E Shtunë, 04.20.2024, 03:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KALENDARI I KULTURËS GUSHT 2010
E Martë, 08.03.2010, 08:17am (GMT+1)

 

Salcburgu, Vajmari, Venecia, Lokarno janë disa nga skenat e festivaleve të rëndësishme kulturore në Evropë gjatë muajit gusht

Mister: Me "Kushdo" hapet tradicionalisht festivali i Salcburgut

Festivali i Salcburgut thërret! Dhe të gjithë vijnë! Qysh nga viti 1920 organizohet "Festivali Ndërkombëtar i Salcburgut". Për mëse 30 vjet resht festivali u drejtua nga kompozitori Herbert von Karajan, i cili kontribuoi ndjeshëm për prestigjin e këtij festivali. Me rastin e 90 vjetorit drejtori i përgjithshëm Jürgen Flimm ka ftuar dy zonja, yje të skenës së muzikës klasike në Festivalin e Salcburgut: diva e operas Anna Netrebko debuton sivjet me rivënien në skenë të "Romeos dhe Zhuljetës". Aktorja Birgit Minichmayr intepreton në "Kushdo" nga Hugo von Hofmannsthal. Kjo tragjedi që bën fjalë për vdekjen e një burri të pasur hap tradicionalisht festivalin. Në program janë gjithsej 180 shfaqje të ndryshme nga 25 korriku deri më 31 gusht.


Festivali i Muzikës në Shlesvig-Holstajn

Arti i tingullit: Affabre Concinui - The Polish Chamber Singers janë të ftuar në Shlesvig- Holshtajn

 

Në Shlesvig-Holshtajn një ndër festivalet më të mëdha të muzikës klasike kremton jubileun e 25 vjetorit. Gjatë gjithë gushtit anë e mbanë landit aktivitetet organizohen në rezidencat e princërve, nëpër kisha e parqe, por edhe në vende disi të pazakonta si nëpër aeroporte apo në reparte fabrikash. Më 15 gusht ka një delikatesë të veçantë: themeluesi i festivalit Justus Frantz dhe ish-partneri i duo-s së tij Christoph Eschenbach intepretojnë së bashku Moxartin. Sivjet vendi partner i festivalit është Polonia. Përveç klasikes në përshtatje me festivalin siç është opera kombëtare polake "Halka" e kompozuar në shekullin e 19 nga Stanislav Moniuszko, në Shlesvig-Holshtajn për herë të parë në skenë gjermane do të intepretojnë edhe pianistë të nivelit të lartë të muzikës xhaz dhe orkestra dhome nga polonia.


Festivali i Artit në Vajmar

Vezullime: Çdo vit në fund të verës Vajmari fton në Festivalin e Artit

Më 20 gusht fillon Festivali "pelegrinazh" i Artit në Vajmar. Kjo festë quhet pelegrinazh, sepse arti ndodhet gjithmonë në udhëtim drejt së resë. Nike Wagner, një stërmbesë e Richard Wagner-it, e themeloi këtë festival në vitin 2004 me vetëdije të plotë larg qendrave të mëdha. Ndërkohë ky festival në një vend të caktuar thuajse e ka pushtuar pejsazhin e aktiviteteve kulturore në mbyllje të verës. Në programin trijavor - ashtu si edhe në festivalet në Salcburg dhe Lucernë - dominon muzika. Megjithatë ky festival dallon prej konkurrencës duke përfshirë në program një gamë të gjerë artistike. Motoja sivjet është "Vezullime" - bazuar tek një pjesë për piano e Franc Listit, shenjtin e shtëpisë së Festivalit të Vajmarit. Ky festival tërheq edhe me filma dhe letërsi. Përveç kësaj më 28 gusht në Vajmar jepet "Medalja Goethe". Kjo medalje u jepet njerëzve, të cilët angazhohen veçanarisht për gjuhën gjermane dhe marrëdhëniet kulturore ndërkombëtare. Medalja u jepet sivjet filozofes hungareze Ágnes Heller, përkthyesit Fuad Rifka dhe studiuesit amerikan të azilimit John M. Spalek.


Festivali i Filmit në Lokarno

Komedi: "Ninoçka" mund të shihet në Lokarno në kuadër të retrospektivës Lubitsch

Në Lokarno merr hov ndiesia e pushimeve. Festivali zviceran i filmit në Lago Maxhore është një pikëtakimi shumëgjuhësor duke tërhequr kineastët italianë, gjermanë e francezë. Ky festival nuk dallohet aq për shkëlqimin e kohës, por ai tërheq vëmendjen me retrospektivat madhështore të veprave themeltare të kinematografisë. Sivjet gjithçka është përqëndruar tek Ernst Lubitsch. Lubitsch ka qenë një aktor dhe kineast gjermano-amerikan. Ai emigroi në Hollivud në vitet 1920. I njohur Lubitsch u bë me filmin si parodia e nazistëve "Të jesh apo të mos jesh" dhe me filmin muzikor "Vejusha gazmore".


Bienalja e Arkitekturës në Venecia

Mall: Vizualizimi i kabinetit të pasqyrave në pavionin gjerman të Bienales së Venecias

Sivjet Bienalja e Arkitekturës në Venecia zhvillohet nga 29 gushti deri më 21 nëntor dhe në të prezantohen arkitektët dhe urbanistët më të mirë. Një byro arkitekture nga Mynihu ka konceptuar pavionin gjerman të Bienales së 12-të të Arkitekturës. Cordula Rau, Ole w. Fischer dhe Eberhard Tröger nga byroja "walVERWANDTSCHAFTEN" duan të prezantojnë me konceptin e tyre aspektet e "mallit", "emocionales, intimes dhe sensuales" në arkitekturë. Vepra ndërtimi, në të cilat pasqyrohet malli kolektiv. Në ekspozitën e pavionit gjerman prezantohet një portret tridimensional i arkitekturës bashkëkohore gjermane mes formave historike dhe ndërtimeve të kohës. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY POEMA NGA XHEMAIL PECIShoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT (07.30.2010)
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME (07.29.2010)
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)
SHPIRTI SHQIPTAR NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTARNga BAKI YMERI (07.23.2010)
REVISTA 'PENA' DHE MISIONI I Sj (07.22.2010)
AGIM SPAHIU: DITARI QË ZBULON POETIN E DY DRINAVENga HAKI KASUMI (07.20.2010)
MUZEU I SPIUNAZHIT NË UASHINGTON TËRHEQ VIZITORË TË RINJ (07.20.2010)
GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI (07.16.2010)
ME RASTIN E 150 VJETORIT TË KOMPOZITORIT GUSTAV MAHLER (07.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]