E Martë, 08.20.2019, 01:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
RILIND VESELI - TALENTI I SHKOLLËS SË FUTBOLLIT AMERIKAN QË ECËN NË RRUGËN E ËNDRRAVE KUQ E ZI

E Djelë, 04.05.2015, 05:02pm (GMT+1)



Dymbëdhjetëvjeçari strugan - Rilind Veseli, futbollisti i shkollës së futbollit amerikan , talenti i të cilit me krenarin prindërore, pohohet se është zbuluar qysh në Strugë në fushat e futbollit me bashkëmoshtarët e tij atje, adhuron edhe lojën e Mess-it. Ka simpatin dhe të traineret Zach Dean dhe Gareh të cilët jan trainer Te Red Bullit (ETA) . Por, nuk mund t'i ndajë ata duke ëndërruar, që një ditë mund t'u ngjajë atyre, dhe të veshë edhe ai fanellën e ëndërrave Kuq e Zi.

PATERSON NEW JERSEY : Rilind Veseli, është një ndër ata fëmijë të shumtë shqiptarë në Amerikë, i cili është bër pjesë e shkollës së Futbollit amerikan, me shpresën dhe ëndrrën e tij, se një ditë, edhe, ai ndoshta do të ketë fatin që të veshë edhe fanelën Kuq e Zi . Megjithëse, ai , tranierët dhe prindërit e tij, Adi dhe Sabije Veseli, veprimtar të dalluar në komunitet, janë të vetëdijshëm, se "nuk është aspak e lehtë, por ai me talentin e tij, shpreson se e ka nisur rrugën prej nga zbulimi deri tek suksesi".

Në Nju Xhersi, ku jeton dhe luan tani talenti strugan, ai është vendosur në "shenjestër" të tranierëve dhe specialistëve të futbollit . Futbollisti dymbëdhjetëvjeçar Rilind Veseli, nuk do të mbërrinte deri në skuadrat e sistemit zinxhir më të njohura për futbollin në SHBA- sikur të mos kishte talentin personal futbollistik.

Rilind Veseli, i cili ka lindur me 20 - Korrik -2003 në qytetin Pompton Lakes, të Nju Xhersit , ishte vetëm katërvjeçar, kur nisi të luante futboll me bashkëmoshatarët e tij, Dhe, atë fillimisht si çdo fëmijë vetëm për argëtim, kur u pikas nga specialistët amerikan, që i thanë prindërve të tij, që ai vetëm të vazhdonte të luante dhe të mos demoralizohej për të tjerat, se gjatë rrugës ai mund t'i përventësonte të gjitha vetitë e duhura.

Rilindi, pastaj u regjistrua në shkollën fillore, në qytetin e lindjes , shkollën "Lincoln School" në Nju Xhersi dhe menjëher u aktivizua në gup-moshat për futboll po për këtë shkoll.

Mirëpo, vlen të ceket se me futboll , Rilindi, "lindi" ose filloi të merret qysh në moshën 4 vjeçare, prej se kur filloi të lidhet edhe shpritërisht, edhe me vendlindjen e prindërve tij- Teksa, ai filloi të luaj futboll me atë të rrugicave dhe fushave të barit, lëndinave të parqeve të qytetit të Strugës, kur për çdo vjet ai së bashku me prindërit kalon pushimet verore, në Strugë perlën e qyteteve shqiptare, i cili është edhe qyteti i lindjes të prindërve të tij Adit dhe Sabijes.

Pra, Struga dhe bashkëmoshatarët e tij ; padyshim që jan "vendlindja" e futbollit, motivimi dhe shpriti futbollistik, për atë do të mbeten "zbulimi" mbasi Rilindi, i cili aty filloi të luajë futboll me djemtë e të njëjtës moshë, të cilët edhe sot i kujton me shumë mall dhe dashuri.

Kurse, në Amerikë, klasën e parë, tregojnë prindërit e tij, Rilindi, u aktivizua në këtë llojë sporti - pra Futbollin që këtu në Amerikë, amerikanët e quajnë Soccer.

