VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VITET E FUNDIT GAUGUIN NË TATE MODERN E Hënë, 10.11.2010, 05:49pm (GMT1) Pasi la karrierën në bursë Pau Gaugin u vendos në Bretanjë Paul Gauguin është një prej piktorëve francezë më të njohur të shekullit të 19-të. Ai njihet në masë të madhe nga veprat e realizuara në Tahiti dhe Polonezinë franceze në fund të jetës së tij. Por janë pikërisht këto vepra që e kanë bërë atë edhe një figurë shumë të debatueshme. Kritikët e tij më të ashpër thonë se Gauguin i ka shfrytëzuar njerëzit atje, sidmos gratë, sikur çdo patron kolonial.
Piktori tjetër
Ka kaluar më shumë se gjysëm shekullli kur u shfaq në ekrani filmi 'Etja për jetën" një ekranizim i biografisë së piktorit holandez, Vincent van Gogh. Ky film gjithashtu çimentoi edhe imazhin popullor të një tjetër piktori, që disa dashamirës së artit e kanë të vështirë për ta adminiruar si njeri pavarësisht nga talenti. Paul Gauguin miku i piktorit van Gogh, lindi në Paris më 1848. Në të tridhjetat ai hoqi dorë nga karriera në bursë për të pikturuar. Ekspozita e punëve të tij në Galerinë e artit modern në Londër, pasqyron edhe këtë përpjekje të piktorit për të lënë prapa jetën borgjeze, e për t'u vendosur në Bretanjë, një rajon asokohe pak zhvilluar në Francë. Pas kësaj ai u zhvendos edhe më larg jetës së sofistikuar moderne. Shkoi në Tahiti dhe në ishujt Markezë në Paqësorin jugor që ishte pjesë e Polonezisë franceze. Për shumë adhurues të artit ishin vitet e fundit të karierës së tij të kaluara në këto vende, që përcaktuan talentin e piktorit.
Gauguin dhe ishullarët
Disa kritikë mendojnë se sjellja e piktorit ndaj ishullarëve, veçanërisht grave, ka qënë shfryrëzim. Por është në fakt një kritikë që qëndron, apo është thjesht një mit? Akademika Caroline Boyle-Turner e ka studiuar artin Paul Gauguin për 25 vjet.
Veprat më të famshme të piktorit janë ato në Tahiti dhe Polonezi
"Gauguin ishte shumë njeri i kohës. Polonezia u bë koloni franceze në 1850, 1860 kështu që atje kishte një farë superioriteti kolonial dhe vërtetë që Gauguin e ka shfaqur." "Kjo është një prej arsyeve përse Gauguin është bërë interesant, sepse sot ka një tendencë për të rivizituar të gjithë konceptin e kolonializmit", thotë Boyle-Turner. Sipas studiueses Gauguin ishte duke kërkuar një lloj parajse ideale, që natyrisht nuk mund ta gjesh. "Kjo është aryeja, përse ai u largua nga Bretanja për të shkuar në Tahiti, por ky vend nuk rezultoi parajsë, Kopshti i Edenit siç e mendonte ai." "Ai u kthye në Bretanjë e pastaj shkoi përsëri në Tahiti dhe në fund përfundoi në ishujt Markezë ku mendoi se mund ta gjente parajsën". Studiuesja thotë se Gauguin ishte vazhdimisht në kërkim, nuk ishte kurrë i kënaqur me atë që bënte. Ai ishte kritiku më i ashpër i veprave të veta dhe thoshte se ishte një hap pranë arritjes së qëllimit, pra të kuptimit të vërtetë të karakterit të vendeve ekzotike. Ekspozita në Tate Modern quhet Gauguin krijuesi i miteve. Akademika Caroline Boyle-Turner thotë se Gauguin krijoi një mit prej vetes, mitin e të egrit, e artistit që shkoi për të gjetur parajsën. Ai krijoi edhe mitin e humbjes se ekzotikes, Polonezia idilike ishte shkatërruar nga kolonialistët francezë dhe kisha katolike. Ai dëshironte të rikrijonte ekzotiken thotë studiuesja që e pranon se duke gjykuar punët e piktorit, Paul Gauguin deri në fund të jetës së tij ka qënë në kërkim të parajsës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |