VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADRESA "PIKË COM" MBUSH 25 VJET

nga Radio Evropa e Lirë


E Hënë, 03.15.2010, 09:55pm (GMT1)



Sot mbushen plot 25 vjet nga ditëlindja e "Pikë com", emrit të adresës, me të cilën shumë njerëz e përkufizojnë internetin.

Një prodhues i kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara, i quajtur Symbolics, e regjistroi "Symbolics.com", që ishte faqja e parë e "Pikë com".

Fillimisht, adresa ishte e ngadalshme për t'u hapur. Deri nga mesi i viteve "˜90, pak njerëz kishin kompjuterë dhe shumë vështirë e kishin ta dinin se çfarë ishte "Pikë com".

Disa nga prodhuesit më të njohur, si Apple, i regjistruan emrat e tyre vetëm disa vjet pas Symbolics. Por, sot "Pikë com" njihet si pjesë e fabrikës së më shumë se 1.6 miliardë përdoruesve të internetit.

Njerëzit shkojnë në faqet "Pikë com" për të blerë, për t'u lidhur me njerëzit tjerë, për t'u zbavitur, mësuar, informuar dhe për të shkëmbyer ide.

Për çdo ditë regjistrohen rreth 100 mijë faqe "Pikë com".

Rreth 86 milionë faqe janë aktive, ndërsa miliona faqe tjera "Pikë com" kanë lindur dhe janë zhdukur gjatë 25 viteve të kaluara.

Symbolics, kompania e parë që e zbuloi "Pikë com", tash është blog për pronarin e një firme, i cili blen dhe shet faqe të ndryshme "Pikë com".

Adresa "Pikë com", fillimisht u menaxhua nga Departamenti i Mbrojtjes, pastaj nga firma Network Solutions, e cila u ble nga VeriSign.

Bashkë me adresën "Pikë com", në vitin 1985 u krijuan edhe "Pikë edu", "Pikë gov", "Pikë mil", "Pikë org" dhe "Pikë net".

Gjithashtu, disa adresa dallohen edhe për nga emrat e shteteve, për shembull "Pikë ru" është për Rusinë, "Pikë ir" për Iranin, apo "pikë af" për Afganistanin.

Në vitin 2009, adresat më popullore ishin "Pikë com", "Pikë cn", "Pikë de", dhe "Pikë net".

Një ndryshim i madh vitin e kaluar ndodhi me futjen në përdorim të emrave me alfabet cirilik, arab apo kinez.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.