VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME HOJE E DYLBINJ SHIKOJ SA MË DO, ZILE SHEGE

Poezi nga ENDRI VELA


E Martë, 06.08.2010, 09:58am (GMT1)

 

PËRSËRI

M'u thye hamëndja ime

nga ty si kristal,

e mbi buqetën shqiptare

derdhi lotët,

ikën në bujari,

që karafilit i vjedh mizorisht.

 

 

DY SY

Seç pashë me sytë e mëndjes,

të largët dhe spontanë.

Të ftohtë si manushaqja me djemtë.

Në rregull koha, u ushqye prej saj,

u mbyll në vetvete,

mori unazat që i dhuruan,

që në djep ngujimit të lashtë.

 

 

GJUMI

 

Argëtohet akrepi me kohën,

rreth e qark botës së verdhë vjen,

si orakulli që vjeshtën shpoi,

me mërzi e ngulm,

të lutem shkruaj për Shqipërinë.

 

 

 

 

BUZËT E STILIT

 

Stili i fryrë në gojëdhënë

shkeli xhelozinë e liqenit.

U bë i bardhë si filxhani

i kafesë.

Nxori gojën krokodili prej tij.

 

 

 

DASHURIA E FESË

 

Mbi lëndina, mbi qëmotin

e zuri në një shteg me paqen.

Uruar shisheve të birrës

dhe buzëve shekullore të vajzës.

Mbi kungimin, ti , fe gdhende

lumturinë e shpirtit,

dashurinë e madhe për

shijen e saj.

 

 

 

 

MË MBAJ SI RUBINI ZEMRËN

 

Më mbaj si rubini zemrën,

koka qiellin, shpatullat gjoksin,

e verdha e prapa shpinës kalin e larguar,

sytë e abc-së së lënduar mbi gur.

 

 

MADONA (KËNGËTARJA)

 

Ti argëtohesh me rënien

në shtrat.

Si përherë do të ndjeki

fati yt,

si kënga që s'di nga

buron ti.

 

 

BOMBONET E HURMËS

 

Vijnë prej Shqipërisë,

pjekur në ngjyra dhe

ngrohtësisë së gishtave.

Common bombonet e

hurmës.

 

 

TI QË MË GËNJEVE ME POEZITË E TUA

 

Ti me yjet e tua gënjeshtarë,

u fshehët në Tiranë,

luzmon bishti juaj në tërë Shqipërinë.

Ti surrealiste e quajte,

a sentimentaliste,

të shekullit të tetëmbëdhjetë?

Ti që me poezitë e tua gënjeve kë?

Gënjeve botën tënde!

 

 

ARAT E LINDJES

Plugove gjithë hermetizmin fetar të lindjes,

ti pjellor i figurave kozmike...

Plot me yshtje të kota e menefregist fetar.

Yjet do të ndjekin pas,

si të babzitur, pa fre.

Mjalti ngre krye.

Mjalti ngre krye për

perversitetin e këlyshave.

Blu-ja e tyre e butë që shtrohet në dysheme.

Kanë frikë buburrecat cinikë shqiptarë.

 

SHEGA E ZILES

 

Cërrrrrrrrr në shpirtin tënd

që largohet në sedilen shqiptare,

me hoje e dylbinj shikoj sa më do,

zile shege.

 

ENDRI VELA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.