E Premte, 03.29.2024, 11:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms
E Enjte, 05.07.2009, 11:10am
ATSH- Ita Semi/- Johannes Brahms, kompozitori që i solli botës muzikore veprat e tij më të mira, u lind plot 176 vjet më parë në 7 maj1833 në Hamburg të Gjermanisë. Pasi la pas një trashëgimi të pasur me vepra ai u nda nga jeta në 3 prill 1897VjenëAustrisë. Brahms  është cilesuar prej kritikëve si një nga kompozitorët më të mirë gjermanë të shekullit.  Gjithashtu ai është njohur dhe nga studiuesit e muzikës si pasardhësi i Ludwig van Beethoven, pasi sinfonia e tij e parë u përkufizua si Sinfonia e X-të e Beethoven. Johannes Brahms u lind në një familje muzikantësh dhe përherë ka qënë në kontakt me muzikën. Babai i tij ishte një muzikant i aftë që interpretonte si në flaut, violinë dhe në kontrabass. Prej tij Brahms mori mësimet  para për muzikë, duke u njohur me notat. Krahas të atit, ai ishte mjaft i lidhur me nënën e tij, dashuri e cila e forcua akoma më shumë pas ndarjes së prindërve. 
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër
E Mërkurë, 05.06.2009, 10:24am
Varri i Mona Lisa të Leonardos është identifikuar në qytetin e lindjes së saj, Firenze. Studiuesi i Leonardos, Giuseppe Pallanti, thotë se dokumentet tregojnë që ajo u varros në ish-manastirin St Orsula të qytetit, në zemër të tij. Pavarësisht vendndodhjes qendrore të tij, ish vendi i Ursuline-eve është tani një ndërtesë jashtëzakonisht e vjetëruar, pothuajse e shkatërruar. "Jam i sigurtë se varri i saj është atje", u shpreh Pallanti ditë më parë, duke paraqitur zbulimin e tij. "Kam kërkuar nëpër mijëra faqe arkivore dhe jam i bindur se eshtrat e modeles Lisa Gherardini të Leonardos ndodhen atje". Pallati thotë se kërkimi i tij i ka hequr të gjitha dyshimet rreth identitetit të La Gioconda, siç e quajnë italianët Mona Lisa për shkak të mbiemrit të bashkëshortit të saj, Giocondo.
Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë
E Mërkurë, 04.22.2009, 12:58pm
Dr Gëzim Alpion 

Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit “Funerali i Pafundmë”, nxitoni të gjeni një kopje. Po qe se libri nuk është më në qarkullim, i shkruani botuesit menjëherë që të botojë kopje të tjera, mundësisht sa më shumë. Po qe se ribotimi do të marrë kohë, më shkruani që t’iu dërgoj kopjen time. Sa më herët që ta lexoni këtë vepër, aq më shumë do të përfitoni. Sa për sqarim – ky roman nuk është argëtues. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, ose më saktë, pikërisht për këtë gjë, ju duhet ta lexoni këtë libër, dhe sa më parë. Po qe se nuk e ndiqni këshillën time, ka të ngjarë që pa dijeninë tuaj, ju do të vazhdoni të jeni pjesëtarë sonambulistë i një funerali të cilit ju ngjitet ndoshta që kur lindët. Ndoshta ju keni lindur në këtë funeral. Ndoshta ky është funerali juaj. Ndoshta ju jeni kufoma që të tjerët përcjellin në varr. Ndoshta ju jeni kufoma dhe një nga pjesëtarët e korteut në të njëjtën kohë.

Testamenti letrar i Bedri Dedjes           Nga Klara Kodra


E Enjte, 04.16.2009, 03:20pm

Këto ditë në libraritë shqiptare dhe së shpejti në Panairin e Librit në Gjenevë, del në qarkullim « Best Seller-i Â» i letërsisë shqiptare për fëmijë, romani fantastiko - shkencor  i shkrimtarit Bedri Dedja,  

“Presidenti i Planetit të Kuq”. Studjuesja Klara Kodra rreth veprës të fundit të Bedri Dedjes shkruan se "Vepra e fundit e Bedri Dedjes “Presidenti i Planetit të Kuq”, si testament shpirtëror që ai u kushton fëmijëve dhe që botohet pas vdekjes, është një kryqëzim origjinal midis romanit përrallë dhe romanit fantastiko-shkencor, ku autori e ka dhuntinë e komunikimit me fëmijët më të gjallë se kurrë."  

Hendeli si kozmopolit
E Mërkurë, 04.15.2009, 05:28pm

Puna e Händelit në mbarë Evropën

 

Deutsche Welle - Ndër përsonalitetet më të njohura në historinë gjermane mund të gjesh dy lloj karakteresh: Në njërën anë ata të cilët kanë jetuar në një vend apo në një rajon, si filozofi Immanuel Kant apo kompozitori Johann Sebastian Bach dhe në anën tjetër ata që kanë udhëtuar nëpër botë, si Johann Wolfgang Goethe apo Georg Friedrich Händel. Këtë vit  shënohet 250 vjetori i vdekjes së këtij kompozitori dhe kozmopoliti të njohur.

 Në përvjetorin e vdekjes së tij, më 14 prill, në vendlindjen e tij në Halle hapet një ekspozitë e madhe për jetën dhe veprën e kompozitorit të madh.

