VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MË 13 MAJ OLYMPIADA E BALETIT NË SALLËN SPORTIVE "LA RIVERAINE" TË NEUCHÂTELIT

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MË 13 MAJ OLYMPIADA E BALETIT NË SALLËN SPORTIVE "LA RIVERAINE" TË NEUCHÂTELIT
E Premte, 04.20.2012, 09:31am (GMT+1)

Ne daten 13 maj organizohet per here te pare ne Zvicer Olympiada e Baletit ne sallen sportive "La Riveraine" të Neuchâtelit, me pjesëmarrjen e grupeve te krijuara nga te gjitha shkollat 9-vjeçare te kantonit. Ky eveniment, qe tashme zhvillohet me sukses te madh ne gjithe Italine qe prej 12 vjetesh, eshte krijuar nga balerini i njohur shqiptar i karrjeres nderkombetare, Enkel Zhuti, i cili do te marre pjese personalisht ne këtë premierë per Zvicren, pionier i se ciles do te jete Kantoni i Neuchâtelit.

Per kete premiere, ku jane regjistruar tashme 220 nxenes nga te gjitha shkollat e kantonit ne 12 grupe, e te cilet do te konkurojne per fituesin e kupes 2012, do te kemi te ftuar nderi Kryetarin e Akademise se Shkencave te Shqiperise, Z.Gudar Beqiraj, Gazetaren e njohur te BBC, zonjen Mirela Manaj si dhe nje juri nderkombetare te ardhur nga Londra e Milano. Kënga e hapjes së Olympiades se Baletit, kushtuar Neuchâtelit, si pionier i pare i ketij aktiviteti, është krijuar nga kompozitori i njohur shqiptar Edmond Zhulali dhe do te kendohet per here te parë nga rock stari me i ri shqiptar Dilan Reka.

Afishja eshte punuar me mjeshteri nga Premtim Hajdari, gje qe i jep vulen e nje produksioni shqiptar ketij aktiviteti te rendesishem kulturoro-sportiv të kantonit tone.

Aktiviteti drejtohet nga animatori i njohur neuchâtelas David Haeberli nen drejtimin artistik te Edlira Dedja Bytyqit.

Per me shume informacion, konsultoni faqen Facebook "Comité Olympiades".

Jeni te ftuar te vini me gjithe femijet tuaj ne kete manifestacion artistik, sportiv e festiv, duke ju siguruar se do te perjetoni mbresa te medha si dhe krenari per artistet e krijuesit tuaj.

 

Edlira Dedja (pianiste)

Nderuar me çmimin e lartë të interpretimit në Festivalin «Chopin 1979», në moshën 17 vjeçare dhe e diplomuar në Konservatotin e Shtetit në Tiranë, Edlira Dedja e nis karrjerën artistike si soliste dhe koncertmaestër në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Aktualisht në Zvicër, si pedagoge e pianos në Konservatorin e Gjenevës dhe përfaqësuese e Shtetit të Neuchâtelit në Këshillin Interkomunal të Kulturës dhe Teatrit për periudhën legjislative 2008-2012, ajo e vazhdon gjithnjë karrierën e koncertistes. Si themeluese dhe drejtuese e shoqatës « Opéra sans frontières », qëllimi i së cilës është promovimi i artit lirik dhe njohja e vlerave të vërteta të kultures së vëndeve të ndryshme, ajo ka organizuar dhe drejtuar evenimente artistike dhe humanitare shumë të rendesishme në Zvicër, në bashkëpunim me organizata të njohura si Kiwanis, ASED (Action de Soutien à l'Enfance Démunie), Pro Infirmis, AISF, etj. me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur shqiptarë e të huaj.

Pas një përvoje bashkëpunimi shumë të suksesshme, Edlira Dedja, me grupin e saj të solistëve, tashmë të njohur në të gjitha skenat e planetit si Ermonela Jaho, Mariana Leka, Saimir Pirgu, Frano Lufi, Shkelzen Doli, Gezim Myshketa, Ermir Krantja, Florian Vlashi si dhe interpretues të tjerë të rinj të suksesshëm si Dania Dodani, do të mblidhen përsëri së bashku, për të demostruar arsenalin e madh artistik e kulturor shqiptar përpara politikanëve, njerëzve të biznesit e artëdashësve europianë, e për të shfaqur shpirtin, artin e tyre, forcën e dinjitetin e një vëndi që luftrat, varfëria dhe izolimi i sistemit komunist nuk mundën ta fshinin nga harta e civilizimit.

Koncerti-Gala me temë : « Një rrugëtim 100 vjeçar drejt Europës » mendohet të realizohet në sallen e teatrit « La Monnaie » të Brukselit ditën e hënë, më 29 tetor 2012.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, së shpejti në afishe do të jetë edhe « Olympiada e Baletit » për kantonin e Neuchâtelit, premiera e të cilit do të mbahet në 13 maj 2012 në sallen sportive « La Riveraine » të Neuchâtel-it.

