E Premte, 03.29.2024, 12:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTAR

Nga Prof. dr. ESHREF YMERI


E Enjte, 06.24.2010, 11:59am (GMT+1)

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".

Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t'i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual. Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

 

Santa Barbara, Kaliforni

19 qershor 2010

http://www.fjalaelire.com/http://www.fjalaelire.com/index.php/http-fjalaelire-com-analiza-php/kritika/6010.html

Prof. dr. Eshref Ymeri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI (06.19.2010)
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI (06.13.2010)
PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE (06.09.2010)
ME HOJE E DYLBINJ SHIKOJ SA MË DO, ZILE SHEGEPoezi nga ENDRI VELA (06.08.2010)
TWILIGHT TRIUMFON NË MTV MOVIE AWARDS (06.07.2010)
SOT NË LOS ANXHELOS MTV MOVIE AWARDS (06.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]