VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT NË LOS ANXHELOS MTV MOVIE AWARDS
E Djelë, 06.06.2010, 03:32pm (GMT1)

Në skenë Christina Aguilera e Snoop Dog me Katy Perry

Voal-online -Çmimi MTV Generation Award do t'i jepet aktores çmim OSKAR Sandra Bullock, për lidhjet e saj speciale me publikun e MTV. Shfaqja MTV Movie Awards 2010 do të jetë sot në Los Anxhelos dhe do të jepet drejtpërdrejt në kanalet e rrjeteve televizive.

Do të këndojë drejtpërdrejt Christina Aguilera, duke interpretuar për herë të parë singlin 'Not Myself Tonight', dhe Snoop Dog me Katy Perry.

Do të shfaqet videoja 'I like it', me Enrique Iglesias, nga kolona zanore e 'Jersey Shore', reality show e prodhuar nga MTV International.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.