E Premte, 03.29.2024, 11:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË

E Djelë, 11.16.2014, 05:13pm (GMT+1)

Pronarët e "Fiona's Restaurant" në qendër të Edwardsville po zgjerohen në Caseyville të Illinois të SHBA-ve.

Meny-ja e ushqimeve ka përmbajtje të njëjtë, me sandviçë, petë, hamburgerë, sallata e specialitete të ditës.

"Kanë ushqim me të vërtetë të mirë gjatë gjithë kohës", thotë Terry Bell, 67 vjeç nga Caseyville, teknik i rrjetit të telefonit dhe kapiten lokal i zjarrfikësve, transmeton koha.net.

"Ata kanë një meny të plotë me shumë mundësi, andaj është konstante, nuk ndryshon. Fileto të pulës të skuqura janë të preferuarat e mia, por i kanë edhe ushqimet e mëngjesit i kanë të mrekullueshme. Erdha sot për drekë pasi kanë përgatitur mëlçi me qepë".

Zjarrfikësit dhe policët mblidhen çdo mëngjes në ora 5:30 në këtë restorant për kafe. Stafi i lejon që të futen brenda 30 minuta para hapjes.

Një tjetër myshteri i rregullt është Jimmy Nix, 62 vjeç, një shofer kamioni i pensionuar, që jeton 3 blloqe më larg. Ai po shijonte një tas me supë pule derisa po fliste për Belleville News-Democrat.
"Ushqimi është i mrekullueshëm. Shërbimi është mjaft i mirë dhe çmimet janë të arsyeshme", tha ai.

Ky restorant u hap një muaj më parë në lokacionin që është i njohur më së miri për një shou televiziv, "Restaurant: Impossible" nga shefi britanik i kuzhinës, Robert Irvine.

Në vitin 2013, Irvine me stafin e tij i dhanë një pamje të vet restorantit, i cili atëkohë quhej Caseyville Cafe. Më vonë u quajt Tony's, por ai restorant u mbyll në fillim të këtij viti.

Pronarët e rinj, Landi Skenderi dhe Becky Hamiti mendojnë se mund të kenë sukses, marrë parasysh suksesin me "Fiona's", shkruan Belleville News-Democrat, transmeton koha.net.

"Kemi bërë mjaft mirë deri tani", thotë Landi, 32 vjeç nga Rosewood Heights.

"Kam menduar se do na duhej kohë deri në pranverë për të arritur në këtë pikë ku jemi tani".

Pronarët e restorantit disa gjëra i kanë lënë nga dekori i Robert Irvine dhe stafit të tij, por edhe shumëçka kanë ndryshuar.
"Është vend shumë i mirë dhe komod", thotë Becky nga Edwardsville.

"Është ndjenjë shumë e mirë të jesh këtu".
Landi ishte mbikëqyrës i renovimeve të kuzhinës. Ai bënte shaka duke thënë se kishte shoun e tij personal televiziv, pa kamera.

Të dy, Landi dhe Becky janë shqiptarë. Landi i shpëtoi Kosovës së shkatërruar nga lufta në fund të viteve 90. Becky u largua për në Amerikë 20 vite më parë.

"Isha pronare e një restoranti në Bethalto dhe Landi punonte për mua kur ishte 16 vjeç. Tani ai është partneri im".

Vëllau i Beckyt, Enver Hamiti është pronar i Fiona's në Wood River.

Restoranti morri emrin e vajzës së tij. Anëtarët e tjerë të familjes punojnë në të tri restorantet. Ata e kanë gjithmonë qëllim që t'i njohin myshterinjtë me emër dhe të jenë të përpiktë me porosi.

Punëtoret që nuk janë pjesëtar të familjes, Birttany DeHart dhe kushërira e saj, Erin Farmer, e quajnë veten "vajzat e mëngjesit".

"Ushqimet e mëngjesit janë të mrekullueshme", thotë Amber, 22 vjeçe nga Collinsville, punonjëse në shtëpi të kujdesit shëndetësor.

"Më pëlqen fakti se merr pak nga gjithçka. Patate të skuqura, tre mishra të ndryshme, djathë, ve e tost. E kam provuar 2 herë dhe kam qenë këtu vetëm 3 apo 4 herë", përfundoi ajo.kd


 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)
LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK (11.07.2014)
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESITPortret emigranti nga AJET NURO (10.31.2014)
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]