VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPËRIA VEND PA NUANCA - FOTOGRAFI TË BËRA NËN VËZHGIMIN E SIGURIMIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SHQIPËRIA VEND PA NUANCA - FOTOGRAFI TË BËRA NËN VËZHGIMIN E SIGURIMIT
E Shtunë, 08.07.2010, 08:02am (GMT+1)

Vështrim nga Durrësi drejt Italisë - Foto e Gerard Seitner, Shqipëri 1990.

Gerard Seitner ka studiuar fotografi dhe ka mbrojtur diplomën me fotografi të bëra në vitin 1990 në Shqipëri. Me këto fotografi ka marrë edhe titullin Otto Steiner, një titull i rëndësishëm në fushën e fotografisë.

Deutsche Welle: Pse shkon një i ri gjerman në Shqipërinë e vitit 1990, një vend komunist?

Fotografi gjerman Gerard Seitner .

Gerard Seitner: Rënia e murit, që kishte ndodhur një vit më parë në Gjermani, nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri, kur dikush më këshilloi që të shkoja Shqipëri. Të them të drejtën nuk kisha asnjë ide çfarë më priste. Kërkova të mësoja me shumë për Shqipërinë dhe mësova për DAFG (Shoqatën e miqësisë Shqipëri Gjermani). Në atë kohë në Shqipëri mund të shkohej vetëm me udhëtim në grup nëpërmjet DAFG, gjë të cilën bëra dhe unë. Unë bëra dy udhëtime në shtator 11 ditë dhe në tetor 13 ditë. Kur mbërrita për herë të parë në Tiranë, fotografia ime e parë ishte në duty free shop. Një fotografi shumë e bukur, ku unë kuptova se "atje prezantohen shumë gjëra, që në fakt nuk janë të pranishme". Kjo ishte përshtypja ime e parë, në princip.

Deutsche Welle: Ç'përshtypje ju bëri ky vend?

Gerard Seitner: Në Tiranë pashë që nuk kishte makina, njerëzit tërhiqnin biçikletat. Ne shkuam në një zyrë udhëtimesh në hotel Tirana, dhe bëmë një udhëtim në jug të Shqipërisë, në Elbasan, Gjirokastër, Butrint, Korçë, Vlorë dhe shumë shpejt m'u krijua përshtypja se shumica e njerëzve ishin komunistë të vjetër, 22 vetë. Mua m'u desh të ndahesha nga grupi, për të bërë fotografitë e mia, kur njerëzit e grupit shkonin për vizitë në një muzeum, ose në Kombinatin e Elbasanit, atëherë unë dola në rrugë dhe me një kamera me format të mesëm bëja fotogafitë e mia. Ajo që vija re ishte se isha nën vëzhgim, dhe ndiqesha. Më vonë vura re se drejtuesit e grupit ishin njerëz të sigurimit.

Ushtar në një kafene në Gjirokastër - Nga albumi "Shqipëria, 1990", i fotografit Gerard Seitner.

Deutsche Welle: Keni qenë herë tjetër në Shqipëri?

Gerard Seitner: Në udhëtimin e dytë munda të njihem me fotografin Piro Naçe, dhe me gazetarin Fatos Maliqi, të cilët më kanë ndihmuar më 1991 dhe 1992. Rrugëtimi i tretë dhe i katërt u bë pasi mora çmimin "Otto Steiner", mora një bursë dhe kur shkova dhe atje kishte ndryshuar çdo gjë. Tani mbas 18 vjetësh shkoj sërish në Shqipëri.

Deutsche Welle: Çfarë ju ka mbetur nga Shqipëria në mendje?

Gerard Seitner: Ajo që dua të them është se nuk i kam njohur njerëzit e aparatit shtetëror, por kam njohur njerëzit e thjeshtë. Unë nuk kam fotografuar në Shqipëri për të treguar sa e varfër është Shqipëria, por doja të bëja punime dokumentareske artistike, ndaj përdora formatin 6x7. Kam shkuar sërish për t'i bërë fotografitë me ngjyra, ngjyrat në një vend mesdhetar janë të pranishme dhe fotografitë funksionuan edhe me ngjyra, me përjashtim të disa prej tyre. Vendosa megjithatë që fotografitë e zmadhura t'i bëja bardhë e zi dhe titulli i punës u quajt "Shqipëria vend pa nuanca". Deri më sot e shumë pak vetë e dinë dhe nuk e kanë kuptuar. Fotografitë janë të tilla që mezi shiten.

Shqipëria është një vend që më ka pëlqyer shumë. Ajo që më ka interesuar është "hapësira dhe hapësira në kohë". Më ka interesuar ajo çka është në moment prezente, që dikur zhduket, nuk ekziston më. Pas Shqipërisë kam fotografuar në Kinë, Laos, Burma, Vietnam ku kam fotografuar të njëjtat gjëra, komunizmin.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA DESTINACION AKADEMIK (08.07.2010)
POEZIA E VELAJT, HYJNESHA QË SHPËTON NJERËZIMINNga ABDULLAH HOXHA (08.06.2010)
KALENDARI I KULTURËS GUSHT 2010 (08.03.2010)
DY POEMA NGA XHEMAIL PECIShoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT (07.30.2010)
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME (07.29.2010)
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)
SHPIRTI SHQIPTAR NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTARNga BAKI YMERI (07.23.2010)
REVISTA 'PENA' DHE MISIONI I Sj (07.22.2010)
AGIM SPAHIU: DITARI QË ZBULON POETIN E DY DRINAVENga HAKI KASUMI (07.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]