VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500
E Shtunë, 06.19.2010, 03:27pm (GMT1)

Voal-online -Një prozë e shkruar nga romancieri dhe satiristi amerikan Mark Twain (Mark Tuejn) kushtuar së bijës, e cila vdiq nga meningjiti shpinor në moshën 24 vjeçe, u shit në ankand për $242500, duke dyfishuar çmimin e paracaktuar.

Proza e papublikuar "A Family Sketch" (Një skicë e familjes) ishte 64 faqesh, dorëshkrim të cilin Mark Twain e shkroi aty nga vitet 1896 apo 1897 për Olivia "Susy" Clemens, e cila ia frymëzoi atij disa nga prozat dhe që madje shkroi një biografi për babain e saj.

Dokumenti gjithashtu flet për fëmijërinë shkrimtarit dhe është quajtur një kapitull i humbur i autobiografisë së tij.

"Filluar si një kushtim ndaj së bijës së vogël - dhe tejet favorite - Susy proza kaloi në një dokument ku bëhet fjalë për krejt familjen dhe miqtë si dhe për incidentet e fëmijërisë së tij," tha zyrtari i Sotheby në një deklaratë.

Paraprakisht ishte vlerësuar se dokumenti do të shitej në Sotheby midis $120000 e $160000, por çmimi u rrit teksa katër veta mëtuan blerjen. Zyrtari i Sotheby tha se blerësi ishte një tregtar nga New Yorku.

Dokumenti ishte mes 200 letrave, dorëshkrimeve dhe fotografive të Twain shitur nga zyrtari i pasurive të patundshme James S. Copley. Shtëpia e ankandeve Sotheby tha se koleksioni *hedh dritë mbi patosin tragjedinë dhe përvuajtninë e autorit të famshëm të 'Avnturave të Hakelberi Finit', Samuel Langhorne Clemens (emri i vërtetë i shkrimtarit Mark Twain).

Mark Twain vdiq në vitin 1910, në moshën 74 vjeçare.

Universiteti i Kalifornisë në Berkeley do të publikojë tri vëllimet e para të autobiografisë së Mark Twainit sivjet në njëqind vjetorin e vdekjes së tij./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.