E Mërkurë, 04.24.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Hap siparin Festivali i 34-t i filmit ndërkombëtar në Toronto
E Premte, 09.11.2009, 04:13pm

Festivali i 34-të i filmit në Toronto sot shënon ditën e tij të dytë, pas hapjes së siparit të tij ditën e djeshme me premierën botërore të filmit biografik për Carls Darvinin "Krijimi", të Xhon Ejmil.

Sipas të dhënave të programacionit të këtij evenimenti të kinematografisë botërore, në programin e tij është parashikuar edhe shfaqja e filmit "Get Lou", ku aktron edhe aktori shqiptar Blerim Destani.

Regjisor i këtij film është Aaron Schneider (fitues i çmimit Oscar për filmin e shkurtër “Tuo Soldiers" në vitin 2004).

Projekti “Get Lou”, është një ndër filmat i cili pritet të fitojë vlerësime dhe çmime të rëndësishme gjatë këtij evenimenti të kinematografisë.
Mikele Palçido: Filmi im në Venecia një autobiografi personale e vitit 1968
E Enjte, 09.10.2009, 02:17pm

Filmi i paraqitur nga Mikele Plaçido në Festivalin e Venecias nuk ka asgjë ideologjike, por është veçse historia e tij personale e viteve 60-70, gati një ditar privat i tij.

Një fakt të tillë, e ka pohuar vetë aktori i njohur i cili po përballet me një konkurrencë mjaft të madhe në festivalin e Venecias këto ditë, mes një mori filmash të tjerë.

Ai shton se në film ka bërë përmbledhjen e vitit ’68 të jetës së tij.

"Në qoftë se sot jam ky që ja, ia dedikoj vitit '68. Unë isha në mesin e atyre që goditeshin me shkop dhe në fund të vitit '68, isha po unë në anën tjetër duke filluar një udhëtim artistik që më bëri aktor”, tregon ai

Ngjitja e parezistueshme e Karla Brunit
E Mërkurë, 09.09.2009, 03:31pm
Emërimi i fundit në qeverinë franceze kaloi thuajse pa rënë në sy, fshehur mes radhëve të komunikatave zyrtare. “Patrik Zelnik është ngarkuar për të studiuar format e reja të pagesës së evenimenteve kulturore në internet”. Emri i tij nuk thotë asgjë, përveç faktit që Zelnik ka qenë producent i Karla Brunit, bashkëshortes së presidentit të Francës. Shtëpia e tij diskografike, në fakt e ka paraqitur Karlën si një këngëtare dhe ka shpërndarë disqet e saj. “Zgjedhja është bërë nga ministri i ri, Frederic Mitterrand, i zgjedhur nga bashkëshortja e Nikolas Sarkozisë”, - shkruante dje “Nouvel Observateur”, duke e gozhduar me keqdashje: “Sa i pavarur do të jetë mendimi i Zelnik”? Dhe, pyetja është retorike. Tashmë është e qartë se Karla Bruni nuk është një damë që thjesht organizon festat në kopsht dhe merr korrespondencën e Zonjës së Parë.
Arkitektura islame e mesjetës përdorte formula matematike të Shekullit XX
E Mërkurë, 09.09.2009, 12:07pm
Çfarë kanë të përbashkët medresetë e Uzbekistanit dhe të Bagdadit, xhamia e Isfahanit në Iran e pallatet e shenjta të Agras në Indi apo Heratit në Afganistan? Mjeshtërinë e pakrahasueshme të dekoracioneve, një sistem kompleks i qeramikave ornamentale të zonjat për të krijuar forma magjepsëse të hieroglifeve, të cilat realizojnë simetri të hatashme. Njëfarë marke e fabrikës së arkitekturës islame, e cila gjendet në mënyrë konstante në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme që nga Mesjeta. Por ajo që dukej deri sot një përkryerje e një shkolle zanatçinjsh fsheh formula të sofistikuara matematike të cilat Perëndimi do t’i arrinte vetëm 500 vjet më vonë, duke filluar nga vitet 1970. Në këtë përfundim ka dalë studimi amerikan i publikuar në revistën Science.
Është unanime dhimbja e botës së televizionit
E Mërkurë, 09.09.2009, 09:00am

 "Mike ishte esenca e televizionit italian" thotë Maurizio Costanzo

Milano - Televizioni italian humb një nga baballarët e tij më të njohur dhe të famshëm: Mike Bongiorno. Prezantuesi popullor ka ndërruar jetë gjatë pushimeve të shkurtra në Montecarlo. Lajmi është dhënë nga televizioni 'Sky', për të cilin Mike duhej të kishte prezantuar një telekuic të ri, pasi kishte braktizur prej pak kohësh grupin Mediaset, për të cilin ka qenë prej shumë kohësh fytyra më e rëndësishme.

