E Enjte, 03.28.2024, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
GJERMANIA DESTINACION AKADEMIK
E Shtunë, 08.07.2010, 07:50am (GMT+1)

Një në dhjetë studentë në Gjermani vjen nga vende të tjera.

Gjermania si vend studimesh është në lëvizje. Diplomat e reja "bachelor" dhe "master" ofrojnë një hyrje të shpejtë në jetën profesionale. Në universitetet e elitës mbështetet puna shkencore në nivel të lartë.

Në shkollat e larta të Gjermanisë janë të regjistruar mbi dy milionë studentë. Afërisht një në dhjetë studentë vijnë nga vende të tjera. Për ata që vijnë nga Evropa vitet e fundit të studiuarit në Gjermani është bërë më i thjeshtë. Në vitin 1999 Gjermania ka nënshkruar me 31 vende të tjera evropiane të ashtuquajturën "Marrëveshja e Bolonjës", e cila parashikon një sistem të unifikuar evropian.

Të pajisur në nivel mbarëevropian me Bachelor dhe Master

Qëllimi i madh i përbashkët i ndërkohë 40 vendeve të inkuadruara në procesin e Bolonjës është unifikimi i diplomave të nivelit Bachelor, Master dhe PhD(doktoraturë). Tituj e dëshmive për përfundimin e studimeve të vlefshme deri më sot në Gjermani, diplomë, magjistër dhe provime shteti janë zëvendësuar me tituj të rinj.

Praktika e integruar në programin mësimor lehtëson hyrjen e shpejtë në jetën e punës.

Si rrjedhojë janë hapur shumë degë të reja studimi, të cilat janë me interes edhe për studentët e huaj, ose madje janë të prera për ta, si p.sh. dega më e vjetër master më Universitetin e Dortmundit "SPRING" (Spatial Planning for Regions in Growing Economies), e cila merret me konceptet e planifikimit mbarëbotëror të hapësirës.

Shumëllojshmëria kushton

Peizazhi i shkollave të larta në Gjermani është i shumëanshëm: studentët mund të përzgjedhin nga mbi 400 shkolla të larta. Qysh nga semestri dimëror në vitin 2006/2007 në disa lande për studentët aplikohet tarifa prej 500 eurosh për semestër. Kjo shumë është gjithësesi më pak se sa tarifat p.sh. në SHBA, në Angli apo në Francë. Sidoqoftë kjo tarifë është e diskutueshme në radhët e studentëve dhe të politikanëve.

Krahas univeristeteve me orientim shkencat e natyrës, që ofrojnë degë të shumëllojshme studimi ka edhe shkolla të larta të orientuara nga praktika si dhe akademi me profil profesional. Përveç kësaj peizazhi i shkollave të larta pasurohet edhe nga shkollat e larta të muzikës, akademitë e artit si dhe shkollat e larta për kinematografinë dhe median.

Monumenti i Wilhelm von Humboldt para ndërtesës kryesore të Universitetit HU Berlin.

Tradita dhe modernia

Universiteti më i vjetër është ai Ruprecht-Karls në Hajdelberg, i themeluar në vitin 1386. Me rëndësi historike është edhe Universiteti i Berlinit. Me emrin "Universiteti i Berlinit" puna në të nisi në vitin 1810. Ky univeristet u themelua nga dijetari dhe reformatori i arsimit Wilhelm von Humboldt. Këtu ai për herë të parë realizoi idenë e tij të "njësimit të kërkimit shkencor dhe mësimdhënies". Në këtë universitet profesorët duhej jo vetëm që t' i përçonin më tej dijet e tyre, por edhe të vazhdonin kërkimin shkencor dhe ta mbanin procesin e mësimdhënies në nivelin e kohës. Deri më sot puna në universitete bazohet në studimin e shkencave bazë dhe atyre të aplikuara.

Qëkurse janë aplikuar diplomat Bachelor dhe Master univeristetet kërkojnë gjithashtu edhe lidhjen me praktikën, në mënyrë që studentëve t' u mundësohet sa më mirë fillimi në jetën profesionale.

Elita "made in Germany"

Qëkurse qeveria gjermane në vitet 2005/2006 nisi të ashtuquajturën "inciativa për ekselencën"/ "Exzellenzinitiative", vërehet lëvizje në shkollat e larta gjermane. Kjo nismë nxit konkurrencën e shkollave të larta, për të çuar përpara kërkimin shkencor në nivelet më të larta dhe për të rritur cilësinë e shkollave të larta. Nëntë universitete (TU München, LMU München, RWTH Aachen, FU Berlin si dhe Universitet Konstanz, Heidelberg, Göttingen, Karlsruhe dhe Freiburg) janë vlerësuar si univeristete elitare, sepse ato të bindin me idetë novatore dhe me projektet ndërdispliniore. Këto jo vetëm kanë marrë titullin, por edhe fondet përkatëse për të financuar si kërkimin shkencor ashtu edhe procesin e mësimdhënies në nivelin më të lartë akademik. Në sektorë të veçantë përveç kësaj mbështeten edhe universitete të tjera përmes iniciativës për ekselencën. Pikërisht për studentët e huaj në Gjermani kjo konkurrencë është interesante, sepse gjithnjë e më shumë ofrohen degë studimi në gjuhën angleze.

Shkollat e larta gjermane gjithashtu bashkëpunojnë në shumë disiplina me universitetet partnere në mbarë botën, kësisoj studentët janë të pajisur më së miri për tregun global. Shkencat ekonomike dhe inxhinieria mekanike janë ndër degët më të preferuara nga studentët e huaj në Gjermani.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZIA E VELAJT, HYJNESHA QË SHPËTON NJERËZIMINNga ABDULLAH HOXHA (08.06.2010)
KALENDARI I KULTURËS GUSHT 2010 (08.03.2010)
DY POEMA NGA XHEMAIL PECIShoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT (07.30.2010)
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME (07.29.2010)
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)
SHPIRTI SHQIPTAR NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTARNga BAKI YMERI (07.23.2010)
REVISTA 'PENA' DHE MISIONI I Sj (07.22.2010)
AGIM SPAHIU: DITARI QË ZBULON POETIN E DY DRINAVENga HAKI KASUMI (07.20.2010)
MUZEU I SPIUNAZHIT NË UASHINGTON TËRHEQ VIZITORË TË RINJ (07.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]