E Shtunë, 04.20.2024, 01:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Sandra Bullok: Sa të jem në formë fizike nuk do t'iu fsheh gjë shikuesve
E Enjte, 06.11.2009, 10:18am

I mbush 45 vjet më 26 korrik, e duke ndjekur atë që duket prirje e re e yjeve të Hollywood-it mbi 40 vjeçe, Sandra Bullock hedh tutje ngurimet dhe për herë të parë në film del pa rroba, pothuaj krejt. Nuk e bën në një film skandal, por në një komedi, gjini e cila i ka dhënë popullaritet të madh, si "The Proposal". Bullock interpreton Margaret, manaxhere e zellshme e një shtëpie botuese në New York, një kanadeze pa “green card” që për të shmangur përzënien nga SHBA deklarohet e fejuar e një asistenti, Andrew (Ryan Reynolds), një bukurosh i ndrojtur të cilin ajo e trajton si një skllav kukull, por që shpaloset krejt i ndryshëm nga ç’duket. Pra, një vodevil modern, me regji të Anne Fletcher ku Bullock shpërthen me gjithë dufin e saj komik.


 

Doli libri i ri i Roberto Savianos
E Martë, 06.09.2009, 08:52am

Voal-online – Doli libri i ri i autorit të romanit “Gomorra”. Libri i ri mban titullin “La bellezza e l’inferno” (Bukuria dhe ferri) dhe përmban një përmbledhje artikujsh të autorit pas botimit të romanit të bujshëm. Në parathënien e librit, prej sot në libraritë italiane, thuhet shkrimi, në këto vite ma ka dhënë mundësin e ekzistimit dhe nëse dikush ka shpreszar se të jetosh në një situatë tejet të vështirë mund të më detyronte t’i mbaja fshehur fjalët e mia, ka gabuar. “Kam shkruar në dhjetëra shtëpi të ndryshme. Të gjitha shumë të vogla dhe të errëta. Do të doja të ishin më të vëllimshme, më të ndritëshme, por askush nuk m’i jepte me qirà. Nuk mund të lëvizja madje as për të kërkuar dhe as për të vendosur vetë se ku do të banoja. Dhe po të bëhej e ditur se unë isha në atë adresë, më duhej menjëherë të ndërroja banim.” Më tej ai vazhdon: “Është një situatë të cilën shumëkush e jeton si unë. Paraqitesh të shohësh apartamentin që karabinierët mezi e kanë zgjedhur, por sapo pronari të njeh, përgjigja është gjithmonë: “Ju çmoj pa masë, doktor, por kam edhe vetë plot probleme. Kuptoni, këtu njerëzit kanë frikë.” Mirëpo përskaj kësaj frike, mbulimi të lig për të mos marrë anën time, ka pasur gjeste edhe nga shumë që nuk i njihja, më kanë dhënë një strehë, një dhomë, miqësi, ngrohtësi.

