VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË BRONX U PËRKUJTUA 104 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE

E Premte, 04.03.2015, 10:25am (GMT1)


"Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise e Shqiperise"

Kryengritja Malësore e vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, të shtunën është kremtuar me solemnitete të medha, edhe në qytetin e Bronxit - New York. Qindra bashkëatdhetar shumica e tyre malësorë nga kjo trevë, nën organizmin e Shoqatës Malësia e Madhe nga New Yorku, e cila është një subjekt i ri, si fryt i bashkimit të Shoqatës Dede Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, kremtuan në lokalin e njohur Maestro's në Bronx, 104 vjetorin e kësaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavarësisë së shtetit shqiptare një vit më pasë, kur më 28 Nentor 1912, në Vlorë u shpallë Pavarësia e Shqipërisë.

Në mesin e pjesëmarrësve ndodheshin edhe disa personalitete e veprimtare të dalluar të komunitetit tonë, përfaqësues të klerit katolik, aktivistë, studentë, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, gazetarë dhe lider të komunitetit, të ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave me të cilat kanë bashkëpunim malësorët.

Jehona e kesaj ngjarje te madhe me protagonist treven simbol te shqiptareve, Malesine e Madhe, edhe pse per 50 vjet te sundimit komunist, u la ne harrese, ne njeren dhe anen tjeter te kufirit "shqiptaro -shqiptare", jo vetem nuk eshte zbehur, por, ajo eshte kremtuar dhe tingellon sot me aktuale se kurre. Pasi tokat e Shqiperise Etnike, jane jo vetem te ndara, por mbi te gjitha shqiptaret ende nuk e kane realizuar ate endrren e tyre shekullore, per bashkimin e te gjitha trojeve.

Gjithësesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise dhe Shqiperise, duke na e kujtuar se liria jone, ndoshta si tek asnje popull tjeter ne Bote, i ka themelet ne gjakun e te pareve tane. Pa dyshim epopeja e lufterave heroike ne Malesine e Madhe, e malesoreve me ne krye prisin legjendare Dede Gjo Luli, eshte nje thesar brilant qe rnban te gjalle kujtesen e brezave te sotem dhe atyre qe do vijne, se çmimi i mbijeteses sone ka qene teper i shtrenjte, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.

ipas historianeve shqiptare, thuhet se :"Sidoqofte, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 eshte shpallja "de Facto" e pavaresise se krejt Shqiperise, se ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë, ishte "de Jure", ose me saktë nënshkrimi zyrtar i pavarësisë së Shqiperisë.

Ky solemenitet u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë. Poashtu, me një minutë heshtje, janë kujtuar të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.

Mbrëmjen e drejtoi njëri nga aktivistët kryesor të Shoqatës, z. Sandër Sinishtaj - duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të unitetit për të cilin kemi shumë nevojë.

Krye -Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj darke! si dhe përshëndeti 104 - Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe, me një fjalim kryesisht me përmbajtje atëdhetare e kombëtare.

Folësi i mbrëmjes ishte Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj i cili foli për kryengritjen, por edhe për figurën qëndrore të saj- Dedë Gjo Lulin, duke kujtuar edhe 100 vjetori i vrasjes së Dede Gjo Lulit, figurën e këtij prijësi, pak me gjerësisht.

Profesori, gazetari dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj, në mes të tjerash, ka thënë se Dedë Gjon Luli nuk luftonte vetëm për Hotin e Malësinë, por, për të gjithë shqiptarinë. Camaj - theksoi se "Dede Gjon Luli i dha gjithëka kishte Shqipërisë, duke ia falë atdheut të tij, të dy djemtë Gjergjin, që u vra më 20 shtatorë të vitit 1912 dhe Kolën, të cilin e helmuan në Vlorë në vitin 1918 - kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin internuar. Për atdhe u flijua edhe vetë Dede Gjon Luli, në moshën 75 vjeçare,ku e vrau dora e zgjaturë serbë në Mirditë më 24 shtatorë të vitit 1915." sqaroi professor Camaj në fjalën e tij
Në vazhdim ka përshëndetur edhe profesori Lulash Palushaj, që jeton në Detroit.
Fjalimi i Palushajt, u ndoq me interes për thirrjen e bërë e tij, nëpërmjet këtij fjalimi për bashkim malësor e kombëtarë . Noshë Rroku Camaj në fjalën e tij, e ka vënë theksin tek mos egzistenca e Komunës në Malësi, duke pyetur " se çfarë feste festojmë ne kur Malësin e kemi të pushtuarë?"
Ndër të tjera ka mbajtë fjalën e tij edhe kryetari i shoqatës Malësia në Nju Jork, Ejllo Berishaj:

"Në emër të shoqatës, tha kryetari i dy shoqatave të bashkuara, ju faleminderojmë për pjesëmarrjen tuaj këtu në këtë mbërmje solmne të festimit të 104 vjetorit të Kryengritjes së Malësis se Madhe me në krye legjendarin dhe heroin e popullit - Ded Gjon Lulin".

Më pas ai duke kujtuar këtë ngjarje, tha se :"Sonte, jemi tubuar për të shënuar datën e kryengritjes së Malësisë , 6 Prillin - 104 - vjetorin e ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në Majën e Bratilës së Deçiqit legjendar . Datë, kjo e ndritshme për kombin shqiptarë dhe krenari për Malësin e Ded Gjon Lulit, katër malet e Malësisë, që u bashkuan për të i dhën goditjen më të fort, sunduesit 500 vjeçarë, turqëve osmanlli . Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dërdhen gjakun për lirinë e Malësisë, pavarësinë e Shqipërisë , të pavdekshëm qofshin ata që ngritën flamurin kombetar".

