VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR
E Enjte, 03.04.2010, 01:52pm (GMT+1)

 

Intervistë Nobelit gjerman. Një libër i Kai Schlueter shpjegon sesi shkrimtari i madh ishte në shenjestër të shërbimeve sekrete nga RDGJ që në vitin 1960: "Idetë e mia i bezdisnin më shumë se idetë e konservatorëve. Prandaj ma kishin frikën. Armiku numër një i regjimit ishim ne socialdemokratët e Perëndimit."

 

Voal-online -"Idetë e mia i bezdisnin më shumë se ato të konservatorëve. Sepse armiku numër një i RDGJ-së ishim ne socialdemokratët." Njëzet vjet pas rënies së Murit, Nobeli Günter Grass rievokon spiunazhin maniakal të orkestruar kundër tij nga shërbimet e Lindjes.

"Po, unë, Günter Grass, që nga viti 1960 jam spiunuar nga STASI, edhe nga shkrimtarë që e informonin. E mora vesh shumë më vonë, tani ky libër tregon gjithçka. Ishte një ngulmim fanatik i komunistëve ortodoksë: unë intelektuali socialdemocrat iu kallja atyre frikën, sepse i thoshja jo Murit dhe censurës, druanin se idetë e mia i jepnin jetë një tjetër ideje të majtë, si më 1968 Pranverën e Pragës." Në shtëpinë e tij të vogël në Behlendorf, këtu midis Lybekut dhe Haburgut, dëgjojmë Nobelin për letërsi si flet rreth librit të Kai Schlueter, që po del nga botuesi Ch.
Links, "Günter Grass im Visier, die Stasi-Akte", pra "Günter Grass në shenjestër të STASIT".

 

Në foto: Günter Grass e Christa Wolf



Zotëri Grass, kur e morët vesh se ishit i spinuar nga STASI?
"Qe një befasi. Nuk e dija që më spiunonin që nga viti 1960, një vit para ndërtimit të Murit. Isha i ftuar në kuvendin e Bashkimit të Shkrimtarëve të RDGJ-së. Anëtarit të presidencës së tij, Strittmatter, iu përgjigja po me kusht që të them çfarë të dua në fjalimin tim. Kritikova censurës, fola për librat e ndaluar. Nuk mund ta përfytyroja, por isha nën kontrollin e tyre që atëherë. Më vonë, në vitet Shtatëdhjetë, isha i ftuar në takime provate me shkrimtarë në Berlinin Lindor. Nuk më shkonte mendja, por nga kalimi i kufirit tek Muro në Friedrichstrasse, deri në pragun e shtëpive ishim të përgjuar."



2200 faqe dosja për ty...
Kur fillove të dyshosh?
"Vetëm më vonë, në vitet Tetëdhjetë, kur mora vizë për disa lexime të krijimtarisë sime në publik.
Në vitet Shtatëdhjetë isha i ftuar në diskutime private në shtëpitë e shkrimtarëve të RDGJ-së. Shumë prej tyre thoshin se ishin të sigurtë se "çimkat", domethënë mikrofonat, ishin instaluar në shtëpitë ku ne takoheshim. Ndoshta nuk ishte e vërtetë. Por kjo ishte klima. STASI, shpesh, ia arriti të infiltrojë shkrimtarë që ishin njerëz të tij në ato takime. E bëri këtë, seüse regjimi iu druante mendimeve të mia. Kështu që ndarja e Gjermanisë  -  të cilën unë e pranoja si të përjetëshme, por e konsideroja të pashmangshme gjatë Luftës së Ftohtë ishte ekonomike, politike, por nuk e prekte kulturën, dhe letërsia e kapërcente kufirin. Unë thoshja gjithmonë se kultura kombëtare mbetej e pandarë. Luftoja për ta mbajtur të gjallë dialogun midis intelektualëve në të dy anët e vendit. Por çdo diktaturë ka frikë nga fjala e shkruar e të diturve, dhe vepron alla hybris (tepër dhunshëm shënim i përkthimit) kundër disave."

 

Në dosjen e STASIT ju ishit skeduar si "armik i socializmit". Pse?
"Sepse flisja për "socializëm demokratik" e për "socialdemokraci". I irritoja më shumë se konservatorët e Adenauerit. Arsytonin si komunistë dogmatikë: ose me ne ose kundër nesh. Shiheni dosjen: isha i rrezikshëm ngaqë isha zë kritik kundër Perëndimit ashtu si kundër Lindjes gjermane, kjo e çonte në zgrip vizionin e tyre për botën. Willy Brandt, e unë që isha përbri tij, socialdemokrati që predikonte uljen e tensionit, dialogun dhe hapjen, iu shtinte atyre shumë më tepër frikën se Lufta e Ftohtë."