--

Enkel Zhuti ( Balerin i Parë dhe ideator i Olimpiadës së Baletit)

Diplomuar si solist i baletit prane Akademise se Operës dhe Baletit ne Tirane, qyteti i tij i lindjes dhe nën drejtimin e mjeshtërve të shkollës shqiptare, Enkel Zhuti bën disa turne në të gjithë Europën në rolin e Balerinit të Parë të këtij teatri. Më pas, transferohet në Itali dhe që prej vitit 1991 perfeksionohet ne danza Jazz me Catherine Campbell të « American Ballet Theatre » dhe në baletin klasik me Jorge Esquivel të « Balletto Nazionale di Cuba » si dhe me Deborah Weaver, ballerine e parë dhe soliste e « New York City Ballet ». Kërcen si balerin i Parë në teatrin « Nuovo » të Torino-s, në teatrin « Donizetti » të Bergamo-s, në « Civico » të Vercelli-t, në « Romolo Valli » të Reggio Emilia-s, në teatrin « Smeraldo » të Milano-s, në rolet kryesore të baleteve të njohur si "Don Chisciotte", "Carmen", "Giselle", "Arrëthyesi", "La bella Addormentata" si dhe në prodhime artistike të baletit kontemporan dhe të Jazz-it. Që prej vitit 1996 Enkel Zhuti kërcen me kompaninë "Danza Viva" si solist e balerin i Parë në shfaqe ku shpesh ai është edhe koreograf.

Po ashtu, shpesh është i ftuar nga kompani të ndryshme europiane (në Austri, Gjermani, Zvicer, Angli, Maltë, Ceki, Francë, Spanjë...)
Aktualisht, vazhdon të interpretoje role të para në produksione artistike të rëndësishme italiane, klasike dhe moderne, për Teatrin « Smeraldo » të Milanos, tetrin « Nuovo » të Veronës, Teatrin Komunal të Bolzanos, Auditoriumin e Trentos, etj.

Njëkohësisht me aktivitetin e tij shume te pasur skenik, Enkel Zhuti bën stazhe edhe për kompanitë e baletit, për ballerine profesionistë dhe studentë të shkollave më të mira të Italisë së Veriut.
Në Zvicër vjen si i ftuar nderi në koncerte të rëndësishme humanitare, organizuar nga « Opéra sans Frontières », në praninë e artistëve më të shquar shqiptarë në bote, si Ermonela Jaho, Inva Mula, Mariana Leka, Enkelejda Shkoza, Saimir Pirgu, Frano Lufi, Tedi Papavrami, etj.. në Neuchâtel, Gjenevë, St.Gallen e në vitin 2005 përgatit një spektakël që njeh sukses të madh në kantonin e Fribourg-ut.

Në cilësinë e Drejtorit Artistik, organizon manifestime të ndryshme në Itali, si « Rassegna di Danza » në qytetet e Bolzanos, Roveretos, Veronës, Mantovës, Cremas, Bolonjës, Padovës, Vicencës, Genovës, Senigalias, Torinos, Salòs, Gardobe Rivierës, etj.

Enkel Zhuti ishte i pari në Itali që propozoi projektin e tij « Olimpiadi della danza per la scuola » (Olimpiada e baletit per shkollat, që sot po realizohet per here te pare edhe ne Zvicer), një evenimet ku marrin pjesë mijëra fëmijë e të rinj të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në gjithë Italinë dhe ku finalja e kupës së fituesve organizohet një herë në vit në Milano.

Në cilësinë e presidentit të « Associazione Faredanza », në 12 vitet e fundit impenjohet tërësisht në përhapjen dhe vlerësimin e baletit dhe kërcimit tek të rinjtë, nga profesionistet deri tek dilettantet, duke dhënë një kontribut të rendesishëm për afrimin e kësaj disipline artistike tek publiku i gjerë.

Karakteristikat e Enkel Zhutit janë përkushtimi dhe serioziteti në punë, të cilat i kanë garantuar gjithnjë suksesin dhe mirënjohjen e të gjitha niveleve të shoqërisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRËFIMI I SHQIPTARIT NËN TMERRIN E TORTURAVE NË POLICINË GREKE (04.20.2012)
NË ZGJEDHJET GREKE GARON EDHE SHQIPTAR ANAGNOSTI (04.19.2012)
MEDIAT GREKE THONË SE KRIZA PO I DETYRON EMIGRANTËT TË IKIN NË SHQIPËRI (04.18.2012)
MË 13 MAJ PËR HERË TË PARË NË ZVICËR OLYMPIADA E BALETIT (04.18.2012)
Intervistë me Jonuz Ndreun veprimtar i njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan me rastin e 100 vjetorit të "Vatrës"JONUZ NDREU: VATRANI NË USHTRINË AMERIKANEIntervistoi BEQIR SINA (04.17.2012)
EDLIRA DEDJA KANDIDATE NË ZGJEDHJET KANTONALE NË ZVICËR (04.17.2012)
SUKSESI I "DOSSIER K", BLERIM DESTANI PUSHTON MEDIAT BELGE (04.16.2012)
PËR FESTIMET E PASHKËVE FLUKS EMIGRANTËSH NË KUFI (04.14.2012)
EDUKIM NAZIST: MOS LUAJ ME FËMIJËT E TË HUAJVE (04.13.2012)
FTESË NË PROMOVIME LIBRASH (04.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]