VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"ROBIN HOOD" HAP KANËN
E Enjte, 05.13.2010, 08:49am (GMT1)

Festivali i filmit i Kanës u hap të mërkurën me premierën botërore të "Robin Hood", versioni epik i Ridley Scott që kërkon të tregojë se si heroi i legjendës bëhet një plaçkitës i jashtëligjshëm i të pasurve për të ushqyer të varfërit.

Neozelandezi Russell Crowe, i cili luan shigjetarin e guximshëm të shekullit 13, dhe australiania Cate Blanchett, si Maid Marion, ishin në qilimin e kuq në vendpushimin francez Riviera për fillimin e maratonës 12-ditore të filmit.

Bashkë me ta në shkallët që çojnë në Lymier Grand Theater ishin Helen Mirren, Jean-Claude Van Damme, Eva Longoria Parker, Aishwarya Rai dhe presidenti i jurisë Tim Burton. Robin Hood është një nga pak filmat e SHBA në festivalin e këtij viti, një platformë e shtrenjtë ndonëse e nivelit të lartë për filmat, duke reflektuar shqetësimet në lidhje me gjendjen e ekonomisë globale dhe duke e bërë edicionin e vitit 2010 relativisht pak të rëndësishëm për nga prania e yjeve.

"Ndoshta arsyeja kryesore është kriza financiare, sepse kinemaja është një industri ... e cila ka nevojë për shumë të holla," tha drejtori i festivalit Thierry Fremaux për Reuters.

(http://www.reuters.com)  

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.