E Premte, 04.26.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME

E Enjte, 09.18.2014, 01:57pm (GMT+1)



SHBA - Një nxënëse shqiptare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka vënë flakën shtëpisë së saj ndërsa prindërit po flinin, pasi nuk donte të realizohej martesa me një burrë të zgjedhur nga familja e saj.

Arlinda Latifi, maturante në gjimnazin Holt High School e pranoi fajin teksa kishte dalë para gjykatës e akuzuar për zjarrvënie me dashje, krim që dënohet deri me 20 vjet burgim.

Por duke qenë se 17-vjeçarja e ka pranuar krimin pas një marrëveshje me Prokurorinë, ajo mund të dënohet vetëm me tre vjet liri me kusht, me rrezikun për t'u dërguar në një institut rehabilitimi për të rinjtë nëse kryen sërish veprime të paligjshme. Incidenti ka ndodhur që në 30 maj të këtij viti, në shtëpinë që Arlinda ndan me të ëmën dhe babanë në qytetin Holt të Michigan-it. Ajo tha para gjykatës se ishte tmerruar nga ideja që e kishin fejuar me një burrë në Shqipëri të cilin e kishin zgjedhur të tjerët për të.

"Prindërit ishin mjaft të lumtur, por unë nuk doja të fejohesha", tha Arlinda, e cila nuk është më e fejuar. Ajo rrëfeu se kishte hedhur benzinë në dhomën e saj të gjumit, në korridor dhe në tualet e më pas i kishte vënë flakën me shkrepëse. Por ajo nuk e priste që të rrezikonte jetën e saj dhe të prindërve.

E pyetur për marrëdhënien e saj me prindërit ajo u përgjigj se gjërat ishin përmirësuar: "Tani jemi edhe më të lidhur". Sidoqoftë, Arlinda ka dorëzuar pasaportën te autoritetet vendase, ndërsa do të presë datën 24 nëntor, kur të merret edhe vendimi përfundimtar i gjykatës për të.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)
NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi (09.05.2014)
EMIGRIMI - MBI 10 MIJË VETA LARGOHEN ÇDO VIT NGA KOSOVA, KRYESISHT TË RINJ E TË REJA (09.04.2014)
GËZIM MYSHKETA - ARTI NË SHQIPËRI ENDE VUAN NGA MENTALITETI KOMUNIST (Intervistë) (09.01.2014)
DUKE MENDUAR SE JETOJMË PËRKOHËSISHT NË MËRGIM, PADASHJE NE BIEM NË NJË GRACKË QË NUK  E KE IDENË SE EKZISTON DHE NUK SHEH NJË KTHIM PRAPA-thotë mësuesja Ermira Morina, që mban mësimin e Gjuhës shqipe në shkollën shqip (08.29.2014)
KLEDI KADIU - MOS U BËNI PALAÇO, JEPNI PËR ALS! (08.28.2014)
BAHTIR LATIFI ME LIBRIN E TIJ, “EDHE NE JEMI BOTA”…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.26.2014)
MAQEDONI - MËRGIMTARËT SJELLIN MË PAK PARA (08.24.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES (1)Fotoreportazh nga AJET NURO (08.23.2014)
GJERMANI - GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË HAPIN BIZNESE PRIVATE (08.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]