E Mërkurë, 04.08.2020, 01:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DRIANT ZENELI - 'KUR ËNDRRAT BËHEN DOMOSDOSHMËRI' Trilogjia e Zenelit titullohet “Kur ëndrrat bëhen domosdoshmëri” (2009-2014) dhe do të hapet në datën 18 shkurt

E Enjte, 02.12.2015, 08:28am (GMT+1)


Artisti shqiptar Driant Zeneli prezanton për herë të dytë në galerinë “Prometeogallery” në Milano. Trilogjia e Zenelit titullohet “Kur ëndrrat bëhen domosdoshmëri” (2009-2014) dhe do të hapet në datën 18 shkurt. Cili është premtimi më joshës i lumturisë që fshihet pas një gjendjeje të përgjithshme zhgënjimi?

Vepra

 

“Kur ëndrrat bëhen domosdoshmëri” heton rëndësinë e përpjekjeve performuese, me qëllim ripërcaktimin e konceptit të dështimit, utopisë dhe ëndrrave, si momente fondamentale në ndërtimin e mundësive të reja. Ky punim përbëhet nga 3 video. E para është “Ëndrra e Icarus-it ishte që të bënte një shtëllungë”, pra një përpjekje për të krijuar një shtëllungë, duke fluturuar me parashutë. (Icarus është djali i figurës mitologjike greke Deadalus-it, që ndërtoi labirintin për mbretin e Minos të Kretës). Në videon e dytë, “Disa thonë se hëna është e thjeshtë për t’u prekur”, artisti hidhet nga një lartësi me litar në përpjekje për të kapur hënën në ditën kur distanca e saj me tokën është më e shkurtër. Ndërsa në videon e tretë “Mos e shiko diellin kur pret ta kapërcesh”, artisti vendos që të kapërcejë diellin menjëherë pas kalimit të kometës “Lovejoy”, duke kaluar në perimetrin e orbitës së saj, pa u goditur prej kometës.

Pra, në të tria videot, artisti përpiqet që të arrijë objektiva, që perceptohen gjerësisht si të pamundura. Pjesa më e madhe e videove përbëhet nga parashikimet dhe nga përgatitjet e artistit për të përmbushur objektivat, dhe pas tyre, vijnë menjëherë tentativat reale për arritjen e objektivave, duke krijuar një këputje konsekuente të iluzioneve. Imagjinata e tij nuk është aspak e tharë nga dështimet në jetën personale, apo nga dështimet shkencore, përkundrazi. Ajo i pranon sfidat deri në reflektim edhe për kërkimin shkencor, i cili mund të kthehet në një angazhim apo premtim.

Videon “Mos e shiko diellin kur pret ta kapërcesh”, artisti e ka publikuar për herë të parë në “Prometeogallery”. “Disa thonë se hëna është e thjeshtë për t’u prekur”, është prezantuar për herë të parë në Bienalen e Venecias në vitin 2011. “Ëndrra e Icarus-it ishte që të bënte një shtëllungë”, është fituese e festivalit për artistët e rinj kontemporan në Trieste.

Biografia


Driant Zeneli (1983) ka lindur në Shkodër, por jeton dhe punon në Romë. Në vitin 2011 përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Venecias. Në vitin 2008 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Artit Kontemporan, “Onufri” dhe një vit më pas, fitoi Çmimin e Artistit më të Mirë të Ri Evropian në Trieste. Ai ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare si: Viafarini, Milano (2014); GAM, Torino (2013); Bienalja e Shtëpisë së Bardhë, Athinë (2013); KCCC, Klapeda (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castilla León (2012); TICA, Tirana (2012); Bienalja e Pragës (2011); Project Space, Bejrut (2011); Trongate 103, Glasgou (2011); Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2010); Muzeu i Artit Kontemporan “Villa Croce”, Xhenoa (2009); Studio Tommaseo, Trieste, (2009); Galeria Kombëtare e Tiranës (2008).
ERLAD DELIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKJET LEGALE - ËNDRRAT E REALIZUARA (02.08.2015)
U MBAJT MBLEDHJA E KËSHILLIT DREJTUES TË VATRËS (02.02.2015)
KOSOVA ENDE NUK E KA REGJISTRUAR DIASPORËN E SAJ (01.29.2015)
PARATË E DIASPORËS 'SHPËTIM' PËR TË RINJTË NË KOSOVË (01.25.2015)
ENDRIT SADIKU 19 VJEÇ - KANDIDON PËR PARLAMENTIN E KANTONIT BASELLAND (01.24.2015)
DOKTOROJNË NË ETH TË ZYRIHUT DHE MOTIVOJNË TË RINJTË SHQIPTARË PËR STUDIME (01.23.2015)
PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAXHINJVE 'KRAHBARDHI' NË DÜREN KISHTE FESTËFotoreportazh nga AGIM GASHI (01.19.2015)
ZVICËR - BESNIK EMINI NGA TUPALLA E MEDVEGJËS DIPLOMON SI EKSPERT FEDERAL I PRODHIMIT (01.18.2015)
VLONJATJA KANDIDATE PËR PARLAMENTIN GREK - JAM ZËRI I SHQIPTARËVE (01.18.2015)
KRISHTLINDJET ORTODOKSE NË ARGJENTINË U KREMTUAN ME FLAMURIN SHQIPTAR (01.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 

 
VOAL
[Shko lart]