VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ADRESA "PIKË COM" MBUSH 25 VJETnga Radio Evropa e Lirë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

ADRESA "PIKË COM" MBUSH 25 VJET

nga Radio Evropa e Lirë


E Hënë, 03.15.2010, 09:55pm (GMT+1)



Sot mbushen plot 25 vjet nga ditëlindja e "Pikë com", emrit të adresës, me të cilën shumë njerëz e përkufizojnë internetin.

Një prodhues i kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara, i quajtur Symbolics, e regjistroi "Symbolics.com", që ishte faqja e parë e "Pikë com".

Fillimisht, adresa ishte e ngadalshme për t'u hapur. Deri nga mesi i viteve "˜90, pak njerëz kishin kompjuterë dhe shumë vështirë e kishin ta dinin se çfarë ishte "Pikë com".

Disa nga prodhuesit më të njohur, si Apple, i regjistruan emrat e tyre vetëm disa vjet pas Symbolics. Por, sot "Pikë com" njihet si pjesë e fabrikës së më shumë se 1.6 miliardë përdoruesve të internetit.

Njerëzit shkojnë në faqet "Pikë com" për të blerë, për t'u lidhur me njerëzit tjerë, për t'u zbavitur, mësuar, informuar dhe për të shkëmbyer ide.

Për çdo ditë regjistrohen rreth 100 mijë faqe "Pikë com".

Rreth 86 milionë faqe janë aktive, ndërsa miliona faqe tjera "Pikë com" kanë lindur dhe janë zhdukur gjatë 25 viteve të kaluara.

Symbolics, kompania e parë që e zbuloi "Pikë com", tash është blog për pronarin e një firme, i cili blen dhe shet faqe të ndryshme "Pikë com".

Adresa "Pikë com", fillimisht u menaxhua nga Departamenti i Mbrojtjes, pastaj nga firma Network Solutions, e cila u ble nga VeriSign.

Bashkë me adresën "Pikë com", në vitin 1985 u krijuan edhe "Pikë edu", "Pikë gov", "Pikë mil", "Pikë org" dhe "Pikë net".

Gjithashtu, disa adresa dallohen edhe për nga emrat e shteteve, për shembull "Pikë ru" është për Rusinë, "Pikë ir" për Iranin, apo "pikë af" për Afganistanin.

Në vitin 2009, adresat më popullore ishin "Pikë com", "Pikë cn", "Pikë de", dhe "Pikë net".

Një ndryshim i madh vitin e kaluar ndodhi me futjen në përdorim të emrave me alfabet cirilik, arab apo kinez.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STUDIOJA FOX DO TA RIVËJË FILMIN "AVATAR" NË QARKULLIM KËTË VERË (03.12.2010)
VANESSA PARADIS DHE JOHNNY DEPP DO TË JENË SIMONE DE BEAUVOIR DHE I DASHURI I SAJ (03.10.2010)
REGJISORJA IRANOAMERIKANE SHIRIN NESHAT DHE ROMANI "PALLATI I ËNDËRRAVE" I ISMAIL KADARESË (03.07.2010)
REGJISORI I MOHON LIDHJET E TIJ ME IZRAELIN NË PRAG TË NATËS SË OSKARËVE (03.07.2010)
GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR (03.04.2010)
AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIKNga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë (03.03.2010)
JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN (03.01.2010)
NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO (02.27.2010)
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH (02.24.2010)
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]