VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VANESSA PARADIS DHE JOHNNY DEPP DO TË JENË SIMONE DE BEAUVOIR DHE I DASHURI I SAJ
E Mërkurë, 03.10.2010, 04:19pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Do të jenë më në fund së bashku në ekranin e madh Johnny Depp e Vanessa Paradis: bashkuar në jetë prej dhjetë vitesh, dy fëmijë, çifti do të jetë protagonist i filmi 'My American Lover' (I dashuri im amerikan) i regjisorit Lasse Hallström, regjisor me të cilin Depp ka xhiruar filmin 'Chocolat'. Filmi do të tregojë historinë e gjatë të dashurisë midis shkrimtares veprimtare të lëvizjes franceze për të drejtat e femrave dhe shkrimtarit amerikan Nelson Algren

 

 

 

Simone de Beauvoir e Nelson Algren u njohën në shkurt të vitit 1947, ndërkohë që ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dhënë disa konferenca, dhe marrëdhëniet filluan menjëherë. Me t'u kthyer në Francë tre muaj më vonë, Simone i shkruante Algren-it pothuaj çdo ditë. Në të njëjtën kohë, ajo ishte e lidhur me bashkëjetuesin e saj historik, filozofin Jean Paul Sartre

 

 

 

 

Filmi do të jetë i bazuar pikërisht në letrat e dashurisë midis de Beauvoir e Algren, letra të cilat në atë kohë shkaktuan tronditje në radhët e lëvizjes për të drejtat e femrave (lëvizje e ashtuquajtur feministe) për gjuhën më pranë një adoleshenteje se të tere che all'epoca fecero Simona de Beauvoir, pionere e lëvizjes së lartpërmendur

 

 

Simone de Beauvoir e Nelson Algren. Shkrimtarja u muar me publikimin e disa veprave të tij në Francë. Kur Algren shkroi duke kërkuar të ndahej nga Sartre, të martoheshin dhe të jetonin në Chicago, ajo ia hodhi poshtë kërkesën. Historia, të cilën ajo do ta tregonte në romanin 'Mandarinët' duke ia bërë Algren-it një portret jo aq të kënaqshëm (duke përdorur gjithsesi një emër të rremë), do të ndërpritej shumë herë dhe do të rifillonte prapë e prapë në rrjedhën e viteve

 

 

 

Simone de Beauvoir e Jean Paul Sartre

 

 

 

Johnny Depp është duke punuar këto javë në filmin 'The tourist', film që vendoset edhe në Venecia në të cilin është protagonist me Angelina Jolie-n

 

 

 

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.