"Kur, një nga mësuesit e tij të lëndës së fizkulturës, erdhi dhe na takoi para gjashtë vjetësh dhe na tha se ishte në kërkim të talenteve, dhe njëri prej tyre ishte përzgjedhur djali ynë Rilindi, për ne ishte befasi" thonë prindërit e tij, të cilët nuk kursjen asgjë tani që ai të bëhet një futbollist i mirë.

Atij dhe prindërve të tij, edhe sot i ka mbetur në mëndje - ajo ditë, kur Rilindi ishte në një lojë , futbolli në fushën e shkollës dhe një trajner i skuadrës së njohur të shkollës së futbollit Red Bull, për moshat e reja, kishte ardhur në kantonin Pomton Lakes, për të përzgjedhur talentet të rinj për shkollën e futbollit në Nju Xhersi, dhe çudidërisht, thanë ata ai u përzgjodhë në mesin e fëmijëve talente, që mund të kenë të ardhme të shkëlqyer futbollistike. "Edhe, kësaj rradhe me një herë i ra në sy Rilindi, dhe traineri i tij na udhëzoi që ta regjistrojmë në akademin e sportit të "Red Bull (ETA)" në New York", tregonë sot Adi babai i tij me krenari.

Kështuqë, djaloshi dymbëdhjetëvjeçar, shqiptar i lindur në Amerikë, u ra në sy skautëve amerikanë, të cilët treguan vëmendje ndaj struganit me premtime për të ardhmen, prej tyre.

Prej asaj dite ai për çdo vitë tani - regullisht luan me ekipet e shkollës sesionin dimëror në salla të mbyllyra, gjatë sesionit dimëror në ,,Indor Soccer,, dhe sesionin veror e luan në fushën e blertë të futbollit "Travelling Soccer" për skuadrën e moshave zinxhir "Red Raiders" .

Simbas, specialistëve të futbollit, të veçantat dhe ato që e dallojnë këtë për të qenë edhe ai një talent futbolli, janë:" Ato, se ai është shumë i aftë të luaj në çdo pozicion , duke u dalluar në manovrim dhe goditjen e fort të topit, si dhe spikat se luan me këmbën e majtë , por përdor majft mirë edhe të djathtën në lëvizjet taktike gjatë lojës".

"Rilindi, shquhet, sepse ai i njeh mjaft mirë rregullat e lojës, çka padyshim ai e ka më të lehtë edhe luajtjen në fushën e blertë", thotë njeri prej trainerëve të tij, në shkollë.

Barcelona, thotë ai vetë është ekipi i preferuar i im - dhe nuk fsheh ëndrrën e tij se Mesi dhe Ronaldo janë lojtarët më të admirueshëm dhe që Rilnidi ëndërron......! dhe se ëndërra Kuq e Zi ka hyrë në zemrën e tij!

Ne mësuam se për djaloshin shqiptar, tani janë të interesuara të gjitha shkollat futbollit në Nju Xhersi , që t'a kenë në ekipin e tyre në skuadrat e shkollave. Aktualisht, emri tij, thuhet se është futur në planet e disa trajnerëve që e njohin dhe e duan në ekipet e tyre. Rilindi, në rrjetin shoqëror facebook dhe tweeter, ka bërë për vete edhe fansat e tij.

Kartoni i tij shënon se specialistët, që kanë punuar me Rilindin - janë të shumtë duke filluar nga ata të shkollës deri tek ata të akademive të Futbollit:

Ata që kan punuar deri tani me talentin shqiptar Rilind Veseli, janë : Traineri Lawrence Krewer, teksa aktivizohej me Red Bull(ETA) shtator 2009, Diane Rennar tetor 2010.

Ndërkohë, që në janar 2011 , ai aktivizohet me Anthony De Francesco, deri në shtator 2011 me Stephen Keating. Përsëri në janar 2012 ai luan me Lawrence Krewer. Teksa, në mars 2012 kalon me Red Bull,. Në janar 2013 ai luajti me Dave Deyo . Në janar 2014, Rilindi, luan përsëri me Anthony De Francesko, deri sa në shtator 2014 kaloi tek (ETA) Red Bull Franklin Lakes.

Rilindi, ka pasur fatin të stërvitet me trajnerët më të mirë të shkollës së futbollit në Nju Xhersi si: Traineri - Coach Gareth Tyack - 2014, me trainerin Zach Herold - sesionin dimëror 2014-2015 dhe trainerin Dean Atkins sesionin dimëror 2015. Dhe, që nga në janar të këtij viti( 2015 ) është nën stërvitjen tranierit Kimmy Soto në shkollën e tij. Kurse, po prej janarit aktivizohet me ekipin TSF - me trainer Kurt Donladson.

Pirëndërit e tij, dy veprimtar të dalluar të komunitetit , Adi dhe Sabije Veseli e cila është një shkrimtare e njohur e komunitetit, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, thanë se :' Ne si prindër i dëshirojm suksese në futbollë, dhe, do të jemi krahë tij në çdo hapë.- dëshirojmë, dhe shpresojmë që një ditë djali ynë të luaj për ngjyrat Kuq e Zi", thotë Adi dhe Sabija.

Ata, na thanë se ishin krenar për sukseset e Rilindit, dhe se për t'a lidhur sa më shumë me futbollin shqiptar, shtuan ata, ne e kemi aktivizuar Rilindin edhe në grupin e fëmijëve U-12, me ekipin e shqiptareve ,,Albanien Eagles" me trainer Edip Ramadani, me qendër në Paterson. Ndërkaq, janë më se të kënaqur se edhe dy herë ata me këtë ekip të trainerit të apasionuar strugan , Ramadanit, "Shqiponjat e Shqipërisë" si quhet ekipi i tyre, janë edhe fitues të trofeut 2014 -2015.

Dymbëdhjetëvjeçari strugan - Rilind Veseli, futbollisti i shkollës së futbollit amerikan , talenti i të cilit me krenarin prindërore, pohohet se është zbuluar qysh në Strugë në fushat e futbollit me bashkëmoshtarët e tij atje, adhuron edhe lojën e Mess-it. Ka simpatin dhe të traineret Zach Dean dhe Gareh të cilët jan trainer Te Red Bullit (ETA) . Por, nuk mund t'i ndajë ata duke ëndërruar, që një ditë mund t'u ngjajë atyre, dhe të veshë edhe ai fanellën e ëndërrave Kuq e Zi.
BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BRONX U PËRKUJTUA 104 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (04.03.2015)
MËRGIMTARËT QË JETOJNË NË TURQI ANKOHEN PËR PROCEDURAT E MARRJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS (03.30.2015)
SHQIPËRIA TJETËR E NJË ARTISTI SHQIPTARNga ISMAIL KADARE (03.26.2015)
'SHOTA' E ZVICRËS SHKËLQEU NË FESTIVALIN E EMIGRANTËVE NË LUKSEMBURG (03.21.2015)
PESË SHQIPTARË TË PARTISË SË GJELBËR NË ZGJEDHJET E GJENEVËS (03.19.2015)
MBRËMJE KULTURORE NË LONDËR KUSHTUAR 7 MARSIT - DITËS SË MËSUESITFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.19.2015)
NGA BJESHKËT NË BRONKS - UDHËTIMI ILEGAL I SHQIPTARËVE DREJT AMERIKËS Trafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt SHBA, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës (03.18.2015)
JETONI JETËN TUAJ, AJO ËSHTË E JUAJA, ÇMONIE VETËN, DUAJENI ATE DHE MBI TË GJITHA “MENDONI POZITIVISHT SE JA VLEN”… -thotë Xhylfere Spahiu adhuruese dhe predikuese e mendimit pozitivNga SOKOL DEMAKU (03.15.2015)
BIRI IM, LARGOHU!Nga NDRIÇIM MEHMETI (03.13.2015)
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS U SHËNUA EDHE NË OSNABRÜCK TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]