VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REGJISORJA IRANOAMERIKANE SHIRIN NESHAT DHE ROMANI "PALLATI I ËNDËRRAVE" I ISMAIL KADARESË

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
REGJISORJA IRANOAMERIKANE SHIRIN NESHAT DHE ROMANI "PALLATI I ËNDËRRAVE" I ISMAIL KADARESË
E Djelë, 03.07.2010, 06:12pm (GMT+1)

 

 

"UNË, DISIDENTJA IRANIANE DHE MËRGIMTARJA E PËRJETËSHME, JU KËRKOJ: NDIHMOJENI REGJISORIN E BURGOSUR JAFAR PANAHI"

 

Shirin Neshat: "Jam në tratativa për të marrë të drejtën për të përshtatur për ekranin e madh romanin "Pallati i ëndërrave" të Ismail Kadaresë: më pëlqen për mënyrën si e pasqyron pushtetin e shtetit mbi idndividin; dhe bën të kuptosh absurditetin e fanatizmit religjioz."

 

Bisedë me Shirin Neshat, videoartiste me famë ndërkombëtare. Në kiinematë italiane po del filmi i saj, çmuar me Luan të Argjendë në Venecia. Regjisoria shprehet për "revolucionin jeshil": "Sa emocion të shikosh gjithë atë guxim femëror." Dhe për artistët që kanë përfunduar në burg, si kolegu i saj Panahi, thotë: "I druhem çdo masakrimi."

 

Mërguar nga Irani i saj, ajo, Shirin Neshat, ka një jetë të tërë: "Isha shtatëmbëdhjetë vjeçe kur u largova nga vendi im - tregon videoartistja dhe regjisorja, Luan i Argjendë në Venecia për filmin Donne senza uomini (Gra pa burra) babai im më dërgoi jashtë për të studiuar, besoja se do të kthehesha. E ndërkaq do të vinin Revolicioni Islamik i Khomeinit, pastaj lufta me Irakun. Kështu jam "˜braktisur' në Perëndim: dhe ajo largësi me vendim tim ka zgjatur përgjithmonë." Duke e transformuar në një qytetare të botës, në një disident të përjetëshëm, e cila nga shtëpia e saj në New York ndjek me vëmendje ndodhitë në Teheran, arrestimet e kolegëve të saj kineastë. Si Jafar Panahi: "Jemi duke kërkuar, me Amnesty International, ta lirojmë nga burgu: por e vetmja mënyrë për t'ia arritur është që të merret me këtë gjë Hilary Clinton."

Neshat është në Romë, sepse filmi i saj, vizual dhe eksperimental si autore e saj, është duke zbarkuar në sallat italiane falë shpërndarjes së guximshme të BIM. Donne senza uomini është një histori krejtësisht femërore, vendosur në Iranin e vitit 1953 kur, me një grusht Shteti qe rrëzuar presidenti i zgjedhur demokratikisht dhe filloi regjimi i Shahëve. Në këtë sfond, kemi praninë e katër personazheve, fatet e të cilëve bashkohen në një kopsht të hatashëm të një fshati...

 

Çfarë mendoni për rolin e gruas në Iran? Ka ndryshuar nga viti i largët 1953, apo në thelb mbetet i njëjtë?
"Unë nuk i shoh gratë e vendit tim si viktima. Edhe pse është e vërtetë që ato janë të shtypura. Janë shumë të forta, nuk kanë bërë kurrë kompromise, kanë luftuar gjithmonë për të drejtat e tyre. Gratë iraniane kanë qenë për mua gjithmonë burim frymëzimi, por jo nga fakti i thjeshtë se edhe unë jam iraniane."

 

Trimëria e tyre është dëshmuar në revolucionin e fundit jeshil...
"Duke i parë verën që shkoi aq të vendosura për sfidën, jam ngashëryer. Pra pamjeve të tilla, përpara atyre fytyrave tejet të bukura që protestonin, kam qarë."

Por nuk është vetëm problemi femëror: vendi juaj ku opozita rrënohet në heshtje, ku talentet, të gjithë të mënjanuar nga regjimi, rrasen nëpër burgje: si Jafar Panahi, Luan i Artë në Venecia për filmin e tij Qarku (Il Cerchio).
"Situata e Panahit është shumë e rëndë. Këto ditë kam marrë vesh se e shoqja, e bija dhe 14 veta të tjerë që ishin në shtëpinë e tij në momentin e blitz-it të forcave të rendit janë liruar. Por për atë jamë vërtet e shqetësuar: kundër talenteteve të vendit kjo qeveri është e gatshme për gjithçka, për masakrimet më të rënda. Jemi terrorizuar për çfarë mund të ndodhë me personat e arrestuar. Sepse kjo qeveri e shikon krijimtaronë si një kërcënim: arrestimi i Panahit apo i të tjerëve është një mënyrë për t'iu thënë të gjithë artistëve tjerë "˜rrini mirë, mos ngrini krye'.

 


Përballë kësaj shtypjeje, çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare?
"Mjerisht ata nuk e dëgjojnë zërin e mediave perëndimore. Por liderët si Berlusconi, Sarkozy, Hilary Clinton duhet të merren patjetër me këtë gjë. Opinion publik perëndimor duhet të bëjë presion ndaj liderëve perëndimorë: duhet një zë i fortë diplomatik. Nëse Clinton do të vendoste të ndërhyntë për Panahin, jam e sigurtë se do ta lironin nga burgu."

Sipas jush ashpërsia e regjimit është e lidhur ngushtë me fondamentalizmin islamik?
"Para Revolucionit Islamik Irani ishte tashmë mysliman, por ishte një religjion i përshtatur ndaj kulturës persiane, me nuanca të sufizmit, të misticizmit, të formave të tjera shpirtërore. Pastaj me Revolucionin religjioni është bërë ideologji, është politizuar: e nga këtu ka ardhur gjithë e keqja. Duke çuar në një ashpërsi me të cilën nuk ishim mësuar: kultura jonë është e bazuar në muzikën, në poezinë, në arkitekturën e bukur."

Tani çfarë jeni duke punuar?
"Jam në tratativa për të marrë të drejtën për të përshtatur për ekranin e madh romanin "Pallati i ëndërrave të Ismail Kadaresë: më pëlqen për mënyrën si e pasqyron pushtetin e shtetit mbi idndividin; dhe bën të kuptosh absurditetin e fanatizmit religjioz."/Elida BUÇPAPAJ

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REGJISORI I MOHON LIDHJET E TIJ ME IZRAELIN NË PRAG TË NATËS SË OSKARËVE (03.07.2010)
GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR (03.04.2010)
AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIKNga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë (03.03.2010)
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN (03.01.2010)
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]