Balada që bashkon ballkanasit
E Djelë, 04.12.2009, 08:37am
Shpalosja e baladës së djalit të vdekur që ngrihet nga varri për t'i sjellë pas, sipas premtimit, nënës tragjike (së cilës murtaja i mori të tetë djemtë) vajzën e vetme të martuar larg, po kthehet vërtet në një udhëtim në koloritin e pasur të traditës popullore. Në të gërshetohen një numër variantesh të poemës, vaje, anatema, këngë erotike dhe pagane, këngë dasme dhe kurbeti si ajo “Përtej urës së Qabesë” apo “Moj e bukura More...”.  Aretia dhe Konstandis në greqisht, Dhoqina dhe  Konstandini në shqip, Jelica dhe Jovan në serbisht, Pektana dhe Lazari në bullgarisht, Vojka dhe Konstandin në rumanisht, janë vëllai dhe motra që besa e dhënë i çon të nëna tragjike. Ky rol alternohet nga tri zonja të mëdha të skenës teatrale ballkanike: grekja Maria Kaciadhaqi, shqiptarja Margarita Xhepa dhe rumunia Maia Morgenstern me një gjuhë komunikimi të mahnitshme, që bën të tepërta edhe titrat e pakta të përkthimit.
Britni ndërpret koncertin: Mos tymosni marihuanë, nënë...!
E Enjte, 04.09.2009, 04:37pm

Voal-online – Kjo ka ndodhur pikërisht sot në Vankuver të Kandasë, për shkak të pranisë së madhe të tymit të marihuanës në sallën ku jepej shfaqja e saj. Pas tri këngësh të kënduara, këngëtarja yll e muzikës pop Britney Spears e ka ndalur koncertin, duke rifilluar pas 40 minutash. “Don't smoke weed, peace out motherfuckers" ("mos pini ashtu gjëje, rrini të qetë nënë…"). Dhe pastaj ka shtuar: “Kthehuni nëpër shtëpira duke i ngarë me kujdes veturat tuaja.” Por në komunikatën zyrtare përmenden, si shkaqe të ndërprerjes së koncertit vetëm “disa probleme me ventilimin”, pra me pastrimin e ajrit.

Emi Uainhauz: Me drogën nuk kam më punë. Tani duam të kem prapë burrin tim
E Djelë, 04.05.2009, 06:44pm

Winehouse është disintoksikuar dhe shpall rikthimin e 26 majit në koncert në Londër, pastaj një album i ri. Pas tre muajsh në Karaibe, Amy Winehouse është kthyer në Londër. Ka marrë shtëpi në Barnet, North London, një pash larg prindërve të vet dhe larg turmës së paparacëve, dhe është ribërë me të njëjtën pamje të parapëlqyer të saj. Ka shpallur kthimin e saj të madh në skenë më 26 maj në Londër, ndonëse telashet, edhe më të mëdha se paparacët vetë, e ndjekin këngëtaren kudo që shkon. Denoncuar për agresion kundër një fansi (adhuruesi), është shfajësuar nga një gjykatë, ndërsa mbeten të pazgjidhura problemet çiftnore me burrin e saj Blake Fielder-Civil.

Ben Aflek në një film të ri për krizën e mediave dhe rrënimin e politikës
E Martë, 03.31.2009, 09:15am
“Fëmijët tanë do t’i lexojnë lajmet ekskluzivisht në laptopët e tyre. Shtypi i shkruar është një specie në shfarosje. Gazetat nuk do të ekzistojnë më.” Ben Affleck flet për fatin e gazetave dhe të gazetarisë me rastin e përurimit të filmit të tij më të ri, State of Play, bazuar në miniserialin e famshëm të BBC të vitit 2003, film që del në shitje në kinematë amerikane më 17 prill. Në film Affleck luan pranë Russell Crowe, dhe rrotull marrëdhënies së dyfishtë të dy personazheve zhvillohet ngjarja. Crowe është një reporter hetues i një çështjeje në Washington, i cili zbulon një intrigë me sfond seksual (e pastaj financiar) midis politikanëshn të ndryshëm vendës, përfshirë mikun e tij të fëmijërisë, një kongresist ambicioz (Affleck), yll në ngjitje, tejet me të ardhme të madhe në partinë e tij, ndihmësi i ri i të cilit vritet në rrethana misterioze.
Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve
E Enjte, 03.26.2009, 10:23am
“Kurrë mos u anko, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë”. Kjo është një tjetër frazë lapidar e Elsa Maxwell, e cila njihte tërë botën dhe të gjithë botën e merrte nëpër gojë duke e bërë lesh e li. Me penën e saj Elsa Maxwell krijoi shumë legjenda, shumë legjenda të tjera i bëri pluhur e hi. Dhe s’dihet se deri ku do të kishte shkuar Elsa Maxwell, sikur zemra e saj të mos kishte ndalur nga një infarkt, më 1 Nëntor 1963 në New York, në moshën 80 vjeçare. Të krijosh yje dhe të shkatërrosh yje: ja një art që kërkon aftësi të pazakonshme. E po të kishte në këtë kategori një klasifikim botëror, padyshim atë do ta kryesonte- kush përpos ajo- Elsa Maxwell. E kush ishte Elsa Maxwell ? Elsa Maxwell ishte një instrumentiste pianoforti, e shkurtër, e dhjamosur, lindur në Keokuk, në Aiova të SHBA. Pa para dhe pa familje të mirë si pikëmbështetje, vendosi të bëhet një legjendë.
  » Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur
  » Nga Gabriel Garsia Markes : Letra e Lamtumirës (Kukulla)
  » Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston
  » Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome
  » SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE
  » Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House
  » Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë
  » Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh
  » Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani"
  » Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]