E fillova, kështu këtë fjalim përshëndetës, tha kreu i shoqatës, zoti Berishaj, ngase këtë natë i ja kushtojmë kryengritjes i ja kushtojmë heroit tonë kombëtar Ded Gjon Lulit, dhe bashkëluftarve të tij .

Duke shfrytëzuar këtë festë dhe bashkimin e malësorëve kryetari i kësaj shoqate, zoti Ejllo Berishaj, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, për prezencën dhe për kontributin 20 vjeçarë, që kan bër që të dy shoqatat Fondit Humanitar Malësia dhe Ded Gjon Luli, si shoqatat më të dalluara dhe të shkëlqyera në aspektin e ndihmave të shumta për vendlindjen, i quajti ai .

"Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, tha kreu i kësaj shoqate, vepronë tani me unifikimin e dy shoqatave, me premtimi se sa ma shume të bashkohemi me bindje, dhe akivitete e kontribute aq më shumë të bashkuar, dhe më të fort dhe më të suksesshëm do jemi ,dhe me shpres se ky unifikim i joni do nxierr gjumin edhe atyre partive politike shqiptare në Mal të Zi, që nën shembullin tonë edhe ata të unifikohen dhe të veprojnë së bashku për të mirën e shqiptarve në Mal te Zi", u shpreh kryetari i shoqatës Malësia nga Nju Jorku.

Më pas ai kujtojë se jemi këtu së bashku, për të festuar - 104 vjetorin e Kryengritjes së Malësis së Madhe , por vazhdojë Berishaj, "jemi këtu së bashku edhe për të dhën shëmbull të tjerëve se si duhet të bashkohemi për të mirën e përbashkët . Dua, të ju them , shpjegojë ai, se shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, do të vazhdoj të ndihmojë Malësinë tonë dhe gjitha trojet shqiptare - kudo që të jet nevoja për të ndihmuar, kudo ne do të angazhohemi për të mbrojtjur dhe garantuar lirinë, të drejtat tona dhe për rregullimin e statusit të popullit shqiptar që jetonë nën Mal të Zi".

Brishaj, premtoj në emër të shoqatës, se do angazhohen për ngritjen e nivelit të arsimit dhe kulturës në Malësi, do kryejnë veprimtari humanitare në forma të ndryshme të asistimit për të ndihmuar popullin e Malësisë .

"Duke shtuar aktivitet e tona, këtu në diasporë, tha Berishaj, siç janë komunikimi me shoqatat e tjera, këtu dhe në vendlindje , institucionet ndërkombëtare, zyrtarë të adminisratës amerikane, senator e kongresmen , qendrat fetare dhe me shoqata të ndryshme. Dhe, duke, përkujtuar dhe shënuar data dhe përvjetore, ngjarje të ndryshme të historisë sonë kombëtare, ne do organizojmë sa her të nevoitet, në komunitet protesta dhe mitingje dhe nënshkruajmë peticione, për avancimin e të drejtave tona kombëtare , qe na mohohen nga shteti i Malit te Zi ,dhe të drejtat të shqiptarve kudo në rajon" ka nënvizuar ai .

Në këtë takim , veçanarisht, është vlerësuar pjesmarrja e lartë, shkruan shtypi shqiptarë online, duke prezantuar edhe Kryetarin e sapo zgjedhur i shoqatës Malësia në New York, intelektualin Prof. Ejllo Berishaj, i cili në fjalën e tij, pasi i ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan këtë mision, tha se pas pak ditësh do të organizojë një tjetër takim, me theksin e veçantë tek shpallja e Malësisë Komunë.

"Mos realizimi i së cilës, është shprehur Berishaj, do na çojë deri edhe në protesta, ai ka thënë se misioni ynë është të ndihmojmë Malësin, në të gjitha drejtimet, por pa harruar edhe ruajtjen e gjuhës, të historisë si dhe vlerave tona edhe këtu në Diasporë, që të mos asimilohemi."

Këtë solemnitet me një program me recitime dhe këngë patriotike e kan përshëndetur edhe nxënësit e Shkollës Shqipe ne Bronx. Ndërkohë, që me një recital rreth Kryengritjes së Malësisë dhe gjëndjes së shqiptarëve në Mal te Zi e ka përshëndetur rapsodi Nosh Rroku Camaj.

Një voglushe me emrin Tina Ivezaj - ka qenë e veçanta e këtij programi. Professor Gjokë Gojçaj në një postim të tij në rrjetin shoqëror facebook, thotë se :"E veçanta e këtij manifestimi, ishte artistja ma e re e komunitetit, si e ka quajtur ai - voglushen 4-vjeçare Tina Ivezaj, me këngën " Jam malësorë, Jam shqiptarë"..

Darka solemne "Kryengritja Malesore e vitit 1911", u shoqerua me nje program artistik te pergatitur nga pjestaret e SHKA "Bashkimi Kombetar", dhe grupin e fëmijëve të "Shkollës Shqipe" në Bronx. Programin e bëri edhe me te pasur dhe më të disponueshëm me këngë e valle popullore nga repertoari i pasur i këngëve të saj, këngëtaria e mirënjohur nga Malësia , Lirie Dedvukaj e orkestruar nga muzikantët Liridon Ulaj dhe Kreshnik Ahmetaj.
BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.