E Premte, 03.29.2024, 07:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRIN
Nga BEQIR SINA, New York City

E Hënë, 10.20.2014, 09:15am (GMT+1)




Dhimbje medoemos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zëmërat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është "Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur" se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture/

STATEN ISLAND NYC : Anita Bitri-Prapaniku (8 janar 1968 19 tetor 2004) ishte një këngëtare e dalluar e asaj kohe në zhanrrin e muzikës pop dhe violiniste nga Shqipëria. Ajo iku nga kjo jetë në shtëpinë e saj Staten Island Nju Jork së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Sibora Nini. dhe nëna e saj 66-vjeçare Azbije.Të tre ikën së bashku në "gjumë", për shkak të një vdekje e cila simbas hetimeve të policisë njujorkeze, erdhi nga helmimi me monoksid karboni.

Pra, do të shkruante shtypi vendas ndodh dhe kështu. Që një, pakujdesi e tillë i merr jetën e një familjeje të tërë, ikin tre jetë, ikin dhe nuk vinë më. I tillë, ishte pra fati dhe për Anita Bitrin që i njëjti fat i keq nuk kurseu as nënën e as vajzën e saj një engjëll. Ikën të tre së bashku në gjumë për në jetën e amnueshme.

Bitri, filloi të kënduarit e saj në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, dhe ajo u bë e famshme në Shqipëri, me këngën e saj "Dashuria e Parë". Në kohën e vdekjes së saj, ajo ishte në proces të regjistrimit të dy albumeve, një në shqip dhe një në anglisht. Ai më fundit ishte për fatin e saj të keq albumi që ajo nuk arriti t'a përmovoi :"Gjithmonë mes Jush", një video-album, ky, me këngën me një titull profetik, e cila i ngjanë një parandjenje e ndërthurur me të gjitha profetitët e saj .

Anita Bitri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri Bitrin një histori jete të një artisteje të madhe, e një ylli të skenës shqipare, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së saj në SHBA.

Ishte pra, dashuria për muzikën dhe suksesi që Anita, arriti t'ua dhuroj të gjithë bashkëkombësve të saj këtu në Shtetet e Bashkuara, për aq sa jetoj e punoj; këngët për kurbetin, dashurin për jetën, dashurin e një nëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që Anita Bitri krijojë gjatë gjithë karrjerës së saj.
Kështuqë, këngëtarja e mirënjohur Anita Bitri me stilin e saj të këngës së saj kishte bërë emër të madhë në Shtetet e Bashkuara jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek amerikanët. Anita Bitri ishte një zëdhënse e artit shqiptar, ajo ishte një nga këngëtarët më të spikatura shqiptare, ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës shqiptare në SHBA.

Arben Bitri, vëllai i këngëtares, përmes emocioneve të mëdha dhe hidhërimit të thellë, ka deklaruar se këngëtaria mirënjohur shqiptare Anita Bitri, në jetën e amnueshme, duket sikur ajo "flututroi" në misionin që i dha asaj Nënë Tereza. Mbasi edhe videoklipi më i fundit i saj "Gjithmonë mes Jush", ka qënë një parandjenjë e saj për të qënë gjithëmon në mes nesh për t'u kthyer përsëri në mes nesh me anë të këtyre këngëve" ka thënë vëllai i saj Arbeni.

Kolegët e saj nga komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara janë shprehur se :"ështe për të ardhur keq se Anita Bitri, iku nga ne pas një pune shumë të madhe në fushën e muzikës dhe të një besimi të madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zërin e saj thonë artistët shqiptarë në Amerikë, të mrekullueshem, arriti të hedh gjurmë të arta në historinë e muzikës shqiptare në SHBA. Arritjet dhe sukseset e Anitës, në Shqipëri dhe këtu në SHBA, janë për t'u admiruar.

Mbasi tani admiruesit e saj janë të shumtë, të cilat nisin qysh në fillimet e saja në festivalet e para të këngës së muzikës së lehtë shqiptare. Duke vazhduar më gjërë në atë veprimtarinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo edhe nda nga jeta. Anita, ishte gjithmon e dashur dhe e qeshur , e mençur, e plot talent, kujtojnë artistët dhe adhuruesit e saj.

Edmond Xhani Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor "Alba" në SHBA-s, e ka konsideruar Aniti Bitrin me të cilën ka interpretuar dhjetra herë në koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe SHBA, si mikeshën e komunitetit të artistëve kudo duke e quajtur atë " motrën, artisten , këngëtaren e madhe shqiptare të të gjithë artistëve. Xhani, ka thënë se dhimbja e saj ende nuk ka kaluar, mbasi sipas tij do të kalojnë muaj dhe vite dhe dhimbja e saj do të mbetet, ashtu siç do të mbetet edhe kujtimi i saj" thotë Xhani.

Duke shtuar se :"Çdo gjë do të ndodhë, sepse, ajo i dha shpirtin e saj muzikës i dha shpritin e saj artit shqiptarë . I dha pikërishtë, atë shpirtë artit shqiptarë, për të cilin ky artë edhe kishte nevojë, ka edhe do të ketë për këtë llojë arti." pohon Edmond Xhani Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor "Alba" në SHBA-s.

