VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ABBA DHE GENESIS NË HALL OF FAME TË MUZIKËS ROK
E Martë, 03.16.2010, 01:39pm (GMT1)

 

 

Voal-online Grupi pop Abba u vendos në Rock and Roll Hall of Fame (Korridorin e Famës të Rokendrollit) të hënën (dje) në një ceremoni të shoqëruar me pjesë muzikore të grupit suedez, të grupit britanik rok Genesis dhe mjeshtrit reggae Jimmy Cliff.

 

Këngëtari dhe kantautori i grupit Abba, Benny Andersson, dhe vokalistja Anni-Frid Prinzessin Reuss ishin të pranishëm në ngjarjen e organizuar në hotelin Waldorf Astoria të Nju Jorkut, ku Abba, Genesis, Jimmy Cliff, the Hollies dhe the Stooges u vendosën zyrtarisht në korridor.

 

"Jam vërtetë i prekur nga ai partneritet i filluar dikur dhe që është i pranishëm këtu tek ne sonte," tha Prinzessin Reuss, e njohur nga fansat e grupit Abba si Frida, përpara se ajo mënjanohej për t'ia lënë vendin ish të shoqit Andersson të luajë në piano hitin e tyre të viteve 1980, "The Winner Takes It All" kënduar nga këngëtarja amerikane Faith Hill.

 

Prapa skenës ajo shtoi: "Ne bëmë një punë të madhe aso kohe. Prandaj nuk jam e befasuar për ndikimin që patëm në muzikanë dhe këngëtarë të tjerë."

 

Grupi katëranëtarësh u bë sukses fitimprurës ndërkombëtar dhe fenomen kulturor në fund të viteve 1970 me hite të tilla si "Dancing Queen" dhe "Knowing Me, Knowing You". Muzika e tyre ka njohur një rilindje në shkallë botërore në filmin dhe muzikalin "Mamma Mia!". Grupi u shpërbë më 1982.

 

"Duhet kuptuar se ajoçfarë ata bënë në çfarë mënyre rezonoi me miliona e miliona njerëz në mbarë botën," tha Graham Nash i Hollies.

 

Çmimet Hall of Fame janë "pranim i muzikës në përgjithësi jo të rock-and-roll-it" në veçanti tha ish bateristi i Genesis, Phil Collins.

 

"Duket të ketë më larmi sivjet," tha ai. Collins mori pjesë me anëtarë të tjerë të Genesis, por lideri i tyre i kryehershëm Peter Gabriel nuk mori pjesë.

 

Pesë artistët interpretues dhe grupet që u nderuan në ceremoni, ishin zgjedhur nga 600 profesionistë të industrisësë muzikës. Kjo bëhej në 25 vjetorin e daljes së regjistrimit të tyre të parë muzikor./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.