 

Ju e kritikuar menjëherë si "ndyrësi të denjë për një kam përqëndrimi" ndërtimin e Murit. Çfarë reaksionesh shkaktove në RDGJ?
"Anna Seghers, shkrimtare me prestigj, nuk iu përgjigj kurrë letrës sime të hapur kundër Murit. Duhej të ishte përgjigjur, e kishte autoritetin, por nuk e pati guximin. Pse? Mjeri kush mbetet peng i një dogme. Për një shkrimtare të rangut të saj ishte e turpshme."

 

Në Berlinin Lindor ndjeje paksa solidarietet të shkrimtarëve të RDGJ apo e merrnin anën e sistemit?
"Më të vjetrit ishin besnikë të sistemit. Përballeshin edhe me probleme: libra të ndaluar apo të ndryshuar nga censura. Por shpresonin se, përtej Murit, sistemi liberalizohej. Pastaj e humbën iluzionin, por jo shpresën e zbehtë të një reforme të sistemit nga brenda. Edhe falë Pranverës së Pragës. Por kjo shpresë e fundit e gjithë bllokut, "socializmi me fytyrë njeriu", u mbyt nha tanket Panzer rusë. E megjithatë deri në fund, deri më 1989, shumë prej tyre vazhdonin të shpresonin ende. Druheshin edhe se çfarë roli mund të kishin luajtur në një Perëndim të ndryshëm. Ndaj Lindjes nuk bënin dot kritika, ndaj Perëndimit po. Drojat janë të gjalla në Lindje, pas një ribashkimi që ka qenë kryesisht një shpronësim pa precdentëi: 90 për qind e RDGJ i përket sot Perëndimit."

Disa nga raportet e STASIT për ju dhe gruan tuaj janë të hollësishme deri në përbindshmëri. Çfarë mendoni?

"Ka gjëra qesharake. Shkruanin deri se "Grass e gruaja e tij paraqiten të veshur mirë me rroba të reja". Vini re: informatorët që i shkruanin këto raporte ishin nën trysninë e eprorëve, duhej të shquheshin duke dhënë informacione sensacionale, nganjëherë të trilluarae. Është fryt i paranoiës së kontrollit të diktaturave. Disa, si presidenti i Akademisë së Berlinit Lindor, Weckwerth, o Strittmatter, u bënë informatorë ngaqë ishin komunistët me bindje. Të tjerët e bënin që të shquheshin ose ngaqë ishin të dobët ndaj presioneve. Të gjithë donin t'iu jepnin kënaqësi eprorëve të tyre, zyrtarëve të STASIT. Një informator më zhgënjeu shumë: botuesi i guximshëm Hans Marquardt, i cili ishte i pari që i botoi veprat e mia në RDGJ. Më spiunoi, shkroi raporte për mua deri edhe për gjëra private."

Sa mund t'iu besohej shkrimtarëve të RDGJ?
"Unë jetoja në Berlinin Perëndimor, isha nën sulmin brutal të mediave konservatore të Springerit, por ajo nuk është e krahasueshme me presionet e STASIT. Nuk e ndjej se duhet gjykuar. Unë doja të kisha komunikim me shkrimtarët e RDGJ për të mbajtur gjallë unitetin e kulturës dhe të letërsisë gjermane, por e dija se duhej respektuar kërkesat e tyre për të kënaqur censurën e regjimit. Ne të Perëndimit kemi të drejtën t'i gjykojmë. Por të ngriheshin kundër censorëve të tyre pa e njohur realitetin e tyre është një fyerje monstruoze. Ne intelektualët e Berlinit Perëndimor i mbanim të gjalla lidhjet me intelektualët e Berlinit Lindor, një kanal kulturor i kombit. STASI na vëzhgonte duke na mbajtur si komplotistë të rrezikshëm. Por për mua ishin dhe mbeten lidhjet më intensive letrare të vendit tim. Perëndimi nuk e kuptonte, Lindja druhej. SED donte të çimentonte edhe në kulturë dhe në gjuhë ndarjen e Gjermanisë.

