VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIKNga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIK

Nga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë


E Mërkurë, 03.03.2010, 11:33am (GMT+1)

 

Agim Sulaj po ngjit majat.  Ai mori nga Juria e Kombeve të Bashkuara çmimin e ekselencës, ndërsa tani është i përzgjedhur për çmimin e madh të Evropës së Bashkuar. Janë përzgjedhur 50 veprat më të mira të publikuara në shtypin e Evropës së Bashkuar, gjatë vitit 2009 dhe ndër to është zgjedhur dhe vepra e artistit shqiptar Agim Sulaj me titull "Emigrim" , e publikuar në gazetën italiane "La Stampa" në datën  20 nëntor 2009.  Dhe në datën 17 shkurt, që çuditërisht përkon me ditën e Pavarësisë së Kosovës,  në Teatrin e Brukselit juria përfundimtare do të vendosë për çmimin e madh të Evropës "Grand Prix". Tashmë Agim Sulaj është mësuar me çmime ndërkombëtare, ashtu si dhe juritë e huaja janë mësuar me pretendimin e Agim Sulajt se edhe pse punon për karikatura në media të huaja, duhet të theksohet se ai është shqiptar. "- Jam shqiptar, aq sa jam dhe evropian apo qytetar i botës,"- thotë Agimi dhe çmimet gjithmonë ia kushton Shqipërisë, vendit që e lindi dhe e formoi si artist. Shqipëria me një histori dhe natyrë shumë komplekse është vendi që e grish gjithmonë për të gjetur tema që ngacmojnë gjithkënd dhe që pastaj kthehen në universale. Për çdo artist është e lehtë të gjenden ngjyrat e pikturës, por nuk është e lehtë të gjendet mendimi. Është një univers i tërë temash, por brenda kësaj shumëllojshmërie duhet të kapësh çastin. Çasti i zgjedhur në mënyrë të drejtë të sjell përjetësinë e veprës. Aty ku kristalizohet mendimi, aty kristalizohet dhe vepra e artistit Agim Sulaj. Më shumë se karikatura humori, Agim Sulaj skicon humoralizmin, i cili nuk ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të njerëzve në veçanti, por ka të bëjë me fenomenet shoqërore në përgjithësi, fenomene këto që lënë tek njerëzit gjurmë të thella dhe që e pështjellojnë keq gjendjen shpirtërore të gjithsecilit.

 

Në konkursin e organizuar nga OKB, ku dhe mori çmimin e ekselencës, artisti shqiptar Agim Sulaj u paraqit me veprën "Uria". Mendimi i krijimit të kësaj vepre të artit figurativ duket sikur ka pasur për binjak mendimin e veprës letrare "Legjendën e Misrit" të Migjenit. Aty nuk dëgjohet thirrja: "Misër! Misër!" Aty dëgjohet, me anë të një peneli të hollë, kërcitja e grisjes së një gazete nga ku "dalin" të uriturit që janë fotografuar e vendosur në faqe të parë nga gazetarët.

 

Tregohet një veprim jo real, por që ka të bëjë me një fenomen real. Uria është terror edhe në ditët tona. Uria vret. Uria të lë kockë e lëkurë me brinjë të tejdukshme. Brinjë të tilla dalin në "dritë" nga burgjet diktatorialë, holokaustet, uria e shkaktuar nga varfëria apo shkaqet natyrore. Këtë mungesë ushqimi, këtë uri prag vdekjeje, e cila krijon një dis-harmoni të botës, piktori Agim Sulaj e jep me nota të forta groteske dhe refleksione njerëzore që të rrëqethin mishtë.

 

Grisja e fletëve të gazetës, nga ku del një njeri i shndërruar sa një grusht, është një thirrje për shpëtim, është një ndërgjegjësim edhe për gazetarët, të cilët nuk duhet të mjaftohen vetëm me njoftime, por duhet të vrasin mendjen edhe për zgjidhje.

 

Agim Sulaj këtu përsëri më kujton Migjenin tek "Recital' i malsorit" : "O, si nuk kam një grusht të fortë / t'i bij mu në zemër malit që s'bzanë,/ ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -/ n'agoni të përdihet si vigan i vramë."

 

E gjithë kjo punë e piktorit Agim Sulaj, e ndërthurur me nuanca të thella filozofike, është sikur të ishte produkt i anasjelltë i asaj që Hegeli e quan fenomenologjia e shpirtit, pra jo një histori e treguar si një roman, por si një tragjedi e treguar në mënyrë figurative e ndërgjegjes individuale që del nga individualiteti i vet për tu kthyer në ndërgjegje universale. Ja pse ai tek vepra "Uria" shprehet në mënyrë të tërthortë, se njerëzit e medies së shkruar, në kërkimet që bëjnë për lajmin, nuk duhet të shfaqin vetëm ndërgjegjen e tyre teorike, por edhe një ndërgjegje shoqërore, morale, politike, fetare, etj.          

 

Po kaq domethënëse dhe aktuale është dhe vepra tjetër me titull "Emigrim" e  Agim Sulaj e përzgjedhur për çmimin e madh të Evropës së Bashkuar. Është një valixhe ngjyrë kafe në të kuqe, si toka që një emigrant lë mbrapa. Brenda saj janë të mbyllura ëndrrat, idetë, natyra, shpirti. Dhe mbi to lundron, në detin e trazuar të zhgënjimeve dhe të mallit, emigranti. Një nga këta emigrantë është dhe vetë Agimi. Valixhja nuk është qilimi i Aladinit tek përrallat arabe, por ajo është dhimbja e ditëve të sotme, problem kyç me të cilin përballen Evropa e Bashkuar si dhe Amerika. Agim Sulaj, në këtë përshkrim të dhimbshëm tregon rrugën e vendit të vet nëpër tranzicion, rrugë e përshkuar me shumë eksode dhe emigrime, të cilat nuk kanë qenë të dëshiruara, por nga halli. Ajo anije që "lundron" mbi valixhe, është fati që nuk dihet se ku të shpie, ndaj emigranti duhet të lundrojë mbi lotët e tij që e lagin valixhen, bashkudhëtaren e tij të përjetshme. Edhe emigracioni ashtu si dhe uria është fenomen shoqëror i ndërthurur me kushte shoqërore, ekonomike, politike, etj. Më shumë se gjithçka emigracioni sjell thyerje, krisje të brendshme të shpirtit të çdo emigranti, që mbetet i dyzuar midis asaj që ka lënë pas dhe asaj që ka gjetur atje ku është vendosur. Agim Sulaj, pikturon me plagët e shpirtit të tij, në këto dy veprat e tij të fundit, të denja për tu krahasuar me kulturën evropiane e atë botërore dhe shpalos edhe një herë jo vetëm mendimin filozofik, talentin si piktor, por edhe teknikën e lartë të vizatimit. Edhe në karikaturë ai ndërthur hiperrealizmin, për të cilin është mjeshtër i mirëfilltë, me ekspresionizmin e ngjyrave të forta dhe të ngërdheshura, me impresionizmin e zvenitjes së ngjyrave sipas venitjes morale dhe fut në mënyrë groteske fenomene që duhen shëruar për ti thënë botës një kuptim të denjë, më njerëzor e racional.  

 

Vlore, 2010

Laureta Petoshati


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN (03.01.2010)
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]