VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FESTIVALI I FILMIT NË LOKARNO
E Martë, 08.10.2010, 08:19pm (GMT1)

Festivali i filmit në Lokarno është përqëndruar sivjet tek Ernst Lubitsch.

Në Lokarno merr hov ndjesia e pushimeve. Festivali zviceran i filmit në Lago Maxhore është një pikëtakimi shumëgjuhësor duke tërhequr kineastët italianë, gjermanë e francezë.

Ky festival nuk dallohet aq për shkëlqimin e kohës, por ai tërheq vëmendjen me retrospektivat madhështore të veprave themeltare të kinematografisë. Sivjet gjithçka është përqëndruar tek Ernst Lubitsch. Lubitsch ka qenë një aktor dhe kineast gjermano-amerikan. Ai emigroi në Hollivud në vitet 1920. I njohur Lubitsch u bë me filmin si parodia e nazistëve "Të jesh apo të mos jesh" dhe me filmin muzikor "Vejusha gazmore".

18 filma konkurojnë për leopardin e argjendtë dhe të artë.

Festivali i filmit në Lokarno tërheq publikun edhe me yjet e Hollivudit si John C. Reilly, i cili u entuziazmua aq shumë sivjet sa krejt spontanisht e zgjati qëndrimin e tij.

Suksesin e Festivalit të 63-të të Filmit në Lokarno John C. Reilly e përkufizoi përmbledhtas: "Këtu rrezaton vërtetë magjia e kinemasë." Aktori prezantoi përpara gati 9000 spektatorëve filmin e tij të ri «Cyrus». Filmi i Relly u prit me entuziazëm nga publiku. Ai luan rolin e John një burrë në fund të dyzetave, i cili vuan prej vetmisë. Një dashuri e papritur i jep atij forca të reja. Por i biri i rritur reagon me xhelozi ndaj babait të dashuruar. Situata bëhet dramatike: por humori dhe ndjenja i japin rrjedhës së ngjarjeve nota të këndshme lehtësimi.

 Festivali i Filmit në Lokarno

Jashtë konkurrencës në Lokarno shfaqet edhe komedia e vëllezërve Mark dhe Jay Duplass, e cila në vjeshtë do të shfaqet në kinematë gjermane.

Në garën ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Lokarno deri më 14 gusht konkurojnë 18 filma për leopardin e argjendtë dhe të artë. Festivali sivjet karakterizohet nga filma plot dhunë dhe seks. Deri tani publiku ka shprehur veçanërisht entuziazëm për filmin «La petite chambre», një koproduksion zvicernao-luksemburgas i regjisoreve Stéphanie Chuat dhe Véronique Reymond. Filmi bën fjalë për takimin e një burri të moshuar dhe një gruaje të re, e cila pas linde së një foshnjeje të vdekur ka humbur ekuilibrin. Inskenimi përfshin të gjitha klishetë, por entuziazmon veçanërisht me aktorët, prej të cilëve kryeson francezja e njohur Michel Bouquet.

Festivali i filmit në Lokarno është përqëndruar sivjet tek Ernst Lubitsch.

Bilanci i pjesës së parë të Festivalit të 63-të Lokarnos është mjaft pozitiv. Drejtori i ri artistik Olivier Père ka përgatitur një program interesant dhe me mjaft pretendim.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.