VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House E Enjte, 02.12.2009, 09:04pm (GMT1) Voal-online Jeta e saj i ka ngjasuar një komedie tragjike, por tani do të jetë një vepër muzikore, me një mesazh serioz dhe melankolik. Anna Nicole Smith, ish vajza kopertinë e revistës Playboy, që u martua me një miliarder tetëdhjetëvjeçar, luftoi padobi në një gjykatë për të marrë pjesën e trashëgimisë pas vdekjes së të shoqit dhe vdiq edhe ajo vetë në rrethana misterioze pak vjet më vonë, do të jetë subjekt i një opere të re, shkruar e muzikuar posaçërisht dhe të cilën Royal Opera House (Shtëpia Mbretërore e Operës) do ta çojë në skenën e teatrit Covent Garden më 2011. Këtë e ka bërë të ditur, në mënyrë krejt befasuese ky institucion i famshëm kulturor britanik për të përditshmen Guardian, e cila ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje krejt faqen e saj të tretë. "Nuk do të jetë një spektakël bazuar në gossip, në skandale," siguron Elaine Padmore, drejtoreshë e Covent Garden. "Do të jetë një opera e njerëzishme, e trishtë dhe që bën të reflektosh. Do ta tregojë historinë e një vajze të re e të bukur që takohet me një miliardar i cili ndodhet në karrocë vetëlëvizëse dhe me të cilin martohet, por nuk do të jetë vetëm biografia e Anna Nicole Smith, por një parabolë mbi famën dhe pasojat që ka ajo për njerëzit që gëzojnë famë. Historia e saj mund të jetë edhe emocionuese e do të përmbajë disa të vërteta universale për dobësinë njerëzore." Padmore e krahason për disa cilësi me "La ragazza del West" të Puccini-t dhe "Lucia di Lammermoor" të Donizetti, vendosur në ditët tona: "Një mënyrë e të shikuarit ose të të rishikuarit të një pjese të jetës së Amerikës para Obama. Vetëm për faktin se një person përfundon në tabloidet skandalistike shton drejtoresha e teatrit prestigjioz operistik londinez nuk do të thotë që duhet të ketë të njëjtin trajtim në skenë." Projekti do të realizohet nga Royal Opera House dhe do të ketë një ndër realizuesit kryesorë një ndër më të famshmit e muzikës së sotme britanike, Mark Anthony Turnage, i cili shkruan muzikën; Richard Thomas, bashkautor i muzikalit popullor "Jerry Springer at the Opera", shkruan libretin. Interpretja e Anna Nicole nuk është zgjedhur ende. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |