise/Polydor dhe mbetur në treg vetëm midis 1990 e 1992.

3) Bleeding Heart: ballina e një klasiku blues të Elmore James është tërësisht e ndryshme nga ajo që është shfaqur mbi albumin South Saturn Delta e, në zanafillë, në War Heroes. Regjistrimi, bërë në prill 1969, nuk është publikuar kurrë më parë dhe ka protagonistë Jimi-n, Billy Cox-in dhe bateristin Rocky Isaac.

4) Hear My Train A Comin': versioni elektrik dhe me grupin e plotë është i ndryshëm nga ai i famshmi i luajtur me kitarrë akustike me 12 tela që dukej në dokumentarin e vitit 1973 për Jimi Hendrix e i albumit përkatës Jimi Hendrix: Blues.

5) Mr. Bad Luck: Si Valleys Of Neptune, një version i ndryshëm i kësaj kënge bënte pjesë në Lifelines të vitit 1990. Jimi pastaj e kishte zhvilluar këtë pjesë si Look Over Yonder  publikuar pastaj në South Saturn Delta.

6) Sunshine Of Your Love: Klasiku i Cream, një prej pjesëve që grupi pëlqente të luante live më 1969 e që nuk është publikuar më parë.

7) Lover Man: Jimi ka regjistruar shumë versione të kësaj kënge, përfshirë ato të futura në Jimi Hendrix Box Set e në South Saturn Delta. Ky është një version krejtësisht i ndryshëm i regjistruar në shkurt 1969.

8) Ships Passing Through The Night: Pjesë kurrë e publikuar më parë dhe marrë nga seanca e fundit e formacionit origjinal të Jimi Hendrix Experience të 14 prillit 1969.

9) Fire/Red House: Të dy pjesët janë regjistruar nga formacioni origjinal të Experience në të njëjtën seancë të shkurtit 1969. Bëhet fjalë për orkestrime që Jimi i kishte përcaktuar për ekzekutim në skenë.

10) Lullaby For The Summer/Crying Blue Rain: Këto regjistrime të prillit 1969 të  formacionit origjinal të Jimi Hendrix Experience nuk janë publikuar kurrë më parë./Elida BUÇPAPAJ (http://www.ansa.it)
Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!" (02.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]