E Premte, 04.19.2024, 04:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Saramago polemizon me Kishën
E Enjte, 10.22.2009, 09:13am

Shkrimtari Nobel sulmon Biblën duke paraqitur “Kainin” e tij

Voal-online -Ka ngjallur polemika në Portugali libri i fundit i José Saramago (Hozé Saramago), „Kaini“, paraqitur këtë jvaë nga shkrimtari fitues i Çmimit Nobel, tani 86 vjeçar.

 

Të dielën shkrimtari e kishte përkufizuar Biblën “një doracak për sjellje të liga, një katalog të mizorisë dhe të së keqes së natyrës njerëzore”.

 

Autori ia ka kushtuar librin djalit të madh të Adamit dhe të Evës, vrasësit të vëllait të tij Abel.

 

Konferenca ipeshkvnore luzitane e ka akuzuar shkrimtarin José Saramago se “ka fyer miliona katolike” për “një operacion publicitar”.

DITA E VRASJES SË AZEMIT

ROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa I)


E Hënë, 10.19.2009, 04:02pm
 Ilir Ukidi u ngrit nga shtrati pak minuta para orës shtatë. Mori orën, që ishte vendosur mbi komodinën ngjitur me krevatin, çaktivizoi alarmin dhe e la përsëri në vend. Ky rit përsëritej pothuajse çdo ditë. Në mëngjes zgjohej gjithmonë para orës shtatë dhe çohej nga shtrojet më parë se të dëgjonte tringun përsëritës të ziles së orës. Ndonjëherë, me vetëdashje, e linte alarmin të aktivizuar disa sekonda, për të kontrolluar saktësinë e tij me kohën.Veshi pizhamat dhe me disa lëvizje të plogëta, shpihu duar e këmbë,qafën dhe bustin. Iu afrua dritares dhe ngriti grilën lart, siç bënte çdo mëngjes, për të vëzhguar motin. Qielli ishte gri. Retë ishin tepër lart dhe gjasat për shi ishin të pakta. Ndaj vendosi, që kur të dilte nga shtëpia, ombrellën të mos e merrte me vete.  I hodhi një sy kalendarit, që mbante mbi tavolinë. Kalendari ishte me fletë ditore, i vijëzuar për çdo orë të ditës. Ai i shërbente si bllok shënimesh e ditar. Me stilolaps bojëkuq, Iliri shkruante punët apo takimet e planifikuara ditë më parë. Në mbrëmje, kur kthehej në shtëpi, merrte stilolapsin bojëblu dhe bënte shënime për çdo orë të ditës. 

     Ishte mëngjesi i 12 Shtatorit 1998. E shtunë

DITA E VRASJES SË AZEMIT

ROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa II)


E Hënë, 10.19.2009, 03:45pm
Iliri u zgjua pak minuta para orës shtatë. Sytë iu lbyrën nga   drita e mëngjesit.

Kishte harruar pa ulur grilën e dritares, natën e kaluar. Përpëliti qepallat disa herë. Më në fund sytë iu hapën. Ndiente një dhembje prapa kokës. Edhe trupin e kishte të dërrmuar. Ijet i dhimbnin. Kishte kaluar një natë sfilitëse. Ajo përpëlitje në shtrat, që mund të quhej gjumë, e kishte lodhur më shumë se një rendje e gjatë. Mori frymë thellë për të rregulluar ritmin e qetësisë, që i mungonte qysh nga nata e djeshme.

    Vrasja e Azemit e kishte tronditur tej mase. Kush? Përse? Parandjenja e keqe e Flamurit, qysh në krye të ditës së djeshme, kishte përfunduar me një mort në pragun e natës.

    Përfytyroi Flamurin me sytë e lagur nga lotët që do t’i thoshte. Shenjat ishin të dukshme, por ne nuk i vlerësuam. Do të niste pastaj të përmendte shtyrjen e orarit të mitingut, mjegullën e papritur të mbasdites vonë, aureolën si të ëngjëjve, që rrethonte figurën e Azemit dhe vetëtimat ngjyrë blu.

DITA E VRAJSES SË AZEMIT

ROMAN nga ILIRJAN SADIKAJ (Pjesa III)


E Hënë, 10.19.2009, 03:35pm
Iliri u vonua me kast, në takimin me Kristanin. Nuk donte të tregonte nga e para si po e rijetonte këtë ditë. Le ta bënte Agimi rolin e ndërmjetësit kohor. Profesori do të kërkonte më pas vetëm ndonjë hollësi.

    Në orën njëmbëdhjetë e njëzetë shkoi në hotel Lux. Kristani po e priste i vetëm, në ambientin e jashtëm të barit. Ishte ulur nën çadrën verdhë e blu, me fytyrën nga rruga. Sa pa Ilirin, ia bëri me dorë. Gjysmë minute më vonë, Iliri ishte në krahët e tij.

    - Ka një javë që s’të kam parë, - i tha Kristani. - Më mori malli, ndaj e porosita Agimin të takoheshim këtu.

    - Unë jam i përditshëm tek Luksi, - ia ktheu Iliri. - Ju keni munguar profesor.

    - Unë në shkollë, paradite dhe mbasdite. Po vë pak rregull në laborator. Po e modifikoj në laborator mësimor.

    Kristani fliste shpenguar, aq sa Iliri nuk arriti të kuptonte, në kishte biseduar me Agimin më parë.

    Sajmiri u afrua pranë tyre.

    - Mirëdita, - tha dhe mori qëndrimin drejt, me duar të ulura.

SHBA: Revista "People" mbush 35 vite në treg
E Hënë, 10.19.2009, 06:41am

Që nga publikimi i numrit të parë të revistës ‘People’, ky organ është bërë pjesë e skenës kulturore amerikane. Çdo javë revista boton dhjetëra artikuj dhe fotografi si të njerëzve të njohur, ashtu edhe të amerikanëve të thjeshtë. Këtë muaj gazeta po shënon 35-vjetorin e saj.

Numri i revistës ‘People’ kushtuar 35-vjetorit të të përjavshmes doli këtë muaj në treg.

Kryeredaktorja Galina Espinoza thotë se numri që hodhi në treg revista mbi përvjetorin ofron momente të historisë së Amerikës gjatë 3 dekadave të fundit. 

“Çdo gjë, që nga rënia e Murit të Bernilit, gjyqi kundër O. J. Simposon, sulmet e 11 shtatorit e deri tek presidenti i parë afrikano-amerikan. Kemi mbuluar edhe lidhje dashurie si ajo mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Farah Fawcett dhe Ryan O’Neal, dhe muzikantë të suksesshëm gjatë këtyre 3 dekadave. Pra një zgjedhje shumë eklektike në këtë numër.”

Kjo përzgjedhje, thotë ajo, pasqyron esencën e kësaj reviste:

“Kemi një përzierje të njeriut të zakonshëm me atë të famshëm, të gjithë njerëz që ofrojnë histori të mrekullueshme jete. Na pëlqen të kemi zhvillime dramatike me shumë emocion. Po ashtu duam njerëz të pëlqyeshëm, tek të cilët lexuesi mund të gjejë pika të  përbashkëta. Çdo javë i theksojmë vetes misionin tonë: të tregojmë histori të individëve të thjeshtë që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme.” - thotë zonja Espinoza

 Në kopertinën e çdo numri, thotë ajo, është fotografia e dikujt për të cilin lexuesit duan të dinë më shumë. Pikërisht për këtë arsye Princesha Diana ishte në kopertinën e revistës mbi 50 herë. Julia Roberts, Brad Pitt dhe Michael Jackson ishin në kopertinën e disa prej numrave më të sukseshëm. Por në kopertinë ka disa herë edhe fotografi amerikanësh të thjeshtë. 

Kathrin Schimdt fitoi çmimin gjerman për librin 2009
E Djelë, 10.18.2009, 07:22am

Kathrin Schmidt në Frankfurt

51- vjeçarja Katrin Shmidt u nderua për librin e saj me elemente autobiografike "Du stirbst nicht" ( "Ti nuk vdes"), te hënën në Frankfurt. Në këtë libër bëhet fjalë për një grua e cila zgjohet nga koma pas një hemoralgjie cerebrale dhe gjen rrugën për t'u rikthyer në jetën normale. Çmimi u shoqërua me 25.000 Euro.

 

"U gëzova shumë për nominimin. Nominimi ishte për mua gjithçka. Pyetje: po për çmimin a jeni e lumtur? - Po shumë! Mbi të gjitha sepse mua ky çmim me krijon mundësinë të mos e vras mendjen për gjendjen financiare, gjë që deri tani ishte e panjohur për mua", përgjigjet Katrin Shmidt.

Në librin e saj kryesisht me elemente autobiografike, Kathrin Shmidt rrëfen për një grua e cila zgjohet nga koma pas një hemoragjie cerebrale. Gottfried Honnefelder nga kryesia e shoqatës së librarëve gjermanë thotë se romani i Kathrin Schmidt 'Ti nuk vdes' tregon një histori e rifitimit të botës. Personazhja kërkon gjuhën dhe kujtesën e saj të humbur dhe kjo ndihet në çdo rrokje e në çdo fjalë. Romani pasqyron jetën e brendshme të një të sëmuri dhe këtë e bën një herë në mënyrë lakonike, njëherë në mënyrë qesëndisëse, pastaj të frikshme.

Iris Radish, një nga anëtarët e jurisë e përcakton kështu temën e këtij libri: në fakt në këtë libër jemi dëshmitarë të lindjes së një foshnje. Në këtë libër lexojmë se si është kur krijohet një njeri, kur krijohet identiteti i tij.

Gjiganti Niçe, filozofi që i sundoi dy shekuj
E Enjte, 10.15.2009, 01:57pm

Figura gjiganteske e mendimtarit që e ka kushtëzuar rrjedhën e pjesës më të madhe të Shekullit të Nëntëmbëdhjet dhe, sigurisht, pjesës më të madhe të të gjithë Shekullit të Njëzetë, Friedrich Wilhelm Nietzsche, lindi më 15 tetor 1844 në Röcken, një fshat të vogël të Saksonisë prusiane. Bir i një prifti protestant, Karl Ludwig, dhe i Franciska Oehler, edhe ajo bijë prifti protestant, Friedrich-u i vogël do të rritej në një atmosferë të ngarkuar me ndjenja religjioze, ndonëse e prekur aty këtu nga butësia tipike e sjelljes së reformuar.

Me vdekjen e babait më 1848, nëna detyrohet të zhvendoset në Naumburg, qytezë ku mund të gjente ndihmën e të afërmve të shumtë. Më 1851 Friedrich hyn në shkollën private në Pforta ku mëson lëndët e para të religjionit, latinishten dhe greqishten e vjetër, përveç muzikës, e cila do të jetë pasioni tjetër i madh i jetës së tij (aq sa nuk është i vendosur që t’i kushtohet letërsisë dhe filozofisë apo shtatë notave).

 

 

Pit Doherti ka vështirësi në rrugët e frymëmarrjes
E Mërkurë, 10.14.2009, 09:13am

E shtyn për më vonë turin e paralajmëruar në Irlandë

Voal-online –Pete Doherty, lider i Babyshambles, është shtruar në spitalin Mandela Hall të Belfastit, (Irlanda e Veriut) për vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe mbetet nën mbikqyrjen e rreptë të mjekëve.

 

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij artistik, i cili ka bërë të ditur gjithashtu se këngëtari e ka shtyrë për më vonë turin e koncerteve që kishte paralajmëruar në Irlandë.

 

Më 10 dhjetor, nëse gjendja shëndetësore do ta lajojë, Doherty do të fillojë turin britanik të koncerteve

"Princesha e Bukur" është e Leonardos, mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro
E Martë, 10.13.2009, 02:39pm

Mendohej se i përkiste shkollës gjermane të Shekullit XIX. Qe blerë në ankand për 19 mijë dollarë

Voal-online –Mendohej se i përkiste shkollës gjermane të Shekullit XIX, por një gjurmë gishtash, zbuluar në pjesën e sipërme të telajos, ka shpalosur një befasi të pabesueshme: portreti me titull “Princesha e Bukur” është pikturuar jo nga kush tjetër veçse Leonardo Da Vinci.

 

Piktura (33cm x 23cm) u ble në ankand të Christie’s për 19 000 dollarë më 1998. Para dy vjetësh u ble nga kanadezi Peter Silverman, i cili ka dashur të dijë më shumë dhe e ka nënshtruar pikturën ndaj teknikave më moderne të ekspertizës.

"This is it", kënga e panjohur e Majkëll Xheksonit, e cila ngjall shumë dyshime
E Martë, 10.13.2009, 09:23am

Është kënga që ua jepte titullin 50 show të parashikuara në Londër, por është shndërruar një një operacion fort të errët të avokatëve dhe familjarëve

Voal-online –Kënga fillon me një fjali që tingëllon tejet të çuditëshme: "This is it, here I stand, I'm the light of the world, I feel grand", i plogët, romantik dhe ëmbëlsisht i prirur drejt virtuteve kozmike e shpëtimdhënëse.

  » Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në FiladelfiaNga Mal Berisha
  » Vietnami arreston shkrimtaren
  » Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsen van Gog
  » Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës
  » Asteriksi mbush 50 vjet
  » Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm
  » Ka vdekur Irving Penn, gjeniu i fotografisë
  » Karla Bruni me uebsajt të ri
  » Maqedonasit përvetësojnë kinematografët Vëllezërit Manaki
  » Guen Stefani, Madona e re ose gruaja që i çmend burrat e të gjitha moshave



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]