E Premte, 03.29.2024, 03:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPË
Nga ZEF SHTJEFNI

E Enjte, 10.23.2014, 08:13am (GMT+1)



Shqiptarët dhe serbët duket sikur janë armiq të betuar mes tyre, por kjo ndodh vetëm për ata që jetojnë në shtetet respektive, në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Ndërsa nëpër Europë, serbët dhe shqiptarët nuk janë armiq mes tyre, por shokë, miq dhe shpeshherë partnerë të sipërmarrjeve të suksesshme. Më mirë se me njëri-tjetrin, serbët dhe shqiptarët e Kosovës nuk punojnë dot me asnjë popull tjetër. Lidhja e tyre është e ngjashme me atë të shqiptarëve dhe italianëve. Serbët nga ana e tyre, shkojnë më mirë me shqiptarët e Kosovës sesa me rusët nëpër Europë. Nga mëngjesi në darkë, po të ulesh për kafe me shqiptarët apo me serbët dëgjon shpesh telefonata: "Mirëdita Dragan, kam probleme me energjinë elektrike". Apo: "Mirëdita Brahim, a do ta pimë një birrë"? Të tilla refrene çdo ditë t'i kap veshi në qytetet europiane. Qindra mijëra kosovarë dhe serbë nëpër Europë e identifikojnë veten me të qenit ballkanas. Kanë temperamente të ngjashme, gjellë të ngjashme, muzikë të ngjashme dhe tradita po aq të ngjashme. Kështu më pohonte edhe një miku im austriak, Kristiani. "Kanë thuajse njësoj dasmat, rakinë, verën, mikpritjen, nxitimin, gjaknxehtësinë dhe tërbimin", vijonte Kristiani me bindje konstatimin e tij. Nga ligjet e fizikës kemi mësuar se dy ngarkesa të njëjta shtyhen. Por njerëzit nuk janë magnete dhe ky ligj funksionon për shqiptarët dhe serbët vetëm kur gjenden në shtëpitë e tyre, pra në shtetet respektive. Kur janë në Europë a gjetkë, ndodh e kundërta. Këtu humbin mes kombeve dhe kulturave të tjera më të avancuara dhe e shohin se janë një pikë uji mes oqeanit njerëzor. Atëherë e kuptojnë çfarë do të thotë të jesh fqinj dhe sa nevojë ke të kalosh mirë me fqinjin tënd dhe të ecësh përpara si të tjerët. Jeta dhe puna më kanë dhënë mundësi dhe mua që të njoh shumë serbë. Një natë na ftoi për darkë një inxhinier nga Beogradi, pasi  kishte mbaruar një rikonstruksion dyqani në Pragë.

Një mikpritje shembullore. Njësoj si të ishim në një familje shqiptare. Por kur e rrotulluam bisedën te politika dhe i zura në gojë Milosheviçin, filloi të shpërfytyrohej. Një ditë tjetër kishim thirrur një grup serbo-kosovarësh për riparime të ndryshme. Filluan të ziheshin mes tyre dy serbë. Njëri punonte në Europë prej shumë vitesh. Ndërsa tjetri kishte pak kohë. Ziheshin për Gjingjiçin,(ish-kryeministrin serb), të cilin në atë kohë, sapo e kishin vrarë. Ai, që sapo kishte ardhur nga Serbia e quante Gjingjiçin tradhtar dhe thoshte se mirë ia bënë që e hoqën qafet. Tjetri, ai që punonte prej shumë kohësh në Europë, i thoshte bashkëkombësit të vet: "Je trutharë dhe mjerisht si ty ka shumë në Serbi. Ky mentalitet na ka lënë prapa dhe do ta shkatërrojë Serbinë. Gjingjiçi ishte europiani dhe patrioti i vërtetë që i duhej Serbisë". Puna shkoi keq mes tyre, saqë po të mos ishte aty afër një djalë nga Kosova, do të kacafyteshin. Në dy qytete të Europës ku punoj kam rreth meje të paktën 20-25 sipërmarrje serbo-kosovare që i njoh unë, të cilat punojnë prej shumë vitesh bashkë pa problemin më të vogël. Shkoj në Mynih dhe në Vjenë shpesh dhe njoh akoma më shumë atje. Pra, po flas vetëm për ato që njoh unë. Jam i sigurt se ky bashkëpunim, kjo harmoni dhe kjo bashkëjetesë normale nëpër Europë mes nesh, është shumë e përhapur. Por le të mos shkojmë aq larg. Le të kujtojmë se dhe Pacolli ynë dhe sa e sa biznesmenë të tjerë të njohur si ai, paratë e bizneset i kanë bërë duke bashkëpunuar fort edhe me serbët. Edhe në Kosovë, bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve është konkurruesi më i madh i prodhimeve shqiptare.

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë në treg dhe nëpër panaire po shihen prodhimet serbe. Madje edhe  kioskat e peskavicave kanë kohë që kanë zbritur drejt plazheve tona dhe nëpër evenimente të ndryshme, së bashku me turistët serbë, që sa vijnë e shtohen. Atëherë, si shpjegohet kjo armiqësi kaq e gjatë me ta?! Pse nuk arrijmë ta lëmë të keqën pas shpine edhe ne, siç kanë bërë shumë kombe të tjera në Europë, të cilat kanë kaluar drama e tragjedi edhe më të mëdha se ne?! Pse për një banalitet qesharak, siç ishte droni, plas një urrejtje kaq e madhe sa humbet çdo logjikë e çdo arritje?! Në Ballkan më duket se akoma nuk po mësohemi që çdo kush të jetojë me gjënë e vet. Në Europë nuk të le më njëri të cenosh pronën, tokën, familjen, shtëpinë, biznesin e tjetrit. Në Europë, njerëzit e kanë mendjen gjithë ditën tek ekonomia, te paratë, tek ecja e shpejtë përpara. Me plagët e historisë, me politikën, me sherret nuk ka kush kohë të humbë. Këtu konceptet për jetën janë krejt të thjeshta: ajo na jepet veç një herë. Është shumë e shkurtër, ndaj për kaq jetë sa ka njeriu, ka vend vetëm për kënaqësitë e punës, të familjes dhe të shoqërisë. Për këtë arsye, këtu ku ka rregulla, ku ka kulturë e përparim dhe serbët me shqiptarët janë fqinjë të mirë, shokë e partnerë mes tyre. Kështu që edhe atje në shtetet respektive, e vetmja rrugë që na ka mbetur është ndryshimi  rrënjësor me kokë nga Europa dhe vrapimi drejt saj.
ZEF SHTJEFNI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]