E Djelë, 05.31.2020, 05:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PJETËR MALOTA - KARATEISTI SHQIPTAR I HOLLYWOODIT

E Premte, 01.02.2015, 11:16am (GMT+1)

  
Kohën e tashme në SHBA e përshkruan si kohë karateje, kurse vetë këtë disiplinë nuk e përshkruan vetëm si sport, por edhe si art. Është ky sportisti, koreografi dhe aktori i Hollywoodit, shqiptari Pjetër Malota (Peter Malota Lulgjuraj).

Malota 55-vjeçar, ka një akademi të arteve marciale në qytetin e Detroitit tashmë mbi dy dekada dhe të gjithë nxënësit e tij, janë fëmijë.

Por ajo për çka e njohin më shumë njerëzit në SHBA dhe më gjerë, është bashkëpunimi i tij me yllin e Hollywoodit, Jean-Claude Van Damme në shumë filma aksion, ku në plan të parë ishin shkathtësitë luftarake, shkruan Koha Ditore në numrin e saj festiv.

Por, Malota për aq sa është krenar me karrierën në Hollywood, është edhe për karatenë, për të cilën thotë se ka kontribuar shumë.

Në një intervistë për "Kohën Ditore", ai rrëfen për gjithë karrierën e tij, sportive e kulturore.

"Kam shkollën e karatesë, me të cilën merrem për më shumë se 25 vjet. Karatenë nuk e shoh vetëm si profesion, por si art edhe sport", thotë Malota. "Aktualisht, të gjithë studentët që i kam në shkollë janë fëmijë. Dhe me bindje të plotë mund të them se kjo është kohë e karatesë në SHBA, pasi po adhurohet nga të gjithë, veçanërisht fëmijët".

Edhe Malota kur ishte fëmijë, u dashurua me karatenë. Shkas për këtë ishin bërë filmat me Bruce Leen, të cilët ishin shumë të popullarizuar gjatë viteve ‘70. Malota ka lindur në vitin 1959 në Grudë të Malësisë së Madhe. Mirëpo, në vitin 1973 me familje ishte larguar për të migruar në SHBA, saktësisht në qytetin e Detroitit.

Pikërisht në Detroit edhe filloi dashuria e Malotës për t'u marrë me karate.
"Një vit pas migrimit në Detroit fillova të stërvit karate, pasi gjatë viteve ‘70, artet marciale ishin në modë për shkak se filmat me Bruce Leen kishin pushtuar gjithë kinematografinë botërore", shprehet Malota. "Brenda një kohë të shkurtër, u dashurova me karatenë dhe pothuajse tërë ditën e kaloja në palestër, stërvitja shumë".

Malota, pos stërvitjeve dhe punës, filloi të ëndërronte edhe për Hollywoodin, njësoj si Bruce Lee, idhulli i tij. Dhe në vitin 1979 si një djalosh 20-vjeçar që ende nuk e dinte mirë gjuhën, vendosi të merrte rrugën, e cila më vonë do ta dërgonte drejt famës së madhe. Ai në Hollywood fillimisht u punësua si instruktor i karatesë në shkollën që e kishte aktori i mirënjohur Chuck Norris.

Malota gjatë kohës si instruktor stërviti shumë njerëz të famshëm, përfshirë këtu edhe djalin e presidentit të SHBA-së, Ronald Reagan. "Hapat e parë në Hollywood i nisa si instruktor i karatesë. Kam pasur fatin që të stërviti shumë persona dhe aktorë të njohur gjatë asaj kohe", kujton Malota. "E kam pasur student edhe djalin e presidentit të Amerikës, Ron Reagan Jr dhe kjo në kohën kur babai i tij ishte në Shtëpinë e Bardhë (1984-1987)".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.31.2014)
HISTORI SUKSESI E NJË FAMILJEJE SHQIPTARE NË SHBA (12.28.2014)
SHQIPTARËT FESTUAN JUBILEUN E 25 VJETORIT TË MOTRAVE FRANCESKANE DHE KRISHTLINDJET NË GOPINGEN TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.22.2014)
GJERMANI - NËNSHTETËSI E DYFISHTË ME KRITERE (12.21.2014)
PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në MontrealNga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal (12.19.2014)
KLEDI KADIU SHPALLET 'PERSONALITETI EVROPIAN I VITIT' (12.17.2014)
TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në SuediNga SOKOL DEMAKU (12.13.2014)
RUDI VATA - JETOJ I LUMTUR NË ANGLI, SHQIPËRINË E DUA PA INTERES (Intervistë) (12.10.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTDita e Shën GjinitNga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.07.2014)
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart]