VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
E Mërkurë, 06.23.2010, 10:27am (GMT1)

Edith Shain ka vdekur të dielën e shkuar në moshë 91 vjeçare në shtëpinë e saj në Los Anxhelos

Voal-online -Një marinar dhe një infemriere, bashkuar në një puthje pasionante në mes të Times Square (Tajms Skuer) të Nju Jorkut: u bë fotoja simbol e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Aq spontane sa e 'menduar", ka qenë një nga shkrepjet më të famshme të fotografit amerikan me origjinë gjermane Alfred Eisenstaedt.

Infermierja në unifroemë të bardhë protagoniste e pamjes quhej Edith Shain dhe ka vdekur të dielën në moshën 91 vjeçare në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, sipas njoftimit të bërë nga familja. E atypëratyshme, shkrepur më 14 gusht 1945, fotografia u publikua nga revista Life dhe u bë menjëherë një nga ikonat e paqes dhe të shpresës për një të ardhme të lirisë.

Vetëm tridhjetë vjet më vonë Shain i shkroi fotografit Eisenstaedt duke ia bërë të ditur se ishte ajo protagonistja e fotografisë. Në kohën e shkrepjes së famshme ajo ishte 26 vjeçe dhe punonte në Doctor's Hospital të Nju Jorkut. Ka mbetur ndërkaq gjithmonë i panjohur emrin i marinarit në uniformë. (http://www.ansa.it)

Alfred Eisenstaedt

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.