Presidenti dekoroi Albano Karrizin me Urdhërin "Nënë Tereza"
E Hënë, 06.08.2009, 05:39pm
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, dekoroi sot, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, këngëtarin e mirënjohur italian, Al Bano Karrizi, me Urdhrin e lartë “Nënë Tereza”. Ai mbante motivacionin: “Personalitetit të shquar të muzikës italiane, që me artin dhe talentin e tij të rrallë evidentoi dhe përçoi tek publiku vlerat e mëdha të humanizmit, lirisë dhe të një shoqërie më të drejtë, mikut të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dashuria për të cilët u bë pjesë e jetës së tij.”  Nga ana e tij, këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrizi, mes emocionesh dhe duke falënderuar Presidentin Topi për këtë vlerësim të madh, u shpreh: “Për mua është më e lehtë të këndoj se të flas, mbi të gjitha pasi dëgjova motivacionin e këtij takimi, motivacion emocionues dhe emocional. Për Shqipërinë kam dëgjuar qëkurse isha i vogël, e më pas kuptova se më parë vinte Shqipëria (‘Albania’) e pastaj Al Bano”, - u shpreh këngëtari. Ai kujtoi faktin se ka dëgjuar gjithnjë valët muzikore ‘Shqipëria nëpër botë’ duke kujtuar edhe se që fëmijë sintonizohej me radion, e cila kapte tinguj që vinin nga Shqipëria, këngë e pjesëza, në sajë të afërsisë mes dy vendeve tona.
"Billy Elliot" triumfoi me 10 Tony Awards
E Hënë, 06.08.2009, 10:23am
Voal-online - "Billy Elliot The Musical" triumfoi në jetën teatrore amerikane të dielën në mbrëmje, duke fituar 10 Tony Awards, Oskari i teatrove, në një stinor të Broadway-t që sfidon krizën ekonomike me shitje rekord të biletave. "Billy Elliot" bazohet në filmin e vitit 2000 të regjisorit Stephen Daldry, për një djalosh shkollar që kërcen në një qytet minatorësh në Anglinë veriore. Elton John, që e ka sugjeruar filmin të përshtatet për teatër, e shkroi muzikën. "Billy Elliot"u shpall muzikali më i mirë dhe tre aktorë që luajnë role kryesore - David Alvarez, Trent Kowalik e Kiril Kulish – u shpallën aktorët më të mirë në një muziak, hera e parë që tre aktorët marrin një çmim. Daldry fitoi regjisori më i mirë i një muzikali. Kjo shfaqje është dhënë edhe në Britani e Australi. Alice Ripley u shpall aktorja më e mirë një muzikal për rolin e saj si grua shtëpiake në "Next to Normal," shfaqje që mori çmime edhe për muzikën origjinale më të mirë duke mundur Elton John dhe Lee Hall për “Biilly Elliot" dhe Dolly Parton për "9 to 5: The Musical."
Britni fillon turin evropian në formë të mrekullueshme
E Premte, 06.05.2009, 08:30am
Voal-online – Ajo ia mbërrini prapë! Britney Spears e filloi turin e saj evropian në O2-Arena të Londrës duke u dëshmuar në formë të mrekullueshme. Në një kafaz cirku në fillim të shfaqjes së saj, për të shprehur titullin e turit dhe përmbajtjen e këngës përkatëse „Circus“ (Cirk), një këngë hit tashmë, ajo bëri lëvizje elastike tejet spektakolare. Pastaj ajo vazhdoi me një nga hitet e tjera të saj, po nga albumi me të njëjtin titull, “Piece Of Me” (Pjesë e imja). Ajo shpërtheu në kërcime të shfrenuara gjatë interpretimit të këngës „Radar“. Kështu ua hoqi përfundimisht dyshimin të gjithë adhuruesve të saj se rikthimi i saj nuk do të ishte sfidues si ata të mëparshmit. Tashmë është e qartë: Britni është rikthyer në formën e saj të përkryer fizike dhe shpirtërore.
Nesër mbahet mitingu i poezisë në Gjakovë
E Enjte, 06.04.2009, 07:56am

Nesër (e premte), Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës, për të 45-tën herë do të organizojnë “Mitingun e poezisë”, ku do të marrin pjesë rreth njëqind krijues.

 

Mitingu fillon nesër, më 5 qershor 2009.

 

Shkrimtarët e ftuar do të kenë mundësi të udhëtojnë për Gjakovë me autobusin që niset në orën 8, nga Pallati i Shtypit në Prishtinë. Në orën 10 mbahet tribuna letrare me titull “Poezia e Lasgushit”, ku me kumtesa e recitime do të paraqiten disa pjesëmarrës, kurse në orën 12 do të organizohet ora letrare për fëmijë te shtatorja e Nënës Tereze.

Suzën Bojl merr ndihmë mjekësore
E Martë, 06.02.2009, 02:27pm
Voal-online – Reuters bëri të ditur se sensacioni britanik i këngës Susan Boyle u pranua në një klinikë të Londrës dje për shkak të raskapitjes emocionale nga renditja në vend të dytë në konkursin televiziv "Britain's Got Talent" (Britania ka talent). Shkatarraqe dhe e panjohur nga publiku, Boyle dukej një yll i pamundur kur u paraqit së pari në show në prill. Ajo u bë sensacion global në Internet me këngën "I Dreamed a Dream". Boyle, 48 vjeçe, është mbështetur pa masë nga publiku i cili e ka vjelë këngën e saj më shumë se 200 milionë herë.