Unë se çaja kokën për kontrollet e STASIT : ato takime ishin një pjesë e pazëvendësueshme e kukturës gjermane."

 

Ju druheshin vërtet kaq shumë?
" "˜Daullja e llamarintë' qe publikuar në RDGJ më 1987, shumë pasi qe botuar në Poloni.
U diksutua gjatë kush mund ta botonte. Në fund fitoi Volk und Welt, shtëpia botuese e letërsisë së huaj! Ndaj meje i druheshin Weltanschauung socialdemocratik (botëkuptimit socialdemokratik shënimi i përkthimit), iu shkaktoja frikë sa Strauss. Mbaj mend kur  Ulbricht  fliste Brezhnjevit kundër Dubçekut: "Kjo është socialdemokraci." Ishte dënim me vdekje i Pranverës së Pragës. Historia zbret në vitet Njëzet e Tridhjetë. Kominterni dekretoi që socialdemokratët - dhe jo fashistët - ishin armiku. Në grevën e tranpsorteve në Berlin kundër Republikës së Weimar-it, Goebbels e Ulbricht ishin krah për krah kundër SPD-së. Die Linke (e majta), e majte radikale e sotme, nuk e ka kapërcyer këtë."

Kritik ndaj Perëndimit, spiunuar nga Lindja...nuk ishte e parehatshme?
"Unë apo Heinrich Boell dëgjonim të na thonin në Perëndim "nëse nuk ju pëlqen këtu shkoni në Lindje tek komunistët".
Por Lindja na spiunonte si armiq për vdekje. Fati i ndërgjegjeve kritike. Në rastin tim, për shumë kohë më qe ndaluar hyrja në RDGJ. Spiunimi ndaj meje arrinte deri tek mesazhet sekrete midis Kurt Hager, përgjegjës i Kulturës i regjimit, dhe kreut të STASIT, Erich Mielke. Druanin se unë dërgoja ide të rrezikshme. Në fund më lejuan të hyja për iniciativa të thjeshta, shkëmbime kulturore. Por me kusht që të përgjohej çdo hap i imi. Pranova, por nuk e dija se Manfred Weckwerth, president i Akademia e Gjermanisë Lindore dhe ish ndihmës i Brechtit apo Hermann Kant, ishin informatorë! E shumë prej tyre ishin edhe vetë të përgjuar. Realiteti i kontrollit e kapërcente çdo përfytyrim timin."

Në Varshavë, në Pragë, inteligjenca e humbi iluzionin për socializmin. Në Berlinin Lindor jo. U bë bashkëfajtore.
Pse?
"I druanin kapitalizmit. Që këtu mund të kuptoj.
Në vitin 1990 propozova një konfederatë të dy shteteve gjermane. Ndërkaq përfundoi në një ribashkim të rrufeshëm, në një shpronsëim të Lindjes nga ana e Perëndimit, të cilën Treuhand e bëri pjesërisht me metoda kriminale. E kuptoi Christa Wolff në shpresat e saj iluzore për të ndërtuar një realitet demokratik në RDGJ. Por jeta kështu është. Në RDGJ nuk pati proces simbiozash mes intelektualëve dhe lëvizjes që ishte fillimisht Pranverë e Pragës e pastaj Solidarnosc në Poloni."

Sot pasojat mbeten?
"Suksesi i hidhur i STASIT ishte shkatërrimi i shtetit dhe të shoqërisë gjermanolindore. Edhe ngaqë Perëndimi e ka marrë tepër seriozisht dosjen e STASIT. Frika e humbjes së punës, trauma e ribashkimit, droja se do të konsiderohen ish informatorë e kanë komprometuar atë që u fillua me protestën e vitit 1989. Nga ish RDGJ sot të rinjtë emigrojnë në Perëndim: pleqtë dhe pensionistët në shumë rajone sot janë shumicë."

 



Një kancelare e ardhur nga Lindja qeverisë Gjermaninë.
Mund të ndihmojë?
"Zonja Merkel në RDGJ nuk bënte pjesë në opozitë. E mësoi në rininë komuniste taktikën dhe takticizmin e karrierës politike e të pushtetit. Nuk ma jep shpresën e një të ardhmeje më të mirë midis Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë. Shpresoj tek brezi i ri lindur pas vitit 1989, por pabarazitë janë dhe të do të jenë për një kohë të gjatë."/Elida BUÇPAPAJ
Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIKNga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë (03.03.2010)
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN (03.01.2010)
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]