VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REGJISORI I MOHON LIDHJET E TIJ ME IZRAELIN NË PRAG TË NATËS SË OSKARËVE
E Djelë, 03.07.2010, 05:15pm (GMT1)

 

 

Voal-online Bashkëregjisori araboizraelit i filmit "Ajami", një film i kandiduar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, tha të dielën (sot) se ai nuk duhet parë si një përfaqësues i Izraelit "një vendi që nuk më përfaqëson mua" në Academy Awards.

 

Thëniet e Scandar Copti-t, në një intervistë dhënë nga Los Anxhelosi për Radio Izraelin, janë dënuar nga ministërja e Kulturës e Izraelit, e cila tha se ishte e trishtuar që një filmbërës i cili i pranoi fondet e qeverisë për filmin po e kritikonte vendin e tij.

 

"Filmi teknikisht e përfaqeson Izraelin," tha Copti. "Unë nuk e përfaqësoj Izraelin. Unë jam një qytetar i Izraelit, por unë nuk mund ta përfaqësoj një vend që nuk më përfaqëson mua."

 

Komentet e tij iu bënë jehonë shumë ankimeve të qytetarëve arabë, të cilat përbëjnë më shumë se një të pestën e popullsisë së Izraelit, se ata vuajnë nga diskriminimi sidomos në dhënien e fondeve.

 

"Ajami" është një subjekt krimi dhe dhunë vendosur në zonën kryesisht të populluar me arabë të Jaffa-s, pjesë e Tel Avivit, filmi i tretë me radhë që kandidohet për Oskar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj që nag vitit 2007.

 

Copti e bëri regjinë e filmit me izraelitin hebrej Yaron Shani. (http://www.reuters.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.