VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE
E Mërkurë, 06.09.2010, 03:45pm (GMT1)

Voal-online -Eminem është artisti i fundit që bie viktimë e një përvjedhjeje në internet: albumi i ardhshëm i raperit "Recovery" u publikua online të hënën, bashkë me një listë të plotë të këngëve, dy javë përpara daljes së tij, 22 qershorit.

Përvjedhja vjen në më pak se një javë pas debutit online të singlit të dytë nga albumi, një bashkëpunim i papritur me këngëtaren pop Pink, quajtur "Won't Back Down".

Të dielën, Eminem debutoi me videon zyrtare të singlit të parë "Not Afraid". Në klipin e errët me regji të Richard Lee, ai qëndron në zgrip të një çatie, duke lëvizur ngadalë përgjatë zgripit teksa ai rapon për shqetësimet të cilat i përball në jetën e tij.

Këtu është lista e këngëve të albumit "Recovery" të Eminemit: "Cold Wind Blows", "Talkin' 2 Myself" me Kobe, "On Fire", "Won't Back Down" me Pink, "W.T.P.", "Going Through Changes", "Not Afraid", "Seduction", "No Love" with Lil Wayne, "Space Bound", "Cinderella Man", "25 to Life", "So Bad", "Almost Famous", "Love the Way You Lie" me Rihanna-n, "You're Never Over".

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.