E Mërkurë, 05.27.2020, 06:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHQIPTARËT FESTUAN JUBILEUN E 25 VJETORIT TË MOTRAVE FRANCESKANE DHE KRISHTLINDJET NË GOPINGEN TË GJERMANISË
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 12.22.2014, 12:55pm (GMT+1)


Krishtlindja është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve, Krishtlindja është festa më e rëndësishme  edhe për të krishterët shqiptarë. Traditat shqiptare e kërshëndellave janë pjesë e traditës shqiptare me zakonet  doket dhe kulluren e vet.

 

 

Këto festa tradicionale pothuajse janë identike në kombin shqiptar në Shqipëri në Kosovë dhe tjerat vende ku banojnë besimtarët e krishterë shqiptarë . Manifestimet e krishtlindjeve tek shqiptarët, nuk kanë ndonjë ndryshim në aspektin e kulturës nga familjet e shteteve të Evropës...

 

Kisha katolike në Shtutgard ,afroj në këtë ambient të këndshëm e komod  shqiptarë  e dy konfeksioneve pos ati katolik edhe të besimit islam, por edhe ortodoks!

 

Misioni katolik  para pak dite organizoj një mbrëmje familjare në Gopingen , që krijuan një atmosferë festive të madhe kushtuar, krishtlindjeve , me çka edhe në atë tubim  ishte numër i madh shqiptarësh të besimit katolik të shoqëruar me të besimit mysliman  dhe ortodoks ,por të nacionaliteti janë një komb me një flamur ,një gjuhë dhe një gjak. Kisha katolike në Shtutgard ,afroj në këtë ambient të këndshëm e komod  shqiptarë  e tri  konfeksioneve pos ati katolik edhe të besimit islam ortodoks që ,dhuruan urimet bashëkombasve të vet katolik për festën e krishtlindjeve.

Kjo festë ka vlera te të  gjitha  familjet që   u afruan ,afër  njeri tjetrit dhe po  sjell lumturi dhe gëzime për festen e krishtlindjeve dhe  për vitin e ri që po i afrohemi.

 

Tubimi pati  vlera te dyfishta meqë u festuan dy festa ajo ,për jubileun e 25-të,të motrave Françeskane me shërbim në  Shtuttgard  dhe Krishtlindjet si festë tradicionale shqiptare  në Goppingen të Gjermanisë. Në emër të stafit, të motrave dhe gjithë atyre që u angazhuan për këtë festë, për shumë mot, gëzuar festën tonë më të rëndësishme dhe  Krishtlindjen” tha meshtari  i kishës katolike në Shtutgart ,At Marian Lorenci që mbajti një meshë kushtuar krishtlindjeve edhe  në Shtutgard në të njëjtën ditë në ora 12.h...I përshëndeti  të pranishmit, po edhe të gjithë shqiptarët kudoqofshin , për krishtlindjet dhe festat e fundvitit.

 

 

Salla e madhe e ishte e zbukuruar në mënyrën më të mirë të  jubileut  të  25-të,të motrave Françeskane dhe Krishtlindjeve .Pamje  ne ceremoninë e takimit njëkohësisht  u ndan shpërblime nga z .Vitor Spaqi  këshilltar në "Misionin Katolik  në Shtutgard.

 

Fytyrat e tyre tregonin ma se miri një bagazh të pasur të kulturës që u krahasonin me popujt e familjes së shteteve të Evropës. Festa e Krishtlindjeve në këtë mbrëmje , sikur i bënin më humanë, më të dashur e më të sjellshëm këta njerëz që komunikonin vetëm shqip.

 



Pamje e korit artistik të "Misionit Katolik në Shtuttgard" me një shfaqje skenike, artistike pranë të pranishmeve në këtë festë të krishtlindjeve me valle dhe këngë!

 

 

Në vazhdim të programit fjalën e morri edhe  z.Vitor Spaqi   që uroj të pranishmit  cilësinë  e këshilltarit pran Kishës Shqiptare Katolike  për   "Jubileun e 25 vjetorit" dhe Krishtlindjeve për vitin 2014.

Ai ndër te tjera tha: Sot kemi shumë arsye të festojmë sepse tashme festojmë se bashku krishtlindjet,por e veçanta është se kemi jubileun e 25-të,të motrave Françeskane të zonjës së papërlyer, të cilat ishin motrat e para që e shkelen ketë vend në  viti 1989. Pra erdhën për ta filluar një veprimtari e cila për ato ishte e panjohur!

Me siguri sot ato përkujtojnë përvojat e tyre gjatë kohës së kaluar shpeshherë të mërzitshme, duke e ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me familjet tona, nganjëherë duke derdhur edhe lot por,rilindjen shpirtërore lulëzonin pa pritshëm dhe ky lulëzim tregon praninë tonë në këtë mbrëmje të ngrohtë.

-Të nderuar bashkëkombës ,shumë ëndrra u realizuan ,shumë të tjera u ëndërruan por të gjitha u bënë realitet. Ka akoma shumë punë për tu bërë, por falë kujdesit që kanë Misionaret dhe Motrat tona kjo bashkësi do të gjallëroj edhe më fuqishëm për çështjen tonë  kombëtare.

Ky institucion bashkoi shume çka,në rend të parë familjet tona, por ajo që mua me bënë gjithmonë krenare është se bashkuan trojet tona, këtu kemi shqiptare te të gjitha trojeve tona etnike. Pra këtu kemi te bëjmë me bashkim shpirtëror të shqiptareve,sepse ne mesin tone kemi vëllezër të besimit mysliman dhe ortodoks. Atëherë siç thoshte Papa Franqesku, citoj:Shqiptarët janë model bashkëjetese për botën“,pra këtë model duhet ta ruajmë si sytë e ballit sepse,kemi një të kaluar të dhimbshme ,dhe të mundimshme që na i krijuan  pushtuesit e përfundoj fjalimin z.  Spaqi.

Dy vogëlush  dolën pran publikut me këngën  "Unë jam shqiptar nga Kosova".Pastaj pati valle  recitime dhe fjalime nga motrat  po edhe  shfaqje artistike nga grupe artistike në kuadër të" Misionirt Katolik" dhe nga Mirdita të ardhur  enkas për këtë festë qe lanë mbresa të mëdha pranë  publikut duke u aplauzuar me dhjetëra herë. 

Vlerat e mëdha  të këtyre  takimeve  kanë edhe në   përmirësimin e  brezit të ri që me  veshjet ,vallet dhe  recitimet për flamurin ,kombin ,Skënderbeun ,Nënë Terezën dhe shumë  figura tjera nxisin atdhedashurinë dhe kultivimin e kulturës shqiptare në mërgatë.

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANI - NËNSHTETËSI E DYFISHTË ME KRITERE (12.21.2014)
PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në MontrealNga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal (12.19.2014)
KLEDI KADIU SHPALLET 'PERSONALITETI EVROPIAN I VITIT' (12.17.2014)
TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në SuediNga SOKOL DEMAKU (12.13.2014)
RUDI VATA - JETOJ I LUMTUR NË ANGLI, SHQIPËRINË E DUA PA INTERES (Intervistë) (12.10.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTDita e Shën GjinitNga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.07.2014)
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)
SHQIPTARI - 100 MIJË PAUND NË BINGO NË LONDËR (12.06.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTPerla natyror e SuedisëNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.03.2014)
EMIGRIMI - PËRFITIMET DHE HUMBJET PËR VENDET E EMIGRANTËVE (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart]