E Premte, 03.29.2024, 06:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT

E Premte, 10.24.2014, 09:53am (GMT+1)



Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të "Javët t Biznesit Kosovar 2014" me Diasporën shqiptare në Izmir- Turqi, e kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Ramadan Hasani, zv. Ministër iZhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe disa biznese nga Kosova u takuan me shoqatën e shqiptarëve "˜Çameria' në shkollën e gjuhës shqipe në Izmir.

Delegacioni i Kosovës u prit nga Huseyin Bayru, Kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Izmirit "˜Çamëria' me ç'rast tha se në kuadër të shoqatës ekziston edhe shkolla për gjuhën shqipe më shumë se 40 nxënës të moshave të ndryshme.

Ai kërkoi që vizita dhe takime të tilla të ketë nga Kosova sa më shumë që është e mundur dhe shprehi një admirim të posaçëm për shqiptarët ku do që janë, duke shtuar se motoja e jonë është "˜Çam-Lam-Gegjemi një degë'.

Sipas një komunikate të AKB-së, në këtë takim ishin të pranishëm edhe disa nxënës të cilët vijojnë kursin e mësimit të gjuhës shqipe në organizim të shkrimtarit Shevket Balla-autor i disa librave me vlera kombëtare të prezantuara në opinion Turk dhe më gjërë. Gjatë takimit patë diskutime emocionale nga ana e përfaqësuesve të shoqatës, duke shprehur dëshirën sa ma shpejt ta vizitojnë Kosovën.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ndihem tepër i nderuar dhe i respektuar në mesin e vëllezërve dhe motrave të trojeve shqiptare nga Çamëria, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku të depërtuar para shumë viteve nga trojet e tyre etnike e që sot në këtë vend po e ruajnë traditën dhe gjuhën amtare shqipe, vlerat e Diasporës Shqiptare në Izmir po e kultivojnë traditën dhe kulturën kombëtare.

"Ju të nderuar vëllezër dhe motra duhet të ndiheni veten shumë të fortë sepse për ju tash do të kujdeset edhe Shteti më i ri në Europë, shtetin e juaj Kosova, e cila ju mirëpret dhe ju fton që të vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkëinvestitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin e etërve të juaj", ka thënë ai.

Shahini shprehi gatishmërinë për të mbështet këtë shkollë shqipe dhe i ftoi të gjithë vijuesit që të vizitojnë Kosovën.

Ramadan Hasani, zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës pasi shprehi kënaqësinë për takimin e organizuar ftoi të pranishmit që të vazhdojnë me mësimin e gjuhës shqipe, të bëjnë thirrje shqiptarëve me origjinë nga të gjitha trojet shqiptare që të vijojnë kurse për mësimin e gjuhës shqipe si dhe shprehi gatishmërinë për t'i pritur në Kosovë.

Kjo vizitë ishte e rëndësisë së veçantë për Diasporën shqiptare por edhe për Delegacionin e Kosovës të mbështetur nga Ministria e Diasporës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]