E Mërkurë, 04.08.2020, 01:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ENDRIT SADIKU 19 VJEÇ - KANDIDON PËR PARLAMENTIN E KANTONIT BASELLAND

E Shtunë, 01.24.2015, 09:22am (GMT+1)


"Në qarkun tim zgjedhor unë jam kandidati i vetëm me prejardhje të huaj. Kështu, në parlament do të veproj si përfaqësues i kësaj Kategorie" thotë Endrit Sadiku


Endrit Sadiku është ende nxënës, ka vetëm 19 vjet dhe ka shpallur kandidaturën për deputet në Parlamentin e Kantonit të Basellandit. Emri i tij bën pjesë në mesin e 597 kandidatëve për 90 vendet sa ka ky parlament. Zgjedhjet parlamentare mbahen më 8 shkurt.

Shqiptarët në deri më tash janë të pranishëm në numër të konsiderueshëm në parlamentet (asambletë) e komunave të ndryshme të Zvicrës. Por, në nivelin kantonal, në të cilin po kandidon Endriti, aktualisht janë vetëm tre shqiptarë.


albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me kandidatin më të ri, ku Endriti flet për synimet e tij, preokupimet në politikë, shanset për t`u zgjedhur etj.

albinfo.ch: Jeni shumë i ri dhe tashmë kandidoni për parlamentin e Kantonot. Kur keni filluar të merreni me politikë?
Endrit Sadiku:
Politikisht aktiv jam nga viti 2011, në kuadrin e socialistëve të rinj (Juso) Baselland. Pak më vonë jam anëtarësuar edhe në seksionin e Partisë Socialdemokrate në Füllinsdorf dhe në të dyja organizatat jam aktiv tashmë prej një kohe të gjatë.

albinfo.ch: Përse keni zgjedhur pikërisht Juso-n, gjegjësisht Partinë Socialdemokrate? Cilat janë vlerat që ju kanë afruar me këtë parti?
Sadiku:
Jam aktivizuar në Juso/SP për faktin se ajo si parti mishëron vlera që edhe për mua janë shumë të rëndësishme, si: Barazia e shanseve, drejtësia dhe hapja. Sidomos kur është fjala te hapja, SP angazhohet fuqishëm edhe për njerëzit me prejardhje të huaj. Juso e kantonit Baselland, për shembull, planifikon që së shpejti të lancojë një iniciativë e cila kërkon që të huajt në këtë kanton të fitojnë të drejtën aktive dhe pasive të votës.

Më tutje, ajo që më ka afruar me SP-në është ehe fakti se sipas mendimit tim politika e ndjekur aktualisht nga partia tjetër rivale, SVP/UDC-ja është e papranueshme. Koha kur Christoph Blocher (nga partia në fjalë) ishte ministër federal më ka mbetur shume në kujtesë dhe pastaj te unë ka shkuar duke u pjekur vendimi për të hyrë në politikë për të vënë diçka në lëvizje ose për të arritur diçka. Drejt SP-së më ka tërhequr edhe fakti se askush aty nuk izolohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, nacionaliteti ose orientimi seksual.

albinfo.ch: Në rast se zgjidheni në Parlamentin e Kantonit, në cilat fusha do ta shtrinit angazhimin tuaj politik?
E.Sadiku:
Në Parlamentin e Kantonit do të angazhohem në mënyrë më të specifikuar në lëmin social dhe në politikën e komunikacionit. Mua më pengojnë edhe financimet partiake jotransparente. Te to shihet në mënyrë të saktë se kush në të vërtetë këtu i tërheq penjtë nga prapavija. Politika do të duhej të bëhej për popullatën dhe jo për bashkësi të ndryshme.