Por, mendimi i përgjithshëm është se Anita Bitri ishte fare thjeshtë një zëdhënse e artit shqiptarë, ajo ishte një nga këngëtarët më të spikatura shqiptare , ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës së lehtë. Sidomos tani kur të gjithë sjellim edhe mbas 10 vjetëve të ikjes së saj në jetën e amnueshme nëpër mend temperamentin e saj dhe stilin e saj energjik të këngës.

Natyrisht, që kjo dhimbje medeomos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zëmërat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është "Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur" se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture.
Mbasi nga ikja e saj i gjithë opinioni shqiptar dhe amerikan është prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004. Ishte pikërisht këngëtarja ajo që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë. Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbijen dhe vajzën e saj, Siborën ishte një tragjedi e cila preku thellësisht gjithë zemrat e shqiptarëve dhe bëri të mundur që Diaspora Shqiptare në Amerikë, të rimblidhej si kurrë ndonjëherë dhe me një pëshpëritje në nën një atmosfer të rëndë pikëllimi, në Kishën "First Evangelical Free Church" ne Brooklyn New York tre ditë mbas tre jetë nuk ishin më në mesin tonë. Një koncert humanitar të organizuar nga komuniteti i artistëve shqiptar në Amerikë, pikërishtë ku asaj po i jepej lamtumira e fundit nga komuniteti i artistëve i cili arriti të shpaloste bukurinë shpirtërore dhe virtytet fisnike të popullit tonë të mrekullueshëm me këtë koncert përshpëritje.

Kurse, duke marr shkak nga kjo tragjedi, 10 vjetë më parë Qeveria e New Yorkut, miratoj ligjin për vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit duke shpëtuar nga ky gaz fatal me qindra familje të pafajshme. Në këtë linjë mbetet për tu vlerësuar qëndrimi i Qeverisë së New York-ut, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan ndaj kësaj tragjedie, si dhe me vënien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit, emrin "Ligji Anita", lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve dhe fansave të këngëtares së famëshme shqiptare Anita Bitri.
Ndërkohë, që një rrugë në qendër të Vlorës tani mban emrin "Anita Bitri".

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale.

Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije ëngjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare në rolin e "bletës punëtore". Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmëndjen e pjestarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali.
Sibora Bitri u lind në New York, më 8 gusht 1996.

Anita kishte një ëndërr të cilin Zoti ja plotësoj dhe kësaj krijese të bukur dhe tepër engjëllore i vuri emrin Sibora. Sibora që e vogël, demostronte interes për muzikën dhe po rritej me të gjithë atributet e një artisteje të vogël. Anita e rrethoi me një përkujdesje dhe një dashuri të jashtëzakonshme dhe i kultivonte dashurinë për muzikën dhe artin e bukur shqiptar.

Filloi të studionte piano që në moshën 5-vjeçare dhe mësusja e pianos ishte shumë entuziaste nga ky talent i lindur. Ndërsa pas një viti filloi të praktikonte dancën klasike duke u rregjistruar në një kurs privat edhe këtu talenti nuk deshte gjykime.
Studionte në shkollën publike 19 në Staten Island dhe ishte një nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore. Të binte në sy mirësjellja, edukata, thjeshtësia dhe inteligjenca e kësaj krijese kaq të ëmbël.

Kjo krijesë kaq e bukur, e pastër si emri që kishte le të mbetet në kujtimet tona si symbol i ëmbëlsisë, dashamirësisë dhe inteligjencës. I përjetshëm qoftë kujtimi jotë, ëngjëll i bukur ëndërrimtar.

Hazbije Bitri u lind më 1 tetor të vitit 1938 në qytetin e bukur dhe të lashtë të Beratit, në një familje të thjeshtë dhe patriote.

I jati Rauf Ngraçani ishte njeri fisnik, shquhej për talentin e tij në muzikë. E jëma e Hazbies, (Behie) cilësohej nga të gjithë ata që e njihnin për gjenerozitetin dhe bujarin e saj të jashtëzakonshëm. Një nënë dhe grua model, cilësi që ja trashgoi dhe vajzës së saj të dashur Hazbijes.

Studioi për Mjeksi në shkollën e mesme dhe ushtroi aktivitetin e ndihmësmjekes që nga mosha 18-vjeçare dhe deri sa doli në pension me nderime dhe me respekt. Ishte një ndihmësmjeke model dhe e respektuar nga gjithë kolektivi dhe pacientët.

Model i nënës shembullore, bujare e qeshur dhe e thjeshtë, kështu do ta kujtojnë gjithmonë Biken të afërmit, shokët, kolegët dhe bijët e saj.

Shpirti i saj i pastër dhe bujar i duhej Nënë Terezës për qëllime akoma më të larta. -
I nderuar dhe i respektuar qoftë përjetë kujtimi i kësaj bije të perëndisë.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME (09.18.2014)
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]