Por pasi doli e dyta të dielën, mjekët i telefonuan në një hotel të Londrës dhe e këshilluan të shkojë në një klinikë për çlodhje. Kështu bëri të ditur anëtari i jurisë Piers Morgan.

Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent"
E Djelë, 05.31.2009, 03:19pm

Skocezja 48-vjeçare Suzën Bojl, e cila me zërin e saj u bë papritur e njohur në të gjithë botën, humbi në finalen e konkursit televiziv "Britania ka talent". Bojl, e cila jeton e vetme me macen e saj, fitoi famë muajin e kaluar, kur imazhet me këngën e kënduar prej saj arritën të bëhen një ndër klipet më të shikuara në historinë e sitit të videoklipeve YouTube.
Fillimisht njerëzit u habitën nga dëshira e zonjës Bojl për të konkuruar në garën televizive për shkak të pamjes së saj të jashtme mjaft të shkujdesur që ishte në kontrast të madh me stilin e shumë konkurrentëve të tjerë. Por nuk kaloi shumë dhe zëri i saj i bëri për vete të gjithë.Të shtunën, Bojl hyri në finalen e konkursit si një ndër favoritet për të fituar por zuri vendin e dytë pas një trupe kërcimi të quajtur “Diversity”.

Shiloh Nouvel është bërë 3 vjeçe
E Enjte, 05.28.2009, 02:33pm

Voal-online - Happy Birthday Shiloh Nouvel! Gëzuar ditëlindjen Shiloh Nouvel! Shikoni sa hirshëm “zemra e vogël” ("little honey" ) e Brad Pitt dhe Angelina Jolie është rritur! Jini ca më të vëmendshëm! Shiloh mban në dorë një kukull pelushi në rrugët e Washington, D.C., bashkë me babi Brad dhe motrën Zahara. Fotoja është fiksuar më 6 mars. Edhe pse ajo shkoi në një dyqan kukullash pa vënë gjë në sy, tani ka syze dielli të stilit sportiv!

 Shiloh dhe Zahara janë fiksuar në një fotografi tjetër duke shetitur në rrugët e New York City me mamanë më 18 shkurt tek po shkojnë në një lokal të parapëlqyer nga çifti Jolie-Pitt spot: Lee's Art Shop! Mama Angelina është e kujdesshme të mos e ekspozojë në publik të bijën, sepse  "little honey" Shiloh është "very, very funny" little girl, një vajzë e vogël tejet e mrekullueshme.

Majk Bonxhorno mbush 85 vjet në udhëtim nëpër vendet arabe
E Mërkurë, 05.27.2009, 10:49am

Voal-online – Mbreti i kuiceve mbush 85 vjet. Një ditëlindje të cilën, siç bën të ditur ANSA, Mike Bongiorno do ta kalojë në vendet arabe, në udhëtim me të shoqen Daniela në Riad, Abu Dabi dhe Dubai. Por bash sot e shikojmë për herë të parë nën petkun e konkurentit në episodin special të Cash Taxi, emisionin e re reality quiz (në orën 20:50 në televizionin privat Sky Uno) drejtuar nga ish hijena Marco Berry.

 Dekani i drejtuesve të emisioneve televizive do t’iu përgjigjet pyetjeve të kulturës së përgjithshme, por edhe këto i përkasin jetës së tij dhe karrierës së tij televizive, lindur në një radio amerikane në vitin e largët 1946 dhe transferuar në televizionin e sapolindur italian më 1953. Mike është duke përgatitur një rikthim të madh në televizionin, në Sky, me një version të ri të emisionit të famshëm Rischiatutto.

  » Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke
  » Leticia Kasta dalldis Kanën
  » 124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo
  » Përfundoi sezoni i tetë i spektaklit "American Idol"
  » 210 vjetori i Honorè Dë Balzakut, shkrimtarit më të madh realist të Shekullit XIX
  » Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës
  » Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman
  » Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010
  » Kaili ëndërron karrierë në kinema
  » Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]