VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRINCE KTHEHET NË EVROPË
E Djelë, 06.20.2010, 08:11am (GMT1)

Data e parë është ajo e 4 korrikut në Roskilde Festival, në Danimarkë

Voal-online -Tri vjet të shkuara kishte luajtur një muaj të tërë në O2 Arena të Londrës. His Purple Majesty ose Prince, rrallë shfaqet në Evropë. Por gjeniu i vogël i Minneapolis ka vendosur të luaj live këtë verë në Kontinentin e Vjetër. Nuk do të jetë një tur i mirëfilltë, por fansat tashmë janë përfshirë nga ethetdhe në internet shkëmbejnë informacione mbi etapat dhe biletat e tij, duke e ditur mirë se Prince shpesh i ndërron programet në minutën e fundit.

Në moment, data e parë e caktuar është 4 korriku në Roskilde, në Danimarkë, të cilën do ta pasojë një koncert më 5 korrik në Waldbuhne, në Berlin, dhe më 9 korrik në Arras, në Francë. Më 10 do të jetë në Belgjikë, në Festival Park të Werther. Por në uebsajte qarkullon me insistim lajmi sipas të cilit artisti izar dhe i talentuar amerikan do të luajë edhe në Hyde Park të Londrës më 7 korrik.

Duken ndërkaq të sigurta datat 12 korrik në Gjenevë (Stade de Genéve) dhe më 13 korrik në Linz të Austrisë, përveç 18 korrikut në Lisbonë të Portugalisë (Gare Maritima de Alcântara).

Albumi i tij i fundit LotusFlow3r, publikuar para një viti e ca dhe reklamuar jo aq shumë është ende në klasifikimin R&B/HipHop Album të Billboard.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.