VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nostalgji kam për Kopështin Boboli
Nga Endri VELA


E Enjte, 05.06.2010, 12:04pm (GMT1)

 

Sikur të isha poliglot, unë do kisha folur me të gjithë ata. Ata ishin australianë, hollandezë, iranianë. Ndërsa unë isha shqiptar.Vija nga një vend i vogël dhe  ende nuk isha mësuar me kapacitetin bukurues të kopshtit Boboli.

 

Ne qëndruam gjatë atje...Mes formave nyjzëuese te pemëve, ne u habitëm dhe e lamë veten per një kohëzëgjatje të lartë në habinë tonë. Diku, lugëtia, afër mureve të kopshtit, përngjante me natyrën e pastër shqiptare.

 

Që prej andej, mund të shikoje pallatet, në bojë të zbërdhylët e të bardhë,  te cilët rreshtoheshin si mendimi antik i një te lashti.Përtej, përhapej, çuditërisht, pamja, me ndjesi njerëzore!

 

Per pak çaste dhe ti endeshe dhe rrëmbeheshe  pafundësisht nga valëzimi i shpejtë, pushtues i atij gjysmëkoni, te zhurmshëm.

 

Mes pemëve të shumta, brenda kopshtit prisje me ëndje se mos ndoshta do dilte ndonjë luftëtar i çeliktë fiorentin, ose të paktën  të gjendej ndonjë plackë informuese për shekujt që kishin kaluar. Por unë  akoma shpresoja,  si shqiptar prej trojesh mrekullibërës, të ndaja qoftë edhe një grimë te fundit, një çast te pakthyeshëm  me ndonjë shfaqje te vjetër.

 

Rrugët me kthesa, që ripërsëriteshin, ishin të vetme. Nuk doje qe të ikje...

 

Brigje të ngritura me bar, që qëndronin sipër çdo rruge dhe njerëzit e pafundëm që lëviznin në to, i jepnin figurën e një stolie të vërtetë që ti doje ta blije  për vete. Sa pemë të ishin vallë? Pyll për t'u ngrohur do të ishte, sikur të pritej...

 

E në fundin e gjithe pyllnajës, shtrihej një shatërvan, si një çlodhje e kaltër,  një përhumbje e këndshme pas kacavjerrjeve të forta nepër pemë. Për të  moshumbur kurrë ishte një rrugë e gjerë, thuajse piktoreske, e cila duke  u thurur gjerë-gjerë të nxirrte, në nuanca turistike tek shatërvani. Bari,

cilësor, i shëndetshëm, nuk ia merrje dot...

 

Zëra të humbur, në kushedi se ç'farë thirrjesh rihapeshin, fluturonin lart-lart, mes çukitjes së ndonjë qukapiku   të dhajmur, e tërheqes, duke u rikthyer në një kryevepër, të lexueshme,  e të pelqyeshme prej te gjithëve. Nuk isha ndier ndonjeherë si në një vend mitologjik.Një minimuze, i vizitueshëm me dylbi, ishte ndoshta rrëfenja latine, por ne nuk e pamë, se përndryshe do kisha prekur mitologjinë e vërtetë.
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->




<!--[endif]-->
ENDRI VELA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.