Veçanërisht te ne, në fshatin ku jetoj, kemi pasur rastin të shohim se çfarë do të thotë kur qeveria i jep popullit një premtim dhe pastaj nuk e mban atë, siç ka ndodhur në prishjen e rrugës Rheinstrasse.

albinfo.ch: Cila është fuqia aktuale e SP-së në Parlamentin e kantonit?
Sadiku:
SP me një elektorat prej 22% është grupi i dytë parlamentar në Këshillin e Kantonit. Kjo do të thotë që ky fraksion është ende larg nga pasja e primatit në parlament siç ka treguar për shembull debati për shkurtimin e lirimit të premive të sigurimit shëndetësor për familjet dhe të rinjtë. Në këtë pikë, SP mjerisht nuk ia ka dalë të imponojë qëndrimin e saj. Në këtë mënyrë po kursehet në kurriz të më të varfërve edhe pse premitë, në një krahasim në nivelin e Zvicrës, janë ngritur në kantonin tonë (mesatarja 5%) më shumë se kudo. Kjo është një zgjidhje jo korrekte.

albinfo.ch: Nga 7 kandidatët e listës së SP-së, ku jeni edhe ju, a ka edhe ndonjë kandidat tjetër me prejardhje të huaj?
Sadiku:
Jo, në kuadrin e SP-së në qarkun tonë zgjedhor unë jam kandidati i vetëm me prejardhje të huaj. Kjo do të thotë po ashtu që unë në parlament do të veproj si përfaqësues i kësaj kategorie të popullatës. Unë njoh shumë probleme dhe kërkesa të këtyre njerëzve, të cilat me siguri do t`i bart në parlament për zgjidhje.

albinfo.ch: Për çka do të ju votonte për ty një votues ne përgjithësi ose një votues me prejardhje të huaj?
Sadiku:
Mendoj se kjo gjë shihet qartë. Si një i ri, unë mund të sjell me vete në parlament një perspektivë krejtësisht të ndryshme. Mosha mesatare e sotme aty është rreth 53 vjeçare dhe, deputeti më i ri ka 35 vjet. Koha e kolltukofagëve ka mbaruar. Rinia e sotme është e nesërmja e Basellandit. Nevojiten mendje të freskëta me vizion, guxim dhe me shtytje drejt përparimit. (B.SH.)

Kush është Endrit Sadiku

Endrit Sadiku është 19 vjeç, politikan i ri që po kandidon për Parlamentin (Landrat) e Kantonit Baselland, në zgjedhjet që mbahen më 8 shkurt. Ai përfaqëson qarkun zgjedhor të Pratteln-it, gjegjësisht Partinë Socialdemokrate.
Prindërit e Endritit vijnë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Ai vetë është i lindur në vitin 1995 në Altdorf, kantoni Uri. Aktualisht ndjek mësimet në Shkollën e Mesme Profesionale (FMS) në Liestal, me fokus në çështjet sociale. Maturën profesionale të kësaj shkolle, Endriti do ta përfundojë në vitin e ardhshëm, për të nisur pastaj studimet për punë sociale. Vitin e fundit ai ka qenë për gjatë një viti kryetar i nxënësve të Gjimnazit në Lisetal, ku ka organizuar shumë aktivitete kulturore dhe politike.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOKTOROJNË NË ETH TË ZYRIHUT DHE MOTIVOJNË TË RINJTË SHQIPTARË PËR STUDIME (01.23.2015)
PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAXHINJVE 'KRAHBARDHI' NË DÜREN KISHTE FESTËFotoreportazh nga AGIM GASHI (01.19.2015)
ZVICËR - BESNIK EMINI NGA TUPALLA E MEDVEGJËS DIPLOMON SI EKSPERT FEDERAL I PRODHIMIT (01.18.2015)
VLONJATJA KANDIDATE PËR PARLAMENTIN GREK - JAM ZËRI I SHQIPTARËVE (01.18.2015)
KRISHTLINDJET ORTODOKSE NË ARGJENTINË U KREMTUAN ME FLAMURIN SHQIPTAR (01.12.2015)
Mbresa nga klinika e AachenitDR DANIELA KROY - ENGJËLL I MIRËSISË DHE HUMANIZMITNga AGIM GASHI (01.09.2015)
ARBEN BAJRAKTARAJ NOMINOHET PËR AKTORIN MË TË MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (01.07.2015)
SHQIPTARËT 300 VJET NË UKRAINË, SA PAK DIMË PËR TA! (01.05.2015)
PJETËR MALOTA - KARATEISTI SHQIPTAR I HOLLYWOODIT (01.02.2015)
SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]