Inva Mula do të hapë stinorin e Operës së Parisit
E Premte, 09.04.2009, 02:57pm
''Music'', revista e njohur muzikore e BBC-së, në shkrimin me titull ''Një artiste e vërtetë'' tërheq vëmendjen për sopranon e njohur shqiptare, Inva Mula. Më poshtë vijon artikulli i revistës ''Music'': Sopranoja e lindur në Shqipëri, Inva Mula do të hapë sezonin 2009-'10 të Operas së Parisit me rolin kryesor të veprës pak të dëgjuar të Gounod-it ''Mireille'', një histori tragjike nga folklori në Provansën e shekullit XIX. Dy arie nga kjo vepër si edhe pjesë të zgjedhura nga ''Faust'', ''Thaïs dhe Manon'', janë letrat kredenciale të Mulës, si një nga sopranot më të mira në botë. Arritjet e saj në repertorin italian paraqiten me arie nga ''La Traviata'', ''Rigoletto'', ''La Bohème'', ''La Rondine'' dhe ''Gianni Schicchi''.
40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin
E Enjte, 09.03.2009, 08:49am

1969-a ishte viti kur njeriu zbriti në Hënë, kur në një fermë të Nju Jorkut u zhvillua festivali i famshëm Woodstock dhe kur lindi ARPANET-i, pararendësi i Internetit. Por ngjarja që do të bënte histori ishte 2 shtatori 1969, kur 20 vetë të mbledhur në një laborator të Universitetit të Kalifornisë në los Anxhelos morën pjesë në një eksperiment të pazakontë: dy kompjuter kaluan nga njëri tek tjetri të dhëna elektronike me anë të një kablli. Kështu lindi ARPANETI, të cilit më vonë iu shtuan edhe universitete të tjera amerikane. Kjo shënoi në fakt edhe lindjen e Internetit. Le t’i hedhim tani një vështrim disa zhvillimeve të cilat sollën kompjuterat dhe Internetin që ne njohim sot.

Si mund të ishte shekulli i 21 pa kompjuterin?

 

Vështirë të përfytyrohet.

Venecia fillon mes emocionesh të mëdha
E Mërkurë, 09.02.2009, 04:54pm

Drejtori i festivalit thotë se është dyfishuar shitja e biletave online

Voal-online –Fillon edicioni i 66-të i Festivalit të Kinemasë të Venecias. Sipas Drejtorit të Festivalit Marc Müller nuk do të mungojnë emocionet e mëdha. Droja e tij është se mos ka përzgjedhur filma që “nuk zgjojnë interesimin e publikut”. Por ai është i sigurtë se ka ndërtuar “një ekspozitë të kinemasë të Venecias, e cila nuk jep përfytyrim të njëanshëm të kinemasë bashkëkohore”.

 

Ndërkohë Müller jep lajmin e parë të mirë: shitjet e biletave online janë tashmë dyfishi I atyre të shitura më 2008: 4 mijë bileta, përkundër 2 mijëve.

Një libër skandal i Alina Rais
E Martë, 09.01.2009, 01:18pm
“Përulur para thesarit të dashurisë, unë jam një foshnjë përpara Pemës së Krishtlindjeve, e drejtpërdrejtë, e ndritur, e bukur, plot me premtime. Në zemrën time lutem, o Plaku i Krishtlindjeve, të kem qenëe  mirë dhe të meritoj dhuratat.” Pas pothuaj tridhjetë librash të publikuar, Alina Reyes nuk e ka humbur shijen e kënaqësisë së jetës, kënaqësinë e marrëdhënieve të dashurisë, kënaqësinë e të shkruarit. Në 69 kapitujt e shkurtër të librit të saj “Dashuritë- Ditari i Asaj”, Alina Reyes tregon tetë dashuritë e saj, nëpërmjet tetë takimesh – ndonëse mund të jenë shumë më tepër dashuri dhe shumë më tepër  takime, por secili mishëron një çast të jetës së rrëfimtares dhe njëfarë veçanësie të përjetimit të marrëdhënieve të dashurisë – me burra përgjithësisht të papërcaktuar, shpesh të gjallë në kujtesë vetëm për pjesëmarrjen e tyre në lojërat e kënaqësisë. Janë faqe libri ku gjithçka është thënë, edhe pse janë përdorur simbole domethënëse nga natyra në vend të emrave të saktë të gjërave. Biseda, gjeste, përqafime, shikime, ledhatime, prekje, ndjenja, ndjesi; dhe për më tepër drithërime, ankthe, makthe, përpëlitje, përjetime gjithfarëshe: nëpërmjet gjuhës së gjesteve trupore të atij që i shikon dhe të atij që njëherësh i dëgjon.
Paolo Koelho nuk i shtyp më romanet, i hedh në internet
E Hënë, 08.31.2009, 03:52pm

Nga të shtypura nëpër libra, tani të prezantuara direkt në botën virtuale të Internetit.

Shkrimtari brazilian Paulo Coelho, autor i 14 romaneve të përkthyera në 66 gjuhë, me më shumë se njëqind milionë kopje të shitura në mbarë botën, ka ndërmarrë një nismë të re, atë të publikimit të librave të tij në internet, pa i shtypur më.

"Për një shkrimtar interneti është një mjet i frikshëm për të nxitur dëshirën për të lexuar publiku. Por nuk është kështu”, tha ai gjatë një panairi libri në Frankfurt.

Kështu, për të festuar 62 vitet e moshës më 24 gusht, audienca e përdoruesve të internetit mund të shkarkojë direkt në faqen e tij http://paulocoelho.com.br, tre vëllime prej të cilave dy romaneve krejtësisht të rinj "Rrugë Arc "dhe "Histori për prindërit, djemtë dhe nipërit”.

  » Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit
  » Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel
  » Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop
  » Manuela Arkuri e paparë
  » Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube
  » Pse Maraja Keri po i pezullon veprimtaritë?
  » Mjeku i diagnozës akuzohet për vrasjen e Majkëll Xheksonit
  » Kompozitori shqiptar i kushton Bill Klintonit një pjesë klasike
  » Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve
  » Shanaja Tuein do të gjykojë në American Idol



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]