VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STUDIOJA FOX DO TA RIVËJË FILMIN "AVATAR" NË QARKULLIM KËTË VERË

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
STUDIOJA FOX DO TA RIVËJË FILMIN "AVATAR" NË QARKULLIM KËTË VERË
E Premte, 03.12.2010, 04:09pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Bëhuni gati për "Avatar"-plus.

 

James Cameron dhe Fox janë në diskutime për rivënien e "Avatar"-it, para së gjithash në kinematë tredimensionale (3D), nga fundi i verës - dhe, në mënyrëm torturuese, me skena shtesë që janë lënë jashtë në katin e dhomës së prerjeve nga ngutja për ta vënë filmin në qarkullim më 18 dhjetor.

 

Vendimi për një rivënie në qarkullim duket se nxitet nga ndjesia se, edhe pse "Avatar" është filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave, producentët kanë kuptuar se mund të fitonin edhe shumë më tepër para nëse do të kishin përfshirë në film skena në digital dhe Imax 3D të cilat kishin humbur kur Disney nxori "Alice in Wonderland" (Liza në botën e çudirave) në 3D më 5 mars.

 

Sa për shtesat që mund t'i bëjë Cameron filmit "Avatar", dyshimi filloi që të enjten, kur presidenti ekzekutiv i Imax, Richard Gelfond, tha gjatë një konference në New York se Cameron ka rreth 40 minuta material shtetës. Ai gjithashtu paratha një rivënie në qarkullim, që mund të ndodh shpejt.

 

Gjatësia maksimale e një filmi në kinematë Imax analog është 170 minuta për çka Cameron ishte i vetëdijshëm që në fillim prandaj ai mund t'ia shtojë 10 minuta kohëzgjatjes së tanishme prej 160 minutash të filmit. Por duket se ka më shumë të ngjarë që ai të provojë të shtojë 40 minuta.

 

"Avatar" e ka arritur më shumë se 80% e të ardhurave të brendshme (në kinematë amerikane) në kinema 3D, çka përbën vetëm më pak se gjysmën e fitimeve. Filmi gjithashtu ka arkëtuar

$1.9 miliardë jashtë Amerikës së Veriut për një total prej më shumë se $2.6 miliardë. Kjo ka ndihmuar që teknika 3D të shtrihet globalisht dhe të thyejë rokordet botërore.

 

Cameron ishte në New York këtë javë dhe tha në USA Today: "Me këto shtesa ne do të kemi mundësi të fitojmë edhe disa qindra milionë dollarë."/Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VANESSA PARADIS DHE JOHNNY DEPP DO TË JENË SIMONE DE BEAUVOIR DHE I DASHURI I SAJ (03.10.2010)
REGJISORJA IRANOAMERIKANE SHIRIN NESHAT DHE ROMANI "PALLATI I ËNDËRRAVE" I ISMAIL KADARESË (03.07.2010)
REGJISORI I MOHON LIDHJET E TIJ ME IZRAELIN NË PRAG TË NATËS SË OSKARËVE (03.07.2010)
GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR (03.04.2010)
AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIKNga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë (03.03.2010)
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN (03.01.2010)
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]