VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur E Shtunë, 03.21.2009, 02:37pm (GMT1) Më 5 prill Roberto Benigni zbarkon në Londër me shfaqjen e tij Tutto Dante, përpara se të hidhet në Amerikë. Turi botëror është shpalosur si një sukses botëror pa shoq, që ka tejkaluar çdo pritshmëri për një show poezie (Kënga V nga Ferri) bashkuar me satirën. Skena do të jetë Royal Drury Lane, teatri më antik i Londrës, pronë e kompozitorit Andrew Lloyd Webber, në zemër të West End. PYETJE: Shfaqja juaj, pra, nuk është një interpretim popullor i letërsisë? ROBERTO BENIGNI: "Jo, absolutisht. Studentët kanë profesorët e vet. Tutto Dante është mirëfilli një show, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ngaqë Dante është spektakolar dhe ngaqë shpresoj të bëj spektakël unë. Nuk është as një veprim politik. Mesazhi është ngushtuar thjesht në komunikimin me italianët që jetojnë jashtë vendit." PYETJE: Kur të flasësh për aktualitetin, ku do të përqëndrohesh? ROBERTO BENIGNI: "Epo, unë vij në Angli...duhet të flasim pak për ato që ndodhin këtu, duke filluar nga Gordon Brown. Pastaj Obama e... Berlusconi. Sepse spektakli është si Dante e Komedia Hyjnore: ka Ferrin dhe Parajsën. Një anë zbavitëse dhe një anë mallëngjyese. Po të mos zbavitesh, nuk emocionohesh. Njerëzit në radhët e publikut, në fund të fundit, emocionohen. Jo pse i emocionon Dante, por pse ai prek brenda nesh atë pjesë për të cilën askush nuk shqetësohet ndonjëherë, ku çdo hap trondit. Shpirti ka nevojë të ushqehet si trupi. Kur ha, i zejdh gjërat më të mira, apo jo? Ndërsa shpirti ynë dërmohet papushim."
PYETJE: Pra, Komedia Hyjnore mbetet aktuale edhe sot në një metropol si Londra. (Pastaj diskutimi humb tonet alegorike dhe bëhet konkret. "Kjo me të cilën përballemi ne sot është një krizë e tmerrëshme, lindur nga e keqja dhe nga marrëzia. Shpresojmë se ky Ferr të jetë nën kontroll." Benigni përmend vargun danteskt "che io perdei la speranza dell'altezza" (që unë do të humbja shpresën e lartësisë) kur flet për pasojat ekonomike e morale të sjelljeve tona të sotme. Komiku toskan bën Danten të rijetojë në kohët e kreditit crunch, ndërsa fton "të rizbulojmë atë që është hyjnore brenda secilit prej nesh. Për të mos u katandisur, në fund, bash sikur të mos kishim jetuar.") PYETJE: Si e shikoni situatën e tanishme italiane, sidomos duke menduar për breznitë e reja që po ikin nga vendi i tyre? ROBERTO BENIGNI: "E njoh shumë mirë situatën e të rinjve në Itali, sepse unë vij prej atje. Por unë nuk ik, sepse nuk jam një tru, çka nuk më takon... Mendojeni sikur të kishte qenë kjo ikje e trurit në Rilindje dhe nëse e kishin braktisur vendin Michelangelo, Leonardo, Galileo, Dante. Vetëm ta mendosh është tmerr. Të gjitha artet e të gjitha pushtetet moderbe janë imitime të arteve dhe të pushtetve italiane, janë imitime të Rilindjes sonë. Çdo perandori është imitim i perandorisë sonë, së paku në Perëndim. Kjo është pak a shumë çfarë dua të them këtu. Jo për të qenë nacionalist e dua shumë Italinë për të qenë i tillë por për atë dëshirë, atë vullnet ...të thuash, epo jam i lumtur që kam lindur atje dhe jam i fortë, tejet, tejet i fortë." PYETJE: Pse po e çon Danten tënd edhe jashtë Italisë? ROBERTO BENIGNI: "Turi ka lindur për t'i dërguar spektaklet tek italianët jashtë vendit. Ka harè në thellësi të syve të tyre. Një dëshirë e etur, e lëngshme, që sikur thotë: Unë do të kthehem, bash si në këngët italiane." PYETJE: Por, siç ka ndodhur tashmë në Paris, Bruksel, Greqi, Zvicër, përqafimi yt nuk është vetëm për bashkëkombësit. ROBERTO BENIGNI: "Spektakli pastaj zgjerohet, sepse ajo që thotë Dante është kaq universale saqë në mendjen e secilit tingëllon si diçka tejet e thellë. E sidomos madhështia e vendit tonë." PYETJE: Po çfarë mendon për Italinë e sotme? ROBERTO BENIGNI: "Tani është krejt e mbuluar, por ky hi fsheh një zjarr të fuqishëm." PYETJE: Çfarë ke ndërmend të thuash? Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |