E Enjte, 04.25.2019, 07:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
VLERA E MUNDËSI TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË
Nga Prof. As. Dr. KOLË TAHIRI

E Djelë, 04.05.2015, 07:00pm (GMT+1)




Ne kete punim behen perpjekje per trajtimin e dy çeshtjeve :
1. Problematika e analiza e anketes studimore: «Perse (s) na duhet mesimi i gjuhes shqipe ne diaspore» !?.
2. Shkencat psikologjike e linguistike mbi dygjuhesine(bilinguizmin).

I. PROBLEMATIKA E ANKETES DHE DISKUTIMI

Per te ndihmuar sadopak ne sqarimin e: mentaliteteve, ideve, koncepteve, pikepamjeve, qe-ndrimeve, dhe opinioneve te cilat qarkullojne per ecurin e sotme, pa harruar te kaluaren dhe, sidomos te ardhmen e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe, prane dy shkollave ne komunat : Molenbeek(Bruksel) e Vilvorde(Bruksel) plotesuam nje ankete(pyetsor), me 108 subjekte : prind, mesues, nxenes, ish-mesues e drejtues te kesaj shkolle, antare te kryesise se LASH-it nder vite, si dhe ish mesues te ardhur nga Gjakova e Shkodera, Shkupi e Tirana, Kukesi e Tetova, Fieri e Prizreni, Tropoja e Istogu, Peja, Korça, Gostivari e Miredita, Pre-sheva e Puka, Vuthajt e Juniku, Vushtrria e Hasi, Suhareka e Lezha etj.

- Perberja e te anketuarve: meshkuj - 42 % , femra - 56 %.
- Niveli arsimor varionte: 14 % arsim 8-vjeçare, 29 % te mesem dhe 48 % arsim te larte.
- Zoterimi i gjuhes se njehesuar shqipe; me goje e me shkrim paraqitej perkatesisht : «Shu-me mire» 76 %, «mire» 28 %, dobet me goje 2.8 % dhe me shkrim 3.7 %.
Gjuha shqipe perdorej ne te folurit e perditeshem, ne shtepi, ne 86.9 %.
- Origjina e te anketuarve : nga te gjitha trojet shqiptare te Ballkanit.
- Mosha e te anketuarve varionte : Nga 10-15 vjeç : 20.5 % , nga 30-50 vjeç : 64.5 %, mbi 50 vjeç(gjyshe dhe gjysher) :12.5 %.
- Koha e plotesimit : 2006-2007.
- Ne 6 kapituj e pyetsorit shtroheshin 18 pyetje, me 56 mundesi (opsione), midis te cilave do te zgjidheshin nga i anketuari.

Per hartimin e kesaj ankete dhe sjelljen e te dhenave te studimeve me te reja ne fushen e psiko-linguistikes ka ndihmuar psikologia shqiptaro-irlandeze Enkeleida K. Fitxherald.
Mbas perpunimi matematik dolen problematika te ndryshme, optimiste, por edhe shqetesuese te cilat kane nevoje per analize e interpretim te veçante.

1. Medyshja hamletiane : Integrim e asimilim, apo identitet etnik e kulturor ?!

Ne diskutimin e raporteve midis koncepteve : integrim, asimilim(tretje) dhe identitet et-nik e gjuhesor(mbijetese shpirterore e kulturore) te anketuarit shprehin ide e koncepte te njohura, por edhe te papritura, madje edhe alarmuese. Keshtu, ne pyetjen mbi shkaqet qe pengojne ndjekjen e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe nga femijet shqiptare anketuesit pergjigjen se :
-Mesimi i gjuhes shqipe pengon integrimin e femijeve ne mjedisin shoqeror : 11 % .
- Mesimi i gjuhes shqipe behet pengese per mesimin e gjuhes vendase : 29 % .
- Mesimi i gjuhes shqipe shkakton mbingarkese dhe lodhje per femijet : 24 % .
- Mesimi i gjuhes shqipe pengon perparimin e nxenesve ne shkollen vendase : 16 % .
- Femijet nuk kane deshire te mesojne gjuhen shqipe : 16 % .
- Gjuha shqipe nuk ka asnje vlere ne tregun e punes. : 27 % .
- Mesimi i gjuhes shqipe kerkon shpenzime suplementare per prinderit : 15 % .

Nga nje analize e thjeshte e kesaj problematike dalin disa perfundime:
1. Ne veshtrimin e pare te ketyre pergjigjeve(te dhenave) te ben pershtypje munga e duksh-me e informacioni te sakte shkencor tek te anketuarit per keto ndervartesi. Fatekeqesisht, per te anketuarit rezulton, se mesimi plotesues i gjuhes amtare(shqipe) behet pengese per in-tegrimin, pengese per perparimin e nxenesve ne mesime, penges per mesimin e gjuhes ve-ndase etj. Keto «pengesa», qe nxjerr mesimi plotesues i gjuhes shqipe pohohen, si te tilla, te marra se bashku nga 56 % e te anketuarve, d .m.th., me shume se gjysma e tyre.

Prania e koncepteve dhe opinioneve te kesaj natyre, perveç te tjerash kane bere qe te frekuen-tojne keto shkolla, ne rastin me te mire te jete me pak se 10 % e femijeve emigrante te dias-poeres sone. Per Belgjiken numeri eshte edhe me i vogel. Ky fakt, ne vetevehte perbene problem, ne mos fatkeqesi kombetare per te sotmen e per te ardhmen e diaspores shqi-ptare.

Te nxirren pergjegjesit per kete gjendje eshte njera ane e problemit. Rendesi te veçante merr shpjegimi shkencor i shkaqeve, sociale e psikologjike te tyre, i mundesive reale dhe percaktimi i rrugeve e mjeteve te sherimit te kasaj epidemie mbareshqiptare. Per keto do te ndalemi, ne menyre te veçante, diku me poshte

2. I habiteshem e rrenues eshte mendimi se :
Femijte shqiptare nuk paskan deshire te mesojne gjuhen shqipe, gjuhen e nenes. Kete e kane shprehur 16 % e te anketuarve. Fatekeqesisht, ky numer mund te jete edhe me i madh.

Shkaku i ketij qendrimi negativ te femijeve shqiptare lypset te kerkohet tek bashkesia shqiptare, qe nuk mirret seriozisht me kete problematike kaq te rendesishme, se ciles kombet e tjera i kushtojne vemendje serioze. I pa falshem shembulli dhe qendrimi i prinderve emi-grant, megjithe se, jo kurdohere ata jane fajtor.
Po shoqatat atdhetare, partite politike dhe organizmat e tjera, ne rast se ka çfare bejne, a nuk i trondite nje koncept i tille dhe qendrimet perkatese ? Po shtetet ame e ndiejne pergjegjesine perkates per kete gjendje te fatkeqe ?! Mjerim e fatkeqesi !

Ne keto raste, gjasat me te medha jane, qe prinderve, u mungon niveli arsimor, por kryesore eshte se, ata, pa e ditur kane rene, nen ndikimin direkt te propogandes antishqiptare e cila injektohet tinez, prane filxhanit te kafes e gotes se alkoolit, nga ata qe e kane hale ne sy gju-hen shqipe dhe bartesit e saj, si dhe mjeteve te sofistikuara te kohes.
Nuk perjashtohet mundesia, qe ketu te implikohen edhe faktor negativ te kohes nga te cilet in-fektohen, lehtesisht shqiptaret, por kryesore mbetet pa pergjegjeshmeria shoqerore e veti-ake e prinderve per te ardhmen e femijve te tyre.

Nje perqindje e tille e femijeve qe nuk kane deshire te mesojne gjuhen shqipe tregon se, sho-qatat atdhetare, partite politike etj. e kane lene pas dore edukimin atdhetare te brezave te rinje, nepermjet te mesimit te gjuhes amtare. A nuk eshte ky tregues i faktit se armiqet, me te me-dhenje te shqiptareve jane, vete shqiptaret. Per kete, Konica i madh leshonte kushtrimin, qe kendej nga Brukseli, ne revisten e tij «Albania», ketu e 100 vjet me pare: «Te vijme ne ment…»!

3. Te anketuarit theksojne edhe se : Mesimi plotesues i gjuhes shqipe shkakton mbingarkese per femijet, se ata duhet edhe te çlodhen e te defrejne. Disa permendin edhe, se per kete kerkohen nga prinderit shpenzime financiare shtese etj.

Keto probleme duhen pare konketisht nga shkolla e prinderit, e zgjidhur si pas mendimit shke-ncor psikologjik, sociologjik e pedagogjik, ne pershtatje me gjendje e mundesit konkrete te secilit nxenes dhe seciles familje. Ato jane plotesisht te kapercyeshme, mjafton te mos mun-goje vullneti e perkushtimi perkates.

Kur organizohen mire mesimi dhe veprimtarite e tjera te kesaj shkolle femijet, perveç punes mesimore interesante edhe kendojne, vallezojne e luajn midis tyre, marrin pjese ne shetitje e vizita interesante, pergatisin programe artistike duke shmangur mbingarkesen, duke krijuar lidhje e miqesira te reja dhe njeherit duke u çlodhur.
Ndersa, krahasuar me vlerat formuese qe merr femija, shpenzimet financiare jane plotesisht te justifikuara dhe nuk perbejne ngarkese financiare te paperballueshme.
Pra, as ne pikepamje praktike e financiare, as ne kendveshtrimin pedagogjik e metodik mendi-me te tilla nuk i rezistojne se vertetes.

2.Vlerat e gjuhes shqipe ne tregun e punes dhe jeten e emigranteve ?!

Gjuha shqipe nuk ka asnje vlere ne tregun e punes, pergjigjen 27% e te anketurve.
Ne veshtrimin e empirik e aktual ky fakt duket sikur qendron. Por, po te thellohemi rezulton se, eshte thellesisht i gabuar.

Historikisht, emigrantet shqiptare kane enderuar dhe jane kthyer e vazhdojne te kthehen ne vendlindje. Koha, zhvillimet shoqerore, politike, ekonomike si dhe nevojat kulturore, atdhe-tare, artistike, shoqerore ia rrisin vleren mesimit te nje gjuhe te dyte, aq me teper te gjuhes amtare. Shihni se ç’po ngjet, ne ditet tona, me emigrantet e Greqise, Italise etj., ne çfare situ-ate te veshtire gjenden sot ata femije shqiptar, qe jane te detyruar te kthehen ne shqiperi? Si do t’a ndiejne vehten ne mjediset shoqerore shqiptare kur nuk dine gjuhen shqipe ?

Veshtersite per vazhdimin e mesimeve ne shkollen shqipe perbejne nje problem tjeter te permasave serioze. A nuk duhej qe qeveria shqiptare dhe prinderit t’i kishin dalur perpara nje situate te tille ? Pa dyshim qe po.
Ne favor te mesimit te gjuhes amtare, per veç vlerave utilitare mund te sjellim edhe argu-mente te tjera. :

- Femijet e sotem, neser do te kene nevoja e kerkesa me te medha : per kulture, per infor-mim, per burime dije, komunikime sa me te gjera, per horizonte te veçanta kulturore, histori-ke, te cilat te tjeret nuk i kane. Keto i pasurojne ata menderisht e shpirterisht. Gjuha shqipe do te perbeje per ata nje burim te ri informacioni, sidomos per origjinen, prejardhjen, identitetin e krenarine e tyre amtare, historike e kulturor.

Po, a nuk eshte vlere utilitare per bashkeatdhetaret qe te mesojne, pikerisht ne shkolle gjuhen e njehesuar letrare shqipe qe te komunikojne e kuptohen me mire, te mirren vesh midis tyre ? Gjuha e nenes, fituar ne shtepi nuk ua krijon mundesite femijeve qe te mesojne normen le-trare te gjuhes sone, te mesojne te lexojne e te shkruajne sipas normes letrare te gjuhes shqipe. A nuk eshte kjo e domosdoshme per komunikimet tona ndershqiptare. Mesimi i gjuhes shqipe ne shkolle do t’a bej secilin te afte per te komunikuar me bashkeatdhetaret neper mjet te te gjitha formave te komunikim bashkekohor : shftrytezimin e mjeteve te komunikimit masiv, te internetit etj. A nuk jane te gjitha keto vlera utilitare ne fushen e komunikimit ?

Sjellim nje dialog te derguar Konices nga nje bashkepunetor nga Shqiperia per t’a botuar ne «Albania», aty nga fundi i shekullit XIX-te :
- A do te mesosh shqipen ?
-Jo, or zot, ç’me duhen ato mua !
- Po shqipja eshte gjuha tende, duhet te dish t’a shkruash.
- Une s’ perzihem ne te tilla punera.
- Funt, e shoh qe s’do. Po thuam psene e vertete te kesaj mosdashje.
- Do te verteten ? Nuke ‘del ulefeja(paraja) me shqipen. S’del ulefeja !... aty eshte gjithe puna. Po te dilte ulefeja jane gjithe ata shqiptare qi sot mohojne gjuhen e tyre do t’a gje-nin te mire, te bukur e te shishme…. (nenviz. K.T.)

- C’eshte kjo e shqiptareve qe, perveç ulefese s’duan gjesendi,- alarmohej rilindesi i ndritur ? A nuk flet kjo per «besnikerine» e shqiptarve ndaj mentaliteteve te tejkaluara ?

Fatekeqesisht, edhe pasi ka kaluar me se nje shekull shqiptaret, madje te shetitur neper bote, perseri e vene theksin tek ulefeja(paraja), duke deklaruar, se shqipja nuk ka vlere ne tregun e punes !
Ku vemi keshtu te dashur bashkeatdhetar ?! Do t’a humbasim identitetin tone etnik ?! Do t’i nenshtrohemi asimilimit te thelle, te shkrihemi si kripa ne uj, te mohojme gjenin e gjakun sh-qiptar ?! Vertete do te vazhdojme t’a shesim edhe shpirtin per nje grusht para ? Perse ylefe-ja(paraja) vazhdon te mbetet mbi gjithçka per shqiptaret ?! A eshte e drejte te mohohet keshtu shpirti shqiptar, gjeni i lashte i gjuhes sone ? A do te na fale kombi yne dhe pasar-dhesit tane, te cilet do te jene, ku e ku ma te kulturuar se ne ? Natyrisht qe jo, 1000 here, jo !

Sot, ndihet nevoja per integrime brendaperbrenda shqiptare, ndersa humbja e gjuhes am-tare eshte humbje, jo vetem e atdheut e atdhetareve nga secili, por eshte edhe humbaja e te afermeve, te gjakut tende. E kuj i hyn ne pune nje tehuajsim i tille ?
Ne ditet tona, po shtohet, per here e me teper numri i familjeve te emigranteve tane te cilet, se bashku me femijet e tyre i kalojne pushimet verore ne brigjet e Adriatikut dhe takohen edhe me njerezit e tyre ne Shqiperi. Sa mire ndihen ata femije qe luajn e komunikojne me te afer-mit e tyre bashkemoshatare ne gjuhen shqipe. Gjuha i lidhe, i afron, i miqeson me njeri-tjetrin, ne te kundert ata ndjehen keq, ftohen per njeri tjetrin dhe tjetersohene me gjakun e vet. A esh-te njerezore, e aq me teper shqiptar ky distancim ? Pa dyshim qe jo.

- Sa me te kulturuar, qe do te behen femijet e sotem, aq me teper do t’a ndjejne nevojen per identitet kombetar, per lidhje e komunikim me njerezit e gjakut te tyre.
Shkolla,- thoshte Konica,- nderton njeriun qe don diturine, çmon lirine dhe sakrifikon per atdheun.
Ata do te ndjehen te vetedijeshem per identitetin e tyre etnik, do te ndjehen krenare per figurat e permasave boterore qe ka nxjerre kombi yne i vogel si Skenderbeu, Nene-Tereza, Aleksa-nder Moisiu, Ismail Kadare, nobelisti Ferid Murati, Inva Mula etj. etj.

Emigranteve shqiptare, si evropian te vertete, do t’u lind nevoja, do t’u ngjallet kurreshtja per te ditur me shume per origjinen e kulturen e te pareve te vet, per historin e simbolet e te parve tane, per lashtesine e gjuhes sone amtare etj.. dhe mbi kete baze per te ndihmuar, sa-dopak, me mundesite e tyre bashkeatdhetaret, vendlindjen e tyre, ne permiresimin e imazhit tone ?!

- Neser, emigrantet do te behen biznesmen dhe askund nuk mund t’a ushterojne nje veprim-tari te tille, ku mund te investojne me mire se ne vendin e origjines. Zoterimi i gjuhes shqipe do t’i favorizoje ata per te bere investime te ndryshme, per te ndertuar, apo blere vila ne breg-det, per te kaluar pushimet se bashku me femijet e vet, per te vendosur lidhje miqesore, e pse jo edhe martesore etj. etj.

- Nga ky brez, neser mund te shkojne ne Shqiperi si specialiste, si kuader, studjues, gaze-tare, pedagoge, diplomat etj..Tradicionalisht emigrantet jane kthyer ne atdheun e tyre edhe me fuksione politike e shteteror duke vene njohurite, pervojen dhe energjite e tyre ne sherbim, ne te mire te atdhut te tyre te origjines.Te tille ka edhe sot, ne funksione te ndryshme ne Shqiperi, Kosove e vise te tjera shqiptare.
A nuk do te ishte gje e mire, ne rast se femijet e emigranteve shqiptare, te rritur e formuar ne vendet perkatese te ngarkoheshin me detyren e diplomateve, ne po ato vendet ku jetojne. Perfaqesimi prej tyre i vendit te origjines, do t’i sherbente lidhjeve dhe bashkepunimet midis vendeve ku jane rriture dhe atij te origjines? E njejta gje mund te thuhet per perfaqesimet shqiptare ne organizatat a po organizmat nderkombetare.
Medja shqiptare vizive dhe e shkruar, per here e me teper do te kete nevoje per korres-pondentet e saj ne vende te ndryshme te botes. E kush mund do t’a kryente me mire kete detyre, se sa gazetaret e rritur e formuar ne keto vende ?

Sudjues te ndryshem, nga vende te tjera te botes mirren(albanologe), mbase tere jeten me studime historike, gjuhesore, letrare etj. per Shqiperine e per shqiptaret. Por, perpara kesaj ata duhet te mesojne gjuhen shqipe. Cilet do te ishin me te pershtateshem per detyra te kesaj naty-re? Kush do t’i kryente, me mire keto, se studjuesit me origjine shqiptare ? Kush do t’i shfry-tezonte me mire arkivat e vendeve te ndryshme te Europes me mire se sa shqiptaret qe kane mesuar ne shkolle, fakultete apo kurse te ndryshme gjuhen shqipe ? Atyre do t’u mbete-shin borxhli shkencat albanologjike. Kujtojme ketu rastet e kesaj natyre si Konica, Aref Mati-(Mathieun Aref), Martin Camaj, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Krist Maloki, Sami Repishti etj.

Albanologet, perpiqen qe te prezantojne, sa me mire shqiptaret dhe Shqiperine perpara botes. Kush do te mund t’a bente me mire kete detyre se sa shqiptaret e formuar ne diaspore, te cilet kane zoteruar e njohin gjuhen, historine, kulturen dhe shpirtin shqiptar me te mirat dhe dobe-site e tij.?

- Mjafton te kujtojme se, vetem arkivat dhe bibliotekat e Belgjikes ruajne ne fondet e tyre dokumente, botime, korrespondenca, botime e materiale historike me vlera te medha per his-torine tone, kulturen, gjuhen tone te cilat deshmojne per urat lidhese midis vendeve tona. Kush do te mund te aktivizohej me mire ne kete pune me vlera atdhetare, vlera intelektuale, shkencore etj. ?

- Dihet, se kombet fqinje, nder shekuj kane bere pune te madhe per te popullarizur e njohur Europen e Boten me historine, letersine, artet e kulturen e tyre. Krahas kesaj, ata kane botuar dhe vazhdojne te botojne edhe per denigrimin e shqiptareve perpara opininit nderkom-betar. Keshtu’ ata i kane shkaktuar dem te pallogaritshem imazhit tone, imazhit te shqip-tareve ne bote.

A nuk do te jene keta femije te sotem, qe mesojne gjuhen shqipe te cilet, neser do te ndihmo-jne ne prezantimin me te mire te shqiptareve perpara opinionit boteror ? A nuk do te jene ata, qe do te beheshin perkthyes te shkelqyer te letersise sone artistike e shkencore ne gjuhet e ndryshme te botes ? E jo vetem te letersise, por edhe te vlerave te tjera shpirterore te shqip-tareve ? A nuk do te ishin ata qe do te perkthenin ne gjuhen shqipe veprat e letersis artistike e shkencore te vendeve ku ata jane rritur dhe formuar ?

Po kengetaret, artistet, piktoret, sportistet me origjine shqiptare te formuar ne vendet e tjera te cilet po perfaqesojne Shqiperine ne veprimtarite nderkombetare ?! Sa e bukur eshte kur keta krenohen me atdheun e tyre te origjines, marrin pjese ne veprimtarite aristike, ga-rojne dhe mbrojne ngjyrat kuq e zi, flamurin tone. Sa bukur eshte kur ata flasin edhe gjuhe|n e nenes, shqipen. Ata do te mund te jepnin ndihmes me vlere ne perhapjen e sporteve te reja ne vendin tone dhe rritjen e cilesise se ekipeve tona kombetare. Kujtojme ketu rastin e futbo-llistit te kombetres shqiptare, Lorik Cana, Besnik Hasi, a po futbollistet, me origjine shqi-ptare qe moren pjese ne kampionatin e fundit boteror ne Brazil, ne perberje te ekipeve te vendeve ku jane rritur e pergatitur si ne Zvicer, Gjermani etj. Na vijne ne mendje ke-ngetaret si Saimir Pirgu, Josif Gjipali, Ermonela Jaho, Gerta Ismaili, Mirian Canaj, ba-lerini, me fame boterore Engjell Prelocaj, instrumentisti Edi Papavrami e dhjetra te tjere.

Vendet e Bllokut Komunistte, fqinjet tane, prej kohesh kane gjetur menyrat per zgjidhjen e ketij problemi. A nuk eshte bere edhe per ne domosdoshmeri kjo sfide?! A nuk duhet te nder-mirren hapa e masa praktike per zgjidhjen sa me te shpejte e ne perspektive te ketij problemi ? Kush e ben me sukse nje pune te tille se sa keta intelektual, artiste, sportiste etj. ?
Keto nuk jane fantazira, por relitete te kapshme, realitete bashkekohore dhe, per me teper te nje te ardhmje, fare te afert.

Po, per Imazhin e shqiptareve dhe te Shqiperise kush mud te kontriuboje me mire se intele-ktualet atdhetare te diaspores te formuar ne Evrope, Amerike e vende te tjera, qe ne moshat me te vogla ?
Dikush mund te thote, se si shume po i ngarkon kesaj shkolle dhe ketyre femijeve. Ashtu duket, ne veshtrimin e skeptikeve, indiferenteve, keqdashesve ndaj çeshtjes sone kombeter. A nuk jane instrumentistet, kengetaret, balerinet, sportistet shqiptare etj. te cilet nderojne Shqi-perine dhe shqiptaret ne bote ?

Ashtu, siç veprohet ne deget e ndryshme te artit, sportit, profesioneve etj. ku femijet e nisin rrugen e formimit te vet qe ne moshe fare te vogel. A nuk ia vlen, qe edhe zoterimi i gjuhes se huaj te nis qe ne moshe sa me te re, sa po femija ka mesuar gjuhen e nenes? Pikerisht fo-shnja, ashtu siç gjendet ne «dushin gjuhesor» familjare eshte e domosdoshme te familjarizo-het me gjuhen letrare shqipe gjate viteve te femijerise dhe adoleshences, vite te cilat perbejne periudhen optimale te pervetesimit te gjuhes amtare dhe te gjuheve te huaja.

Vetem, keshtu mund te pretendohet per arritjen e niveleve te larta ne pervetesimin, e gjuhes amtare me goje e me shkrim, zoterimin e gjuhes leterare, te njehesuar. Kjo eshte e nevoje-shme te behet, jo vetem per gjuhen amtare, por edhe per aftesite e talentet e fushave te ndryshme. Fillimi i mire nis ne moshat sa me te reja per te vazhduar pastaj dhe ne moshat e mevoneshme.

Ndjekja e ketij zhvillimi realizohet ne bashkepunim te ngushte midis familjes e shkolles duke ndergjegjesuar per kete femijet dhe adoleshente. Ky eshte obligim i madh familjare dhe at-dhetar. Ketu, nuk eshte fjala qe te gjithe ata qe e vazhdojne kete shkolle do te shkelqejne. Jo e Jo ! Edhe ketu, seicili do te arrije ato nivele qe shtrihen ne mundesite vetiake, aftesite e zote-site konkrete e reale reale te secilit, sipas kushteve dhe mundesive qe krijon familja dhe sho-qeria. E rendesishme eshte, qe secili nxenes qe ndjek rregullisht mesimin plotesues te gjuhes shqipe te aftesohet per te komunikuar, per t’u marre vesh me njerezit e afert, me bashke--atdhetaret kudo qe jane.

Qellimi i kesaj shkolle eshte, qe ata te gjithe te behen atdhetare te mire, me formim shpirteror e kulturore shqiptar te cilet, jo vetem komunikojne, shftytezojne mjetet e informimit ne gju-hen shqipe, por edhe ndjejne diçka per origjinen e tyre, krenohen per te paret tane qe kane arritur te mbijetonin ne rrebeshet e historise.
Ne qofte, se ne rruge e forma te ndryshme do t’a mesojne gjuhen letrare shqiptare mijera e mijera femije me origjine shqiptare, atehere. nuk ka dyshim, qe prej tyre do te dalin edhe dhjetera, qindera e mijera intelektual, artiste, shkencetare, shkrimtare, gazetare, spor-tiste etj. me formim shpirteror shqiptar.

Per analogji, a mund te lindi e te rrenjosen ndjenjat dhe shpirti atdhetar vetm ne moshe te rri-tur ? Kjo edhe mund te behet, por eshte me kosto shume me te larte dhe jo aq rezultative. Per kete, kerkohet qe mesimi i gjuhes shqipe, puna per ngulitjen e ndjenjave atdhetare dhe lidhja me vendin e origjines te nis, pikerisht ketu, ne moshe te vogel dhe te vazhdohet me perkujdesjen dhe investimet perkatese.

Keto nuk jane, vetem deshira, dhe as pretendime, por probleme te cilat i shtron e sotmja dhe aq me shume e ardhmja. Dhe sa me seriozisht qe te mirremi me kete pune, aq me te mira do te jene «korrjet» e se nesermes. Sa mbreselenes eshte fakti qe, femije dhe adoleshent te talen-tuar te lindur ne emigracion kthehen dhe marrin pjese ne konkurset, veprimtarite artisti-ke ne Shqiperi. Futbollistet e rinje te formuar ne vende te tjera shprehin deshiren qe te luajn me perfaqesuesen e Shqiperise, apo te Kosoves. Menjehere na vjen ne mendje talenti shqip-tare me origjine nga Kosova A Januzaj, i cili braktise mundesite per te perfaqesuar vende me futboll te zhvilluar si Anglia, Belgjika etj. dhe shprehe deshiren per t’u bere pjese e kombe-ta-res se vendlindjes se vet, Kosoves ? Bukuri, vlera, krenari !

Qeverite shqiptare, ne shumecka mund te tregohen doreshternguara, por jo, kur behet fjale per prezantimin e shqiptareve dhe Shqiperise ne boten e jashtme. Kjo eshte detyre atdhetare. Perndryshej, fqinjet tane dhe, jo vetem ata do te vazhdonje te livadhisin me imazhin e te drejtat tona, siç kane bere deri me sot.
Edhe ne ditet tona, shihet qarte, se synimet shiviniste te fqinjeve tane, jo vetem nuk kane ndryshuar, perkundrazi ato jane sofistikuar dhe intesifikuar. A nuk u sherbeu politika e Mi-llosheviçit dhe nacionalisteve serbe kesaj politike shfarosese ndaj shqiptareve ? Po qendri-mi i qeverive te Beogradit ndaj njohjes se Kosoves ? Po, a nuk ndjek te njejten politike shovi-niste ndaj shqiptareve fqinji yne jugor? A nuk eshte aktuale politika e Agimit te Arte ne Gre-qi ? E keshtu, me radhe sot e kesaj dite.

Nuk eshte i mjaftueshem vetem ndergjegjesimi yne per bashkerendimin e veprimtareive antishqiptare te fqinjev tane ne kohen tone moderrne. Perballimi i kesaj sfide, kerkohen ma-sa e veprime te shumaneshme ne shkalle te gjere. Ne kemi humbur shume kohe te cilen du-het te fitojme.

Vetem para pak kohesh, ministri i jashtem shqiptar deklaroi, me pergjegjesi institucionale, ne nje emision televiziv, se vetem gjate ketyre 20 vjeteve te fundit, ne shtypin evropian dhe ate boteror jane shkruar mbi 5600 arikuj diskriminues ndaj shqiptareve. E ne kete fushate, te cilen e menazhojne, me kujdes fqinjet tane perfshihen edhe qeveri te medha te Ev-ropes. A kemi te drejte te qendrojme indiferent ndaj kesaj situate rrenuese per kombin tone?!
Shtetet e medha dhe vendet e qyteteruara i kushtojne kujdes, ndajne fonde te medha per ruajtjen dhe ngritjen e imazhit dhe dinjitetit te tyre. Po shteti shqiptare sa e ven kete uj ne zjarr?! Ku jemi me keto probleme? Te mberrthyer ne prangat e politikes agresive shqiptare, gati per t’i nxjerre syte njeri-tjeterit per poste e karriga(pasuri e prona) duke harruar problemet e medha kombetare ?
A mund te perballohen sfidat qe kemi perpara duke ia lene kete problem spontanitetit, siç e kemi lene deri me sot ? A mos valle, ndonse sapo festuam 100 vjetorin e pavarsise, ende nuk jemi pjekur per t’i dale zot vehtes, per te mbrojture vetevehten ?! A eshte e mjaftueshme, vetem vepra e perkthyer e Kadarese dhe ndonje tjeter, gjitheçka e bere, pothuajse me perpje-kje individuale?
Ah ! Sa shume mesime te vyera, per kete mund te nxirren nga jeta dhe vepra e te medhenjeve, lidereve tane : Konica, Fanoli, Pipa, Camaj, Koliqi e dhjetra intelektualve rilindas e bashkeko-hore ?!

A mund te pretendohet per perballimin e ketyre sfidave me ata qe sot «nuk kane deshi-re te mesojne gjuhen shqipe», me ata qe mendojne e flasin hapur per pavlefshmerine e gjuhes sone ne tregun e punes ?! Pa dyshim qe jo. Kjo do te thote, qe per çdo dite te shpiesh uje ne «mullinjet» e armiqve te kombit tone.

- E nesermja e brezit te rinj te shqiptareve qe rriten dhe formohen ne emigracion mund te re-zervoje te papritura befasuesa tejet te dobishme. Keshtu, nje gjuhe e dyte eshte thesar i ver-tete kulturor, eshte dritare e cila te tjereve u mungon. Per me teper, prej saj nuk vjen asnje e keqe, asnje rrezik. Nuk mungojne shembujt praktike nga jeta e emigracionit shqip-tare qe vertetojne keto qe thame me larte, pa permendur perspektivat e pa njohura qe mund dhe do te sjelle e nesermja e brezit qe po ritet ne vende te huaja.

Me keqardhje kujtojme ketu poziten e veshtire te emigranteve shqiptare ne Greqi, femijeve te te cileve atje u qe ndaluar mesimi i gjuhes shqipe dhe sot jane te detyruar te kthehen ne Shqiperi. Edhe disa perpjekje individuale te mesuseve te vecante per mesimin e gjuhes shqipe, ne ndonje shkolle greke deshtuan, sepse nuk gjeten perkrahjen e organeve per-katese qeveritare greke. Me teper te cudite, se sa te gezon lajmi i koheve te fundit, per te hapur, ne Universitetin Aristoteli te Selanikut, per here te pare ne histori Degen e Gjuhes Sh-qipe, ne te cilen, thuhet se jane regjistrouar edhe 30 studente shqiptar. Inisiatoreve u duhet hequr kapela, vertete teper vone, por, me mire vone se kurre,- thote nje fjale e urte.
Nuk ka dyshim, se gjuha shqipe do t’i duhet te perballoje edhe per shume kohe sfida te tjera me politiken e sofistikuar greke.

Ne Belgjike situata paraqitet me e favoreshme. Ketu ka ekzistuar nje fare tradite per mesimin e gjuhes shqipe. Edhe ketu, mendoj, se ka ardhur koha, jane krijuar mundesite, qe gjuha shqi-pe te perkrahet me teper, jo vetem si shkolle e mesimit plotesue per moshat e vogla, por edhe me te drejten e saj si gjuhe e dyte ne arsimin 9 vjecar etj. te drejten per hapjen e kurseve te vecanta. Per me teper, besoj se jane pjekur kushtet edhe per hapjen e katedres se gjuhes shqipe ne nje nga universitete e Brukselit.
Zgjidhja e problemit te gjuhes sone rezulton, e kushtezuar edhe nga statusi i sotem politik i Shqiperise e Kosoves. Pranimi i tyre tyre ne Bashkesine Europiane, me te drejta te barabarta, krahas eperisive te tjera do t’i shumfishonte shanset e statusit te gjuhes shqipe. Pra, edhe cel-sat e ketij problemi i kane ne dore vete shqiptaret.


3. Faktore pengues per ndjekjen e mesimit plotesues ne gjuhen amtare.

Ne pyetjen, ne se kane nderhyre edhe faktore te tjere specifike, qe pengojne dergimin e femijeve ne kete shkolle te anketuarit rendisin edhe :

- Mungesa e informacioneve te plota per shkollen : 53 % .
- Mungesa e informacionit per planin dhe programin e kesaj shkolle. 29 % ./
- Mosbesimi tek cilesia e punes pa pagese : 42 % .
- Mos njohja me stafin drejtues dhe mesuesit qe japin mesim. 21 % .
- Pershtypjet, jo te mira dhe opinionet e keqia per shkollen dhe mesuesit e saj : 12 % .
- Largesia e shkolles nga shtepia ku banojne femijte : 46 % .

Synim eshte qe te hidhet, sado pak drite ne sqarimin e ketyre problemeve. Keto te dhenat do t’u sherbejne mesuesve per propogandimin me te mire te problemeve qe lidhen me ndje-kjen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe. Ky punim, sado pak do t’ ju vije ne ndihme, pri-nderve, intelektualeve, shoqatave atdhetare, partive politike, per te vleresur e kuptuar me thelle kete ceshtje dhe per te shtuar propoganden dhe interesimin atdhetar.
Keto te dhena a nuk perbejne nje program te madh per bashkesine shqiptare ne Belgjike dhe sidomos per LASH-in dhe mesuesit e ketyre shkollave ?
Te anketuarit, ne pergjigjet e veta permenden edhe veshtersi te tjera si :

- Mungesa e nje shkolle te tille ne qytetin e tyre ,
- Deshira me e madhe e femijeve per t’u marre me sport e lojera te tjera zbavitese.
- Niveli i ulet kulturor i prinderve.
- Faktin, se ne klasat e formuara mesojne femije te moshave te ndryshme, etj.

Keto pergjigje tregonje, se sa e rendesishme eshte qe LASH-i, shkolla dhe mesuesit te bejne pune konkrete, koke me koke me prinderit per njohjen e tyre me punen e shkolles(planin e programet mesimore), per njohjen me punen edukative qe behet aty, per afirmimin e qellime-ve atdhetare, kulturore, por edhe utilitare praklike te kesaj shkolle.

Po aq e rendesishme eshte qe prinderit te njihen kokretisht me stafin e shkolles, me qellim qe t’u pritet rruga thashethemeve te ndryshme. Per me teper jane vete prinderit qe do te shpre-hin mendimet, sipas rastit edhe kundershtimet e tyre per cilesine e punes te secilit mesues, de-ri ne largimin e tyre nga mesimdhenia. E raste te tilla ka pasur. Kane qene nxenesit te cilet i kane braktisur mesuesit te cilet nuk punonin mire dhe klasat e «mesuesve» te tille jane mbyllur.

Pevoja e ketyre viteve tregon, se sa e domosdoshme eshte qe te bashkepunojne te gjithe fa-ktoret shqipar per zgjidhjen e problemit te pjesemarrjes masive te femijeve ne kete sis-tem te te mesuarit te gjuhes amtare. Keshtu, p.sh., po te regjistrohen me shume femije ne shkolle do te krijohet mundesia qe grupet te formohen me femije te moshes se perafert si dhe per mesuesit puna do te jete me efektive. Per keto klasa eshte karakteristike se kur formohen grupet(klasat), krahas moshes merret ne konsiderate, niveli i zoterimit te gjuhes shqipe me go-je, dhe me shkrim.
Jane prinderit ata, qe do te zgjedhin moshen me te pershtateshme per dergimin e femijeve ne kete shkolle. Per kete kerkohet qe prindin te keshillohet me mesuesit e ketyre klasave.

Pervoja pozitive e mjaft mesuesve si p. sh., Rukie Rama, Gjovalin Nonaj, Sali Avdyli, Si-lvana Gjebrea, Ajshe Morina, Alisa Aliu, etj. apo puna e drejtuesve te shkolles se komu-nes Molenbeek, z. Ahmet Gjana e Ibrahim Dizdari etj. tregon, se informimi i prinderve dhe rezultatet e dukeshme te femijeve ne pervetsimin e gjuhes amtare letrare sigurojne, jo vetem frekuentimin, por edhe perfundime te mira te femijve ne zoterimin e gjuhes, historise dhe kultures shqiptare. Ne te kunderten rregjistrimi i femijeve ne keto shkolla, frekuentimi e perfundimet e pakenaqeshme jane evidente.

Po, kush duhet te mbaje pergjegjesi dhe cilet faktor kerkohet qe te ia vene shpatullat kesaj detyre atdhetare ? Ata nisin, qe nga prinderit, shoqatat atdhetare, partite politike, biznes-menet shqiptare, kleriket shqiptar e sidomos LASH-i, shkollat e secili mesues, se bashku me Keshillat e prinderve, te cilat duhet te ngrihen e funksionojne pran shkollave etj.

Pjesemarresit, te cilet me dashamiresi moren pjese ne plotesimin e kesaj ankete dhe ne dis-kutimet e zhvilluara per keto probleme theksojne, se ka ardhur koha qe te zgjidhen proble-met financiare dhe ato te infrastuktures shkollore. Kjo edhe per faktin se, kur puna behet mbi baza vullnetare, kontrolli, ndihma,kualifikimi dhe as llogaria nuk mund te behen e kerkohen ne nivelin e duhur.

Pranohet e kerkohet nga te gjithe ata qe njohin problemin, se ka ardhur koha qe te organizo-het e financohet puna e ketyre shkollave nga qeverite e vendeve tona ne bashkepunim, ne rastin konkret me organet perkatese belge, si dhe me qeverite vendore te shteteve ku jane hapur dhe do te hapen shkolla te tilla.
Pervoja e Vendeve Skandinave, me demokraci shume te zhvilluar, por edhe ajo e Zvicers jep modele per t’u patur zili, prej te cilave mund te perfitohet shume. Kjo pervoje eshte e zbatueshme edhe ne vendet e tjera europiane.

4. Mendime per nivelin e cilesine e mesimit ne keto shkolla.

Nga çeshtjet me te rendesishem te ketij pyetsori kane qene ato mbi standartet qe duhet te plo-
tesoje kjo shkolle(SHSHMP) ne Belgjike. Me shume te drejte te anketuarit kerkojne qe ne tere permbajtjen e shkolles dhe punen e mesueve :

- Te vihet theksi ne formimin atdhetar e ne identitetin etnik shqiptar te nxenesve: 50 % .
- Te arrihet pervehtesimi i mire i gjuhes letrare shqipe me goje e me shkrim : 78 % .
- Te sigurohen standartet infrastrukturore: lokali, baza didaktike, tekstet, kuadri : 65 % .
- Te sigurohe lidhjet me te ngushta me shkollen vendase : 31 % .
- Te organizohen me shume veprimtari jashteshkollore me nxenesit : 36 % .

Realizimi i ketyre detyrave bene te domosdoshem :
a) Permiresimin e me tejshem e te vazhdueshem te permbajtjes se shkolles(planet, progra-met, tekstet etj.) si dhe
b) Pergatitjen e kualifikin bashkekohore te mesuesve te ketyre shkollave specifike: 74 % .

Te gjitha keto kerkesa jane plotesisht te drejta, por te anketuarit nuk kane informacion per punen qe eshte bere viteve te fundit per plotesimin e tyre. Tashme, prej vitesh prane Ministri-se se Arsimit Teknologjise dhe Sporteve ne Prishtine ka ekezistuar nje departament, qe eshte marre direkt, jo pa sukses, me keto probleme.
Sot, ne Republiken e Kosoves funksionon Ministria e Diaspores. Per kete, ka kohe qe bashke-punohet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences te Shqiperis.Te kesaj natyre egezistojne edhe mjaft projekte te tjera te perbashketa. Permendim bashkepunimin per tekstet shkollore, projektin per Abetare mbarekombetare, etj.

Prej vitesh jane haruar plan-programet e reja mesimore(Kurikulat) dhe punohet per zbatimin e permiresimin e tyre te metejshem. Eshte per te ardhur keq qe as per keto prinderit nuk kane informacionet perkatese. Sikur LASH-i, shkollat dhe mesuesit, por edhe mjetet e informimit qe egzistojne ne Bruksel te shfaqnin interesimin perkates nuk do te egzistonte midis pri-nderve nje terr i tille informativ.

Dihet, se Departamenti i shkolles shqipe per Diasporen, i kompletuar edhe me mire i ka kaluar Ministrise se Diaspores dhe pritet ngritja e nivelit dhe cilesise se kesaj pune. Punohet per tekstet, bazen materialet te domosdoshme, botimet perkatese, bashkepunimin me mjetet e informacionit e propogandes, jane hartuar projekte serioze per thellimin e kesaj pune ne Dia-sporen Shqiptare. Pune e veçante behet per kualifikimin pedagogjiko-metodik te mesuesve qe japin mesim ne keto shkolla. Por, edhe ky kualifikim ka ardhur koha qe t’u sherbej, me mire e me konkretisht qellimeve perkatese.

Per shkollen shqipe te mesimit plotesues ne Belgjike mbetet i pazgjidhur problemi i infra-struktures shkollore(lokalet, baza materiale-didaktike, tekstet mesimore etj.).
Problem serioze mbetet per mesuesit bashkepunimi me i ngushte me mesuesit e shkollave ku zhvillohen mesimet plotesuese ne gjuhen shqipe.
Me te drejte te anketuarit theksojne se eshte e domosdoshme qe te organizohen me teper e me mire veprimtarite jashte shkollore me keta nxenes.

Te anketuarit, ne pyetjen, se cili, ose cilat institucione duhet t’e mirren me kete pune pergjigjen :

- Ministrite e arsimit dhe shkences te Tiranes dhe Prishtines : 53 % .
- Akademite e shkencave te Tiranes dhe Prishtines : 11 % /
- Komisione studiusish nga te dy akademite e shkencave : 13 % .
- Ekipe psikologesh, didaktesh e mesuesish me pervoje te diaspores : 5 % .
- Grupe pune me studjues nga te dy akademite dhe mesues me pervoje : 10 % .

Ky problem eshte futur prej kohesh ne rrugen e zgjidhjes dhe komisionet e perbashketa pu-nojne ne kete drejtim. Por, kerkohen ritme te tjera, lufte kunder burokracise e akademizmit.

A duhen bere ndryshime ne punen e LASH-it(Lidhja e Arsimtarve Shqiptar ne Belgjike), pothuajse te gjithe pergjigjen «Po» : 72 % .

Nje nderhyrje energjike, per permiresimin rrenjesor te gjendjes se pergjumur, jo vetem eshte e domosdoshme, por edhe e nguteshme.

5. Baza materiale e shkolles, financimi dhe pergatitja e kuadrit.

Per menyrat dhe subjektet te cilat do te financojne kete shkolle te anketuarit mendojne qe :
- Te financojne qeverite e Prishtines e Tiranes ne bashkepunim midis tyre : 66 %.
- Te financoje qeveria e Belgjikes, sipas marreveshjeve protokolare nderqeveritare : 62 %
- Te financojne prinderit e femijeve : 14 %
- Klubet atdhetare, shoqatat bamires etj. : 6 %
- Partite politike dhe subjektet shqiptare : 8 %

Me organizimin, emerimin e kuadrit, kualifikimin dhe ndjekjen e problemeve finaciare eshte e nevojeshme qe te mirret Ministria e Diaspores, ministria e arsimit Tirane ne bashkepunim te ngushte me LASH-in dhe komitetet e bashkesive te prinderve.

Te dhenat tregojne, se midis te anketuarve ka paqartesi per kete problem. Shoqatat atdhetare, biznesmenet, partite politike etj. kane kontribuar per disa kohe, sidomos per bazen materiale, por, ato nuk mund te vazhdojne te mirren me tej. E vetmja gje, qe percaktohet pa medyshje nga te anketuarit, eshte fakti se nuk mund te vazhdohet me tej vetem mbi baza vullnetare. Pervoja tregon se qeveria e Belgjikes nuk e ka mundesine financiare qe t’i paguaj keta me-sues, ashtu siç e ben, p.sh., Qeveria Suedeze etj.

Perveç kesaj, eshte e domosdoshme qe te nenshkruhen konventa ndershteterore e doku--mente te tjera perkatese midis qeverive shqiptare dhe asaj belge.
Praktikat e kesaj natyre jane te njohura. Kjo ceshtje lidhet,sidomos me statusin aktual te qeverive tona, ne raport me Komunitetin Evropian.

Me pranimin e Shqiperise e te Kosoves ne Bashkimin Evropian, atehere do te futet ne rruge-zgjidhje pagesa e mesuesev te kesaj shkolle dhe problemet e tjera te infrastuktures shko-llore, bazes didaktike etj. Per kete eshte e nevojeshme te shfrytezohet pervoja e shteteve te tjera europiane.

Nga problemet me serioze, sidomos per te ardhmen e ketij tipi specifik shkolle eshte ai i pergatitjes dhe kualifikimit shkencor, pedagogjik, psikologjik e metodik te kuadrit me-simdhenes.
Ja, çfare propozojne te anketuarit per zgjidhjen e ketij problemi lenia e te cilit ne rrjedhen e spontanitet do te prodhoje pasoja te demeshme :

- Eshte bere e domosdoshme pergatitja speciale e mesuesve te kesaj shkolle : 97 % .
- Evidentimi i mesuesve emigrant dhe kualifikimi i tyre i veçante : 69 % .
- Mesues te diaspores te cilet u jane nenshtruar kurseve te veçanta per keto shkolla : 21 %.
- Te diplomuarit per gjuhe letersi shqipe ne vendet tona dhe zoterimi i gjuhen se huaj : 18 % .
- Pergatitja e mesuesve prane universiteteve te huaja : 5 % .
- Hapja e katederes te gjuhes shqipe pran ndonjerit nga universitetet e Brukselit : 32 % .

Analiza e thjeshte e ketyre pergjigjeve tregon se: Variantet e mundeshme per perzgjedhjen e pergatitjen e kuadrit jane te ndryshme. Eshte bere imperative qe organet arsimore te marrin masat per venien ne jete te dy prej tyre :
a). Perzgjedhjen e atyre qe do t’i pergjigjen aktualisht kesaj detyre.
b). Fillimin e punes per pergatitjen e kuadrit arsimor per nje perspektive me te larget e te sigurt.

Nje kolegu im, me banim ne qytetin e Alstit, me tregonte nje dite, se ne ate qytet ka 6 shqip-tare te cilet kane mbaruar Universitetin Flaman dhe se ata, fare mire mund te japin mesim ne kete shkolle. Eshte fjala per shkollat ne qytetet flamane.Te tille mesues mund te gjenden edhe ne qytetet e tjera te Belgjikes. Me organizimin e drejtimin e kesaj pune mund dhe duhet te mirret direkt kryesia e LASH-it, me deget e veta ne qytete te ndryshme.

Zgjidhja e sigurte dhe e perspektives eshte hapja e Katedres se Gjuhes Shqipe prane Uni-versitetit te Lire te Brukselit. Kjo ide ka mjaft perkrahes, egzistojne edhe mundesite reale.

Mesuesja e gjuhes shqipe ne Hamburg (Gjermani) z. Aferdita Halimi ka dhene nje shem-bull konkret, se si mund te hapet nje kateder e tille. Pervoja nuk mungon. Edhe kuadrot egzis-tojne. Mjafton interesimi perkates, se mundesite do te gjendeshin.

6. Shpjegime psikologjike e didaktike me ndonje perfundim.

Nga analiza e pergjigjeve te anketes se mesiperme lind nevoja per te dhene shpjegime, ne rrafshin psikologjike, pedagogjike e didaktike per çeshtjet thelbesore qe ngrihen.
Per keto probleme egzistojne botime te ndryshme, gjenden te dhena ne internet etj., megjith-ate, e bejme kete nderhyrje, sepse, jo kurdohere te interesuarit, sidomos(prinderit) i kane mundesite dhe kohen per t’u njohur direkt me keto burime. Keto te dhena do t’u sher-bejne mesuesve te kesaj shkolle, shoqatave atdhetare e partive politike ne propoganden e tyre mbi mundesite dhe epersite qe krijon mesimimi plotesues i gjuhes shqipe per femi-jet shqiptare ne emigracion.

Per te dhen shpjegimet perkatese shkencore, midis ketyre çeshtej zgjodhem:
- Raportet midis koncepteve integrim, asimilim e identitet etnik e kulturor.
- Ndervartesite midis mesimit plotesues te gjuhes shqipe dhe perparimit te nxenesve ne mesime, ne shkollen vendase.
- Mesimi i gjuhes amtare dhe zhvillimi psikik i nxenesve.
- Vartesite e ndersjellta midis gjuhes amtare e gjuhes se huaj.

1. Te ecim me te dy kembet : integrim dhe identitet etnik e kulturor.

- A eshte e vertete se mesimi plotesues i gjuhes shqipe behet pengese per integrimin e femijeve shqiptare ne mjedisin rrethues te vendit ku kane lindur e rriten ?
Thene ndryshej, a behet pengese mesimi plotesues i gjuhes shqipe per integrimin e femijeve shqiptare ne shoqerine vendase ? Ne ç’raport jane integrimi e asimilimi me identitetin etnik te emigranteve?

Ky eshte nje problem gjitheperfshires. Ai ka egzistuar qysh kur ka nisur problemi i emigri-meve(levizjeve) te njerezve nga nje vend ne nje tjeter. Ne kohe e vende te ndryshme jane bere perpjekje per t’i dhene pergjigje ketij problemi edhe ne rrafshin teorik. Pikepamjet dhe rruge-zgjidhjet e propozuara kane qene nga me te ndryshmet, me karakter, sidomos politik.

Shtetet europiane, i jane permbajtur pikepamjes se emigrantet qe vinin nga vendet e tjera du-hej te integroheshin e te asimiloheshin ne shoqerine e shtetit ku vendoseshin per te jetuar. Kjo i shkonte per shtat sistemit tradicional te kolonializmit boteror. Per kete, perveç diskrimi-nimit e mohimit te te drejtave e lirive njerezore emigranteve u mohoheshin te drejtat e me-simit te gjuhes amtare. Ne disa raste, si p.sh., ne Turqi e Greqi emigranteve shqiptare u mo-hohej edhe besimi fetar, u ndryshoheshin emrat dhe kombesia. Per kete po i referohemi qe-ndrimit te shtetit grek ndaj emigranteve shqiptare, veshtruar ky, jo vetem historikisht, por edhe ne shekullin XX- te dhe deri, sot e kesaj dite, ne shekullin XXI-te.

2. Retospektive nga e shkuara e arberoreve(arvanitasve) ne Greqi.

Eshte e njohur, se shqiptaret, prej shekujsh, per shkaqe te ndryshme kane emigruar drejt ve-ndeve fqinje, Greqise, Italise, Turqise, Bullgarise etj. Ndonse, ka patur emigrime masive shqiptaresh, madje edhe te vendosur ne qendra homogjene shteti grek ua ka ndaluar atyre rrebtesisht te drejten e perdorimin te gjuhes shqipe. Asnjehere, emigranteve shqi-ptare nuk iu eshte njohur e drejta per te hapur, qofte edhe nje shkolle te veteme ne gju-hen shqipe.

Perdorimi i gjuhes amtare ndalohej zyrtarisht, madje edhe ne komunikimin e perditeshem verbal. Vetem, perdorimin e gjuhes shqipe ne komunikimin verbal ne mjedisin familjar nuk arriten t’ua ndalonin. Keshtu, gjuha shqipe u ruajt, vetem si zhargon shtepijak. Pa-varesisht terrorit fizike, psikologjik shteror arvanitasit(shqiptaret) e ruajten gjuhen am-tare, si shfaqie te identitetit amtar : historik, kulturor e shpirteror.

Gjuha amtare i ndihmoi ata per te ruajtur traditat e zakonet shqiptare, folklorin, shpi-rtin shqiptar. Nenat shqiptare gjuhen shqipe ua mesonin femijeve te tyre duke e ruajtur e percjellur ate brezpasbrezi.

Historia e arvanitasve ne Greqi eshte e mbushur me dhimbje, tragjedi, vuajtje njerezore e varferi. Ja, si shprehen e ruhen ne gjuhen e folklorit te vet popullor mjegulla ne sy dhe helmi ne zemeren te emigranteve te larguar nga trojet e veta :

Nje mjegull e zeze me vu ne sy,
mu sillnin trute e muar ere gjithç’ka.
Me helm ne zemer un erdha ne shtepi,
si zog i varfer, ç’jam pa fole.

Deshmite per vuajtjet dhe trajtimin qe u eshte bere emigranteve shqiptare, mohimi i gjuhes e traditave te tyre, te lashta ne Greqi jane te panumerta.
Ja, klithma shkreptime e shpirtit arvanitas per gjuhen e vet amtare, klithme deri ne qiell, e cila ka udhetuar nder shekuj !
Gjuha jone vetem thuhet,
nuk e lane qe te shkruhet.
Beme kenge, keshilla te urta
qe te mos harrohet gjuha.

E kunderta ka ndodhur me Arbereshet ne Itali, te cilet arriten te ruajne gjuhen, traditat, zako-net dhe kulturen e tyre amtare duke u bere, me De Raden e madh flamurtare edhe te Rili-ndjes sone Kombetare.
Gjuhetari i shquar Mahir Domi, ne nje studim statistikor mbi gjuhen shqipe nder arbere-shet e Italise shkruan : « … nga 80 katunde te Italise Jugore, ne 55 prej tyre flitet gjuha shqipe, ose rreth 1.360.000 banore komunikojne ne gjuhen e tyre amtare.
Natyrisht, qe, nuk eshte i vogel as numri i atyre qe e kane harruar ate. Ne katundet arbereshe vepron nje opinion i fuqishem atdhetar i cili i etiketon ata si : «gjuhe prere», «te bjerre», «te humbur », «te pagoje», « e deri «te mjere» sepse, nuk jane ne gjendje te shkembejne dy fjale me bashkekombesit e vet te gjinis e te gjakut, nuk jane te zotet te shfrytezojne asnje bu-rim informacioni, as botimet, as shtypin e atdheut meme, as mjetet bashkekohore te informa-cionit si internetin, radio-televizionin etj. etj. ».( Nenviz. K.T.)

Arbereshet e Italise Jugore jane integruar per mbrekulli ne jeten shoqerore me vendesit, por gjuhen, traditat, zakonet, gjenin shqiptar, gjakun, shpirtin e shprishur shqiptar e kane ruajtur, ne menyre te admirueshme.
Vepra e arberehve te Italise per ruajtjen e gjuhes, kultures dhe shpirtit shqiptar eshte permendore ne altarin e kombit.

Ne periudhen e zhvillimeve bashkekohore, ne kohen e globalizmit trajtimi i te drejtave te emigranteve behet prioritet i bashkesive dhe institucioneve nderkombetare.
Praktika shume vjeçare e shteteve te medha si Gjermania, Franca, Italia, Spanja e ka hedhur poshte politiken e asimilimit te emigracionit, si politike te deshtuar dhe po e braktisin si teori kolonizuese te tejkaluar.

Sot, prane Keshillit te Europes egzistojne njesi te veçanta organizative, behen studime shkencore gjuhesore dhe jane hartuar ligje mbi mbrojtjen e gjuheve amtare qe rezikojne te zhduken. Po i referohemi nje studimi kryer per nohjen e gjuhes shqipe, ne zhdukje e siper ne krahinat e Greqise :

Studjuesi Arben Llalla, ne revisten EKSKUZIVE, nr. 23 , mars 2002, paraqet «Fshatrat ne Greqi ku eshte folur dhe flitet gjuha arberore» ne te cilin i ben te njohur publikut shqip-tar fshatrat ne te cilat vazhdon te flitet nga banoret e tyre gjuha arberore ose shqipe deri me sot. Publicisti thekson se, «… nga kerkimet e studjuesve te ndryshem arberor, si Antonio Be-lushi, Aristidh Kola, Jorgo Miho, Jorgo Maruga, Anastasio Cigo, Kazaqis, Panajotopullos etj. jane zbuluar, se ne Greqi gjenden 600 fshatra qe mund te ndahen ne dy grupe, ne ato ku ba-noret jane arberor vendas, qe njihen qe ne kohen antike dhe te tilla jane rreth 450 fshatra, dhe arberoret qe kane ardhur ne Greqi mbas vdekjes se Skenderbeut te cilet jane mbi 150 fshatra ne te cilat, ne vater perdoret gjuha shqipe. Ato ndodhen kryesisht ne zonen e Epirit, ne zonen e Thrakes, ne ishujt Korfuzi, Speca, Hida, Psaron, Andros, Peloponezi-(Morea), Rumelia etj.

Ajo qe paraqet interes te veçante, eshte se studjuesi Arben Llalla deshmon se : «Ne viti 1987, nga data 4-10 tetor, nje grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqine per te kryer nje stu-dim rreth pranise se elementit shqiptar, ose arberor(arvanitas) ne Greqi dhe ruajtjes se prejardhjes etnike te gjuhes shqipe atje.

Udhetimi u organizua nga Byroja Europiane per Studimet e Gjuheve pak te perdorura nen mbikqyrjen e Komisionit te Komunitetit Europian.
Grupi perbehej nga studjuesi i njohur, arberieshi Antonio Belushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao(spanjoll), Onon Falkoma (holandez), Volfgan Jeniges(belg), Robert Martin, Stefan Moal(francez), Kol O’Cinseala-(irlandez).

Qellimi ishte qe perfaqesuesit europian gjate vizites te shihnin katundet qe banohen nga njerez qe flasin gjuhen arberore ose shqipe.
Gjate vizites perfaqesuesit e komuniteti Eoropian u ndeshen me shume probleme derie dhe ne lendime».
Ekipi i shkencetarve nderkombetar zbuloi se gjuha arberore ose shqipe, perdorej si gju-he shtepije ne shume krahina te Greqise dhe ne fshatrat per rreth tyre. Permendim : Krahi-nen e Atikise me 29 fshatra, krahina e Megarindhos me 8 fshatra, krahina e Egjinit me fshatin Agjistri, krahina e Thives me 41 fshatra, krahina e Livadhiase me 11 fshatra, krahina e Korinthit me 36 fshatra, krahina e Lokridhes me 9 fshatra, krahina e Argos me 8 fshatra, krahina e Navplias me 11 fshatra, krahina e Trizinias me 18 fshatra, kra-hina e Ermonidos me 9 fshatra, krahina e Montinias, Dara, krahina Kalavrite-Lukuria, krahina Patron me 15 fshatra, krahina e Ilias me 11 fshatra, ku gjuha shqipe, pothuajse eshte zhdukur fare, krahina e Trifilias (Peloponezi Perendimor), qe me pare quhej Mo-rea me 15 fshatra.. (nenviz. K.T.)

Terheq vemendjen fakti, se ne fshatrat Ripes, Piça, Kuvella, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjeter flasin mire gjuhen arberore. Po keshtu gjenden krahinat e Ka-rishtias, ose Eubea me 38 fshatra, Ishulli Andros me 32 fshatra etj.

Edhe nje veshtrim i siperfaqeshem tregon, se ne 59 prej fshatrave qe shumicae banohen nga arberoret rrenja ose kuptimi i toponimeve te tyre deshmojne qarte prejardhjen ose kup-timsine nga gjuha shqipe.

Eshte e natyreshme, qe niveli i zoterimit dhe perdorimit te gjuhes arvanitase ose shqip nuk eshte i njejte. Keshtu, p.sh., ne Krahinen Patron, me 15 fshatra, thuhet se para tre shekujsh ba-noret flisnin kryesisht gjuhen arberore, dhe kishte gra qe nuk dinin fare greqisht. Sot gjuha ar-berore ose shqipe eshte ndihmese dhe perdoret kryesisht ne kuvendet e pleqeve, ose kur fole-sit nuk desherojne te mesojne te tjeret ate qe kuvendojne midis tyre.

Ne Krahinen e Tifilias (Peleponezi Perendomor) ose Morea ne fshatrat Sulima dhe Lapsi gju-ha arberore flitet si gjuhe e dyte. Kurse ne fshatrat Ripes, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjeter flasin gjuhen arberore.
Me keqardhje rezulton, se ka edhe mjaft fshatra ku gjuha shqipe ose arberore(arvanitase) flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.
Duam t’a pranojme, ose jo, kjo eshte historia fatzeze e emigracionit shqiptar ne Greqi dhe e perpjekjeve per te zhdukur, treguesit themelor per shqiptaret identitetin e tyre amtar, kulturor e shpirteror, gjuhen shqipe.

Me te drejte autori i katij shkrimi Arben Llalla nenvizon se : «Te gjithe, dashamire dhe da-shakqinje, duhet ta kuptojne, se asnje e keqe nuk i vjen askujt nga vetedija dhe krena-ria e ligjeshme per ruajtjen e vlerave tradicionale te kultures dhe gjuhes arberore. « …Arberoret ne Greqi jane nje baze e forte dhe e patundur, qe tregon per lidhjen qe kane egzistuar, ekziston dhe duhet te ekzistoje midis Shqiperise e Greqise.»

Ne keto kushte, a nuk kemi te drejte te pyesim :
- Cili eshte fati i ketij studimi ? Ku ka perfunduar ai ?!
- Cfare perfundimesh e detyrash ka nxjerre shteti shqiptar per ruajtjen e te drejtave te arvanitasve ne Greqi ?
- Cfare eshte menduar per t’i ndihmuar arvanitasit qe te ruajne gjuhen e tyre te origjines ?
- Sa eshte kerkuar nga shteti shqiptar, qe shteti grek te ruaj te drejtat e emigracionit shqiptar te dhjetevjecareve te fundit ?!
- Sa kembengulet nga shteti yne per zbatimin e te drejtes se recipocitetit ne marredhe-niet nderkombetare kur behet fjale per te drejtat e minoriteve ?!

Pa u futur ne problematiken e Camerise etj. apo ate te se drejtes per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe do te permendim ndonje shembull aktual te trajtimit te femijeve shqip-tar ne vendin fqinje, te quajtur Greqi.
Ne kete rast, e kemi fjalen per skanalin e zhdukjes se 502 femijeve shqiptar nga shtepija bamirese «Agia Varvaras» e kryeqytetit grek, ne vitet 1998-2002, skandal i zbuluar ne vi-tin 2003 nga Organizata Nderkombetare «Terre des Hommes», i botuar edhe ne shtypin tone.

Po kjo organizate ka denoncuar, se gjate 15 viteve te fundit jane futur, ne rruge ilegale ne Gre-qi mbi 3800 femije, prej te cileve 25% e tyre ende nuk jane gjetur. Sipas Departamentit te policise greke, cdo vit zhduken 300 femije. Diskriminim ekstrem, katastofe, mjerim !

Zhdukja e femijeve emigrant, kryesisht shqiptare, ne Greqi eshte bere problem deri ne OKB, ne UNCEF, ne Keshillin e Europes, ne Komitetin Kunder Tortures etj.

Me gjithe presionet ndekombetare ndaj shtetit grek dhe atij shqiptar per zbardhjen e ketyre fakteve ka me se 10 vjet, qe problemi vertitet ne «kalendat greke», gjithnje, ne kuadrin e propogandes mashtruese.
Jane, me te vertete tronditese, deri kriminale edhe heshtja dhe zvarisjet e ndjekjes e zbar-dhjes se ketij problemi nga institucionet shqiptare kur dihet, se keta femije, qe zhduken bien ne kthetrat e mafias nderkombetare. Per me teper, po, sipas ketij burim, mendohet, se ne klinika private, ne Itali e Holande, ne menyre makabre, ketyre femijeve u merren orga-net e brendeshme si zemra, veshka, sy etj. ]

A do te vije valle, ndonje here ajo dite, qe shqiptaret me korrektese e dinjitet te kujdesen per fatin, jeten dhe dinjitetin e shtetasve te vet, kudoqofshin ata, te interesohen per sht-rirjen dhe ruajtjen e gjuhes amtare shqipe ?!, A nuk ka ardhur koha, qe shteti meme t’i kerkoje rrenjet e gjakut te vet te shprishur, te interesohet dhe te mbroje te drejtat e tyre njerezore ? Ky nuk eshte vetem mision atdhetare, pergjegjesi kombetare, por edhe detyre imediate, humane.

Sjellim ne kujtes te opinionit problemin e veshtersive dhe shqetesimeve qe solli kthimit nga Greqia i femijeve shqiptar, te cilet duhej te vazhdonin shkollen ne vendin e tyre, ne gjuhen amtare, te cilen prinderit nuk ua kishin mesuar, sepse shteti grek ua kisht ndaluar.
Shihet, se keto probleme jane vazhdimsi e historise se emigracionit shqiptare ne Greqi.

Studimet teorike bashkekohore dhe praktika boteror kane vertetuar, se mesimi i gjuhes amtare(bilinguizmi) nuk e pengon integrimin e emigranteve ne shoqerite ku ata jetojne. Perkundrazi, keta behen qytetar te vertete europian, me te kompletuar e me kulture te gjere. Eshte e drejta e emigranteve qe te krenohen me vendin e origjines, ashtu, sikurese edhe me atdheun e tyre te dyte, vendin mikprites. Keta shtetas sherbejne si ura lidhese midis kombeve, i sherbejne miqesise, komunikimeve e bashkepunimeve te ndersjellta e miqeso-re midis vendeve.

3. Arritje dhe sfida te integrimit te shqiptarve ne Belgjike.

Sociologu Ferid Shehu, ne librin «Shqiptaret dhe marteat e perziera», Prishtine, 2011, sjell te dhena nga shtypi belg dhe ai shqiptar mbi integrimin e shqiptareve ne kete vend mikprites e human europian.

Me rastin e 50 vjetorit te mergates shqiptar ne Belgjike, me 22 shtator 2006, ne Senatin e Belgjikes u mbajt nje Seance Akademike, ne te cilen senatorja Marie-Joze Laloy, ne fjalen e rastit, midis te tjerash tha : « …, Femijet e gjenerates se dyte apo te trete e kane gjetur plotesisht vendin e tyre ne gjirin e shoqerise belge. Ne rastin e shqiptareve inte-grimi ne pergjithesi eshte i sukseshem.»

- Po ne kete akademi Kryetarja e Senatit Belg Anne-Marie Lizin nenvizoi se : «Mund te themi se kemi integrim te mire te shqiptareve ne Belgjike.Te femerat shqiptare shihet po ashtu nje perparim i madh edhe pse ne kafe e retaurante i shihim me pak se meshkujt shqipta-re.»

- Joelle Milquet, kryetare e Partise Frahkofone Belge CDH dhe ministre e punes :
- «… ne jemi per integrimin dhe jo asimilimin e shqiptarve ne Belgjike».

- Eurodeputeti flaman belg Bart Staes, nenkryetar i komisionit per kontrollin e Buxherit ne parlamentin Europian, ne nje meting ne Antverp, me 2OO4 deklaroi se ;
- «Shqiptaret e ardhure ne Belgjike jane te integruar mire dhe jane miq dhe partneret tane».

- Kryetari i qytetit Namyr Bernard Anselm, i cili ka qene edhe minister edhe deputet belg, ne nje tubim belgo-shqiptar, ne 17 dhjetor 2005, per gazeten « Koha Ditore» dhe Tele-vizionit Frankofon Belg, kanali C deklaroi : «Ka shume kohe qe i njoh shqiptaret ne Na-myre, si qytetare te ndershem ».
Ne nderhurjen e gazetarit te TV Kanal C, se prej tyre ka edhe asi qe bejne probleme, kryetari i qytetit Namyr Anselm tha: - Jo, eshte nje numer i vogel prej tyre qe bejne probleme. Shqi-ptaret, tha Anselm jane te integruar shume mire ne shoqerine belge. Shqiptaret ne Namyr jane qytetar namuruaze(namyras), dhe jane te integruar plotesisht, natyrisht duke e ruajtur specifificitetine tyre… Pra, ata jane nje simbioze belge-shqiptare».

- Ne kete tubim te organizuar nga Shoqata e Grave Shqiptare mori pjese edhe Kryetarja e Se-natit Belgr, Anne-Marie Lizin e cila deklaroi se :
- «Diaspora shqiptare ne Belgjike eshte shume mire e integruar, ne menyre ekuivalente me italianet, te cilt kane ardhur ketu para 60 vjetve».

- Laurete Okelinx, zevendes kryeministre belge dhe ministre e drejtesise… « E nxitur nga nje ankese e nje shqiptari, rreth asaj, se vecanarisht nga mediet eshte krijuar nje imazh i keq per ne shqiptaret,… tha :
- « Jo, kjo nuk eshte e vertete, sepse ka te mire e te keqij te cdo popull, andaj ju nuk duhet te ndjeheni fajtor e aq me pak te turperuar per shkak te veprave te keqija te ca individeve. - Perkundrazi, ju ketu duhet te theksoni me krenari origjinen e kulturen tuaj. Ju duhet te ndiheni krenar me NeneTerezen dhe Ismail Kadarene, qe dalin nga populli shqiptar.
- Partia Socialiste frankofone belge i ka, aktualisht 4 keshilltare komunal belg me origjine shqiptare. Me i njohuri dhe me i votuari eshte Ahmet Gjanaj».(Bruksel, shtator, 2006).

- Bernard Clairfayt, sekretar shteti ne qeverine Federale Belge dhe kryetar i komunes Schaebeek te Brukselit, ne nje takim tha : «Neve jemi te gezuar qe gjenerata e mergim-tareve shqiptare ne Belgjike jane shkolluar dhe kane zene vende te mira pune sikur eshte rasti me me dy vellezerit Sulejman Gjanaj dhe Ramadan Gjanaj etj., te cilet kane fakultete ne Belgjike. Neve kemi nevoje per keso kuadro».

Keshtu, mund te permendim krijues e specialiste te tjere si shkrimtarin Skender Sherifi, piktoret Vashington Doko, pedagog prej vitesh ne akademin e Arteve ne Bruksel, piktoret e tjere Artan Seferi dhe Maksut Vezgishi, mjeket e sukseshem kosovare : Ramadan Jashari, Na-im Durmishi, Muje Mulaj, aktorja kosovare Arta Dobroshi, futbollistet, si Besnik Hasi, tani tajner i FC, Anderlechtit, A. Januzaj, i cili luan ne kampionatin anglez si dhe me perfaqe-suesen belge etj.

Sollem shembuj nga sukseset e emigracionit te vjeter, sic thuhet ketu, pa u ndalur ne arritjet e emigacioni te ri te cilat jane per t’u lavderuar. Nje pjese prej tyre kane kryer ose vazhdojne shkollat e larta dhe universitete, kane zoteruar gjuhe te huaja dhe punojne ne firma te medha belge, amerikano-belge etj.
Francois Schepmans, nenkryetare e parlamentit te komunitetit Francez ne Belgjike, mori pjese ne themelimin e shoqates kulturore euro-belge-shqiptare «Nene Tereza» ne Bru-ksel. Ajo me kete rast tha : «Keto aktivitete kontribuojne ne perhapjen e imazhit te vertete dhe te mire te shqiptarve. Pikerisht, porogrami i kesaj shoqate jep nje kendveshtrim tjeter, pra, me te mire per shqiptaret dhe per kulturen shqiptare ne gjirin e popullit belg dhe europian».

Shkrimtari dhe diplomati belg Daniel Soil, me rastin e promovimit te librit te tij, perkthyer edhe ne shqip falnderoi intelektualet e mergates shqiptare : Kole Gjeloshaj, Safet Kryemadhi, Selvie Sula dhe Zenel Laci te cilet ndihmuan ne promovimin e romanit te tij ne Bruksel. Me kete rast ai tha : :Angazhimi im intelektual dhe profesional konsiston ne faktin e nderti-mit te urave te miqesise…vecanarisht ne ndertimin e miqesise belgo-shqiptare, qe eshte me interes per te dy popujt… ».
Pranohet nga autoritete belge, se emigracioni shqiptare eshte pak i njohur dhe madje i neglizhuar sidomos ne zgjedhjet ne Belgjike. Atehere, a eshte e drejte qe media belge te trajtoje emigracionin shqiptare vetem ne kroniken e zeze, kur dihet se ketu, jetojne e punojne me ndere, mbi 60 mije shqiptare!? Hedhja e «urave» nenkupton qe te punohet ne te «dy kra-het», ne kohen kur interes eshte i te dy paleve.
Po, kaq e vertete eshte se shqiptaret, nuk e vleresojne voten e tyre, me ane te ciles u jepet e drejta te perfaqesohen ne organet drejtues vendase. Ata nuk futen ne partite politike belge te cilat i kane dyert e hapura edhe per emigrantet shqiptare. Aty u krijohen mundesite edhe te kandidohen per funksione politike si eshte rasti i Nermine Kumanoves ne parine Ecolo. Keshtu, shqiptareve do t’u shtoheshin mundesite per mbrojtjen me mire te te drejtave te tyre.

Politikanet, diplomatet, shkrimtaret dhe personalitet e larta te Belgjikes, me shume takt e dashamiresi u japin keshilla te dobishme emigrantve shqiptar, shpalosin mundesite qe u kri-jojne shteti dhe qeveria belge per integrimin e tyre te metejshem. Ata keshillojne shqiptaret :
- Te ruani gjuhen shqipe e kulturen shqiptare.
- «Ju duhet te perziheni gjithandej me belg, sepse edhe ju jeni qytetare te Belgjikes, vetem keshtu ju promovoni kulturen tuaj te pasur te fqinjet tuaj belge».
- Me rastin e promovimit te librarise se pare ne gjuhen shqipe ne Bruksel nga z. Altin Fino, ministresha Onklinx tha :
- «Jam e lumtur qe komuniteti shqiptare ne Belgjike, tani ka nje librari, ku mund te bleje libra te botuara ne disa gjuhe dhe vecmas ne gjuhen e origjines tuaj.
- Femijet qe e mesojne gjuhen amtare krahas gjuhes frenge ne shkolle, evolojne me mire ne shoqerine multikulturore dhe multietnike sikur eshte ketu ne Belgjike».

- Bernard Clairfayt, sekretar shteti ne Qeverine Fedeale Belge, ne nje pritje te nje dele-gacioni shqiptar thekson :
- «Jemi te interesuar qe t’i stimulojme aktivitet tuaja kulturore ne menyre qe ju ta ruani gjuhen, traditat dhe kulturen tuaj.
- Ne se ndermerrni inisiativen per hapjen e nje Qendre Kulturore Shqiptare ketu ne Bruk-sel, do t’a keni perkrahjen tone te plote. Shikoni me nje qender kulturore do te beni takime te perbashketa me komunitet e tjera, por dhe do te progandoni kulturen tuaj, vendin yuaj turistik dhe bregdetin e bukur qe ju e keni. Kjo do te ndihmoje edhe ne aspektin e ima-zhit, sepse per shqiptaret, te disa belgj ka nje opinion jo te mire, por kur afrohet njeriu me ju dhe u njeh me mire e sheh se jeni njerez dhe miq te mire». Nje e vertete e cila nuk ka nevoje per koment.

Me rastin e hapjes, pak kohe me pare te «Vatres Shqiptare» ne Bruksel, eshte hedhur nje hap i pare, ndonse, me teper eshte inisiative individuale e z. Ahmet Gjanaj, hap i cili jep shp-resa. Nje Qendere Kulturore Mbareshqiptare e mireorganizuar do te bente te mundur per-qendrimin e subjekteve shqiptare per hapjen e funksionimin e shkolles shqipe te mesimit plotesues. Po, jo vetem kaq, simbolet tona mbarekombetare, bashkuese jashte interesave par-tiake, fetare, krahinore etj., jane te shumta.

Fatkeqesisht, as per keto ceshtje kombetare emigracioni shqiptare nuk bashkepunon, nuk e gjen gjuhen e perbashket, nuk shftrytezohen shanset per integrimet mbarekombetare. Qeverite tona nuk i kushtojne, vemendjen e duhur ketij problemi, harrohet, se ketu eshte epiqendra e Europes se Bashkuar, harrohen mundesite e mira qe disponon mergata shqiptare ne Belgjike, si ambasadori me i mire i vendit tone.
Nje Qender Kulturore Shqiptare, ne Bruksel do te luante rol te dores se pare per propo-ga-ndimin e kultures e gjuhes shqipe, letersis, arteve tona, turizmit ne Shqiperi, si dhe do te per-bente nje mundesi reale per t’iu kundervene propogandes anti-shqiptare te atyre qe va-zhdojne t’a kene hale ne sy perparimin tone.

Dihet, krahas te tjersh, se per ndryshimin e opinionin te keq per shqiptaret, ka rendesi, ne ra-dhe te pare, figura, sjelljet, qenderimet, aftesite, puna dhe komunikimet e secilit emigrant sh-qiptare me njerezit ku jeton e punon, ka vlera pjesmarrja ne veprimtarite e perbashketa me belgjit dhe komunitete e tjera.

Kur, erdhen emigrantet e rinje nga Shqiperia dhe Kosova u krijua nje imazh shume negativ per shqiptaret. Mund te sillen plot deshmi te tilla : Ishim ne nje ceroni varrimi te nje shqip-tari ne Flander. Ne dreken perkujtimore, kamarieri i cili na sherbeu, me korrektese, aty nga fu-ndi, kur mori vesh se ishim shqiptare, ne menyre demostrativ shprehu habine : «Ah ! Po, Ju qenkeni si ne»! Ne nje rast tjeter nepunesit belg nuk i besohej se kosovari mund te ishte violi-nist dhe i solli instrumentin, pasi u bind shprehu habine : « Si ka mundesi… ?! Ti kosovar i bie violines ? Kur po necigocionim per te marre apartamentin me qira, pronarja, sapo e mori vesh se jemi shqiptar nderpreu bisedimet dhe kundreshtoi, ne menyre demonstrative.

Kuptohet, se shkaktaret kryesor per krijimin e ketij imazhi qene bere vete shqiptaret.
Eshte e njohur se ne Belgjike, shqiptaret e emigracionit te vjeter ishin vrare midis tyre, me prurjet e reja te emigacioni beheshin trafikime femrash per prostitucion, kontrabande droge, trafikime emigrantesh per ne Angli, krime, madje edhe vrasje shqiptaresh etj.

Por, ka qene po aq e vertete se imazhin negativ per shqiptaret e paten amplifikuar edhe me-diat e shkruara dhe ato vizive, te cilat evidentonin, vetem kroniken e zeze te atyre viteve. Harrohej, se mergata e vjeter, vertete pate bere disa krime, por, ne pjesen me te madhe te ras-teve ato kane qene te nxitura e organizuara direkt nga njerezit e sigurimit shqiptare dhe UDB-ja jugosllave. Te tilla kane qene ne Belgjike, vrasjet politike te Vehbi Ubrahimit, Enver Hadrit, Musa Hotit etj., ne Gjermani te vellezerve Gervalla, Kadri Zeka etj. etj. Ne raste te vecanta edhe shqiptaret kane bere vrasje midis tyre, sic eshte rasti, p.sh., kur i «fejuari» ne Shqiperi, me te ardhur ne Belgjike e nxjer te fejuaren ne rruge per prostitucion. Vellai sapo e merre vesh kete poshtesi vjen nga Shqiperia dhe e vret «te fejuarin» e motres. Bie ne sy edhe fakti, qe shqiptaret, p.sh., ne ofezat e ndryshme, ate qe mund t’a pranojne nga te tjeret, ndaj njeri-tjetrit reagojne egersisht, deri edhe me vrasje.
Keto jane raste te vezhguara ose te marra nga shtypi. Ketu nuk eshte fjala per te justifikuar krimet e shqiptareve, por per te qene me afer se vetetes.

Thuhej, p.sh., se mafiozet kosovar sillnin prostituta nga Lindja, por kurre nga Kosova. Harro-hej, p.sh., se trafikimet e njerezve, prostitucionin, drogen etj. e udhehiqte mafia nderkombe-tare, ku edhe shqiptaret implikoheshin. Per shume kohe, nuk u more vesh se nje pjese e prosti-tutave deklaroheshin si shqiptare, ne kohen kur ishin te nacionaliteteve te tjera. Pa dyshim, se midis tyre ka patur edhe shqiptare. Pak kohesh me pare, flitej se ne burgjet e Belgjikes gje-ndeshin mbi 2500 te ndaluar shqiptare. Kjo, sepse nje pjese e tyre, kur arrestoheshin dekla-roheshin si shqiptar. Kur, u ndermor aksioni i perbashket i kthimit te te burgosurve ne Shqi-peri doli, se ata nuk e kalonin as numrin 300.
Pra, kemi te bejme me rastet kur te arrestuarit, prostitutat etj. paraqiteshin me identitet shqi-ptar, ne kohen qe mund te ishin bullgar, rumun, moldave etj. Shqiptaret po vertetonin thenien etnike, se «Eshte me mire te te dal syri, se sa nami i zi».

Eshte e mirenjohur, se situata te tilla si lufterat, trazirat etj. perbejne periudhat te lulezimit per mafian lokale dhe nderkombetare. E tille, pat qene gjendja ne kohen e «sunamit» shqiptare mbi Europen plake. Kuptohet, se pjesmarrja e shqiptareve ne keto veprimtari kriminale nuk mund te mohohet, por amplifikim i saj e tejkalonte te verteten dhe beri qe imazhi yne ne syte e opinionit vendas te perkeqesohej.
Me kalimin e viteve, gjendja, gradualisht po qetesohet, po ndryshon imazhi yne, ndonse duku-rite negative vazhdojne, elemente keqberes do te kete edhe per shume kohe.

Ky imazh dhe opinionet negative kane qene dhe vazhdojne te mbeten faktor pengues per integrimin me te shpejte te shqiptarve ne shoqerine belge. Per t’a ndryshuar kete gjendje dhe per te pershpejtuar integrimin e metejshem do te duhen edhe shume perpjekje dhe sidomos kohe.

Regjizori dhe gazetari flaman, Karel Van Reth ne nje mbremje ne komunen Ganshoren te Brukselit flet per historine e shqiptareve… « … une i noh shume mire shqiptaret. Mbi 2O here kam vizituar Kosoven dhe konsideroj, se religjioni ne jeten e shqiptareve ne Kosove nuk ka ndikim negativ, sic e paraqesin serbet. Bile, shqiptaret me tri besime fetare : kato-like, ortodokse dhe islame, ne pikepamje fetare…nuk ka radikalizem islam nder ta. Shqi-ptaret kultivojne nje tolerance shembullore fetare».
Pa dyshim, ky faktor emancipues lehteson integrimin tone ne shoqerine belge, europiane etj.

- «Ne janar te vitit 2007, ne librin «Rrugetimi jetesor i grave shqiptare», Michele Vatz dhe Altay A. Manco citojne fjalet e nje refugjatje, intelektuale nga Shqiperia, zonja Prifti…e cila pohon se ndjehet mire ne Belgjike…Ne familje ne flasim shqip. Edhe femijet tane jane te integruar, vajza e madhe ka mbaruar studimet universitare per gjuhet gjerma-nike dhe eshte e martuar me nje burre belg, i cili eshte inxhinier i informatikes, s’ka rende-si nacionaliteti,- por njeriu,- perfundon ajo».

Nje grua zvicerane pohon : «Ekziston nje pershtypje e gabuar te zviceranet per shqiptaret, se ata jane te ashper, por ky eshte opinion nga distanca, sepse kur njeriu afrohet me shqi-ptaret e sheh se ata jane te mire».

Sollem disa te dhena, ku personalitetet shteterore e qeveritare belge, intelektualet etj., jo per te na bere qejfin, shprehin nje tregues te arritur te integrimit nga emigracioni shqiptare, gje e cila na gezon. Por, ne te njejten kohe, me shume dashamiresi, ne gjuhe diplomatike evidentojne edhe problemet dhe shqetesimet qe ekzistojne ne kete fushe.

4. Integrimi dhe martesat e perziera.

- Faktor, me ndikim te vecante ne integrimin e shqiptareve ne shoqerine belge jane edhe mar-tesat e perziera. Ne librin kushtuar ketij problemi, sociologu Ferid Shehi sjell te dhena nga hulumtimet e bera, shoqeruar edhe me stistika perkatese. Nga vezhgimet e pjeseshme ai vren, se ne gjeneraten e pare, nga 19 martesa te perziera belge-shqiptare kishte 10 divorce, gjenerata e dyte, nga 38 martesa te perziera belge-shqiptare kishte 15 divorce.
Hulumtimet jane perqendruar, vetem ne disa rajone te Brukseli, te Vallonis e Flandres, pra, nuk jane gjitheperfshires. Hulumtimet e bera dhe njohja me mjaft cifte martesah te perziera japin tendencat e pergjithshme dhe opinione te vecanta.

Shtypi shqiptare, sidomos ai kosovare, duke trajtuar keto probleme denon martesat me interes, ose «Nuset me letra» te cilat, sic theksonte «Bota sot» kane perfunduar ne 80 % te rasteve ne divorce. Po ashtu, eshte i njohur fakti se femijet behen viktima te divorcit te prin-derve te tyre. Me gjithese martesat e perziera perbejne problem serioz per te gjithe shqiptaret ato, jane jetike dhe te pashmangeshme. Ky numer eshte ne rritje sidomos ne Kosove. Po vre-het edhe rritja e numrit te martesave me sllavet si ne Maqedoni, ashtu edhe ne Shqiperi. Midis ketyre martesave ka edhe te sukseshme.

Ne Belgjike ne gjysmen e rasteve te vezhguara femijet flisnin gjuhen shqipe, madje ka edhe raste, kur burri ose gruaja belge kane mesuar gjuhen shqipe. Eshte bere fakt se, gjate viteve te fundit tek shqiptaret vrehet nje rikthim tek martesat me vajza shqiptare, madje edhe te origji-nes se prinderve te vet. Keto martesa, sidomos kur behen midis emigrantesh, jo vetem flsin ne favor te gjuhes sone, por edhe u sherbejne direkt integrimeve tona brendashqiptare, te cilat jane aq te shendeteshme e te dobishme per shoqerine tone.

Sic vrejne sociologet e shquar te cilet jane marre me studimin e ketij problemi tipi i martesa-ve te perziera, ne te ardhmen do te zgjerohet, sepse eshte shtuar numri i emigranteve dhe, se dashuria nuk njeh kufije. Krahas kesaj theksohet, se keto martesa jane me te veshtira se sa marteat e te njejtes etni.

Studimet per pershpejtimin e zhvillimi fizik e mendor te brezave te rinje vene ne dukje, se nje nder shkaqet e kesaj dukurie objektive te shekulli XX-te jane edhe martesat e perziera, midis etnive te ndryshne, feve e racave. Per ket sillen si shembuj raset e evidentuara tek per-sonalitet e medha te shkences aritit, politikes etj. Ne rrjedhat e historise permenden si shem-buj : Leonardo da Vinxhi, sulltan Sulejmani, Barak Obama etj. si produkte te martesave te perziera.

Nobelisti shqiptar Ferid Murati shkruan ne gazeten «Dielli» se nga bashkejeta dhe bashke-punimi mes njerezve nga kombe, fe e gjuhe te ndryshme mund te zberthejne energji te ja-shtezakoneshme. Ai permend rastin e marteses se babajt te vet shqiptar me nenen amerikane, si dhe martesat mikse te femijeve te tij, per te dhene shembullin e «mozaikut heterogjen gje-netik te Shteteve te Bashkuara, ku vlera e njeriut qendron mbi cdo parakusht… ».

Ne Belgjike, nuk jane te paket rastet e femijeve nga martesa te perziera, te cilet madje jane bere te sukseshem, sic eshte rasti dhe i politologut Safet Kryemadhi me origjine shqi--ptaro-italiane etj.
Autori i ketij punimi thekson se ky studim eshte punuar gjate nje peridhe dhjetevjecare, pra edhe perfundimet jane te perkoheshme, synimim ka qene, vec te tjerash per te treguar per-voja teorike e praktike lidhur me martesat e perziera.
Problemi i integrimit te shqiptareve ne belgjike, krahas arritjeve ka edhe probleme, sfida, veshtersi te cilat nuk varen vetem nga ata. Keshtu, p.sh., Marie-Jose Laloy ne parathenien e librit te studjuesit Gjovalin Kolaj, ne fengjisht «Per se Belgjika ne historine e shqiptareve ?» pohon se :
- « Ekziston bindja te ne, se shqiptaret jane pak si te izoluar ne levozhgen e tyre dhe kane nga pak veshtersi ne integrim. Mirepo, edhe belget nuk jane shume te hapur dhe kurioz te takohen me te huaj». (Vincent Wertz, profesor universiteti).
- «Komuniteti shqiptar ne belgjike eshte pak i njohur per opinionin belg, sepse sipas saj shqiptaret jane te mbyllur ne rrethin e vet. Ata martohen mes vedit. Per shembull, me mire eshte per nje katolik shqiptar per t’u martuar me nje vajze shqiptare myslimane, se sa me nje vajze katolike belge». (Gazetarja Nathali, revista «Agenda interkulral », 2004, numri i dhjetorit.). Natyrisht, qe me perpjekje te dyanshme kjo gjendje do te ndryshoje. Ja nje rast i mire qe edhe shqiptaret t’u japim nje model te martesave nderfetare.

Per t’u rikthyer tek integrimet nderkulturore sjellim mendimet e disa albanaologeve ba-shkekohor. Keshtu, Ulmar Kviku, miku i mire shqiptareve dhe njohesi i gjuhes shqipe albanolog-suedez sqaron : « …eshte normale, dhe cdokush ka nevoje per rrenjet ne trua-llin ku jeton. A do te jetojne ketu femijet me rrenjet diku larg, ne boten shqiptare, ose do te behen suedeze duke harruar vendlindjen e prinderve te tyre ? Duhet te kuptojme se gjendja ideale eshte qe te pervetesohen gjerat me te mira nga dy kultura. As izolimi fanatik nga shoqeria suedeze, as liberalizimi i pafrenuar, ku individi pa norma shfrytezon cka i jep me shume dobi, nuk jane rruge te mira per gjeneraten e re. Duhet te kemi nje proces te ndergjegjshem seleksionimi ne te cilin individi dhe familja marrin qendrim dhe bejne zgjedhje.
Dhe ne ate aspekt shkolla mund te jape impulse te mira dhe mundesi konkrete per familjen dhe individin.»

Albanologu tjeter i shquar zviceran Dr. Basil Schader, njohes, po ashtu i gjuhes shqipe thek-son : «Brezi i ri i shqiptareve ne mergim duhet te jete nje brez, i cili ka nje vetedije te forte dhe te zhvilluar si pjestar i dy kulturave dhe i dy gjuheve, Ai dhe ajo duhet ta ruajne da-shurine, lidhjet dhe solidaritetin me vendin e prinderve.»
Per kete,- thekson Schader,- ka rendesi te madhe ndjekja e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe.
Jane te mirenjohura kontributet e albanologut te shquar kanadez Robert Elsje, zoterues i thelle i gjuhes shqipe, perkthyes ne anglisht i vepres «Lahuta e Malesise» te poetit kombetar Gjergj Fishta

Tani mund te themi se kemi nje Ringjallje te vertete te gjuhes shqipe ne Diasporen Shqi-ptare. Meriton te permendim se interesimin e madh te studjuesve per gjuhen tone, shtimin e numrit te veprave kushtuar gjuhes dhe historise se shqiptareve, funksionimin e hapjen kate-drave te gjuhes shqipe ne vende te ndryshme etj. shkrimtare e studjues po mesojne gjuhen to-ne dhe madje kane arritur te shkruajne poezi e deri romane ne gjuhen shqipe. Per keto, po sjellim ndonje shembull te koheve te fundit.
I kesaj natyre eshte, aktiviteti letrar ne Budapest, me rastin e festimit te gjashte vjetorit te pavarsise se Kosoves, organizua ne bashkepunim edhe me SHSHKSh «Aleksander Moisiu» te Vjenes». Kryetari i kesaj lidhjeje, poeti Besim Xhelil theksoi, se tani jemi 27 shkrimtare e krijues etj. Meriton te vecohet edhe z. Kamil Weiner, perkthyes, regjizor e publicist i cili, ne fjalen e tij, ne nje shqipe te rrjedheshm mes tjerash tha : «Jam themelues i shoqates «Besa» ne Sllovaki e cila nxori edhe revisten mujore ne shqip «Besa», ku shkruhet per problemet e Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi ne trojet tona… «Isha gjate gjithe kohes se luftes ne Kosove si prijes i gazetarev sllovak dhe cek. Kam perkthyer disa vepra te autoreve shqip-tare ne sllovakisht dhe te atyre sllovak ne shqip». Ai lexoi dy poezi ne gjuhen shqipe. Midis te tjerash, ai tha ; «Ne duhet te jetojme per Shqiperine e jo te vdesim per Shqipri-ne».
Te gjitha keto ndihmojne direkt per propogandimin e kultures sone ne bote dhe per permiresimin e imazhit te shqiptareve.
Po, a i pergjigjet ne shkallen e duhur perkrahja dhe vleresimi nga Akademite tona te shkencave i ketyre personaliteteve te huaja, perkushtimit te tyre shembullor per kulturen shqiptare, per gjuhen shqipe ?!

I nisur nga nje ankate studimore mbi gjendjen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe ne Belgjike u ndala edhe ne disa theksime te tjera qe i perkasin ruajtjes se gjuhes shqipe ne gjirin e mergates se madhe shqiptare, propogandimit e shrtirjes se saj te metejshme, gjithmone ne kuadrin e gjuhes amtare. Nga te dhenat del, se vetem nje perqindje shume e vogel e femijeve mergimtare, (ne rastin me te mire, vetem 1O % e tyre i ndjekin keto shkolla), cka do te thote, se kemi te bejme me nje problem serioz te karakterit gjithkombetar.
Ne kete situate eshte propozuar qe ky shkollim ne gjuhen amtare te behet i deryruar per te gjithe femijet e emigracioni tone. Po, sa mund te realizohet kjo ide eshte veshtire per t’a thene ? Sidoqofte shprehja e mendimeve «pro dhe kunder» do t’i sherbente rrugezgji-dhjes me te sigurt te mesimit te gjuhes shqipe ne diasporen tone me shtrirje te jashte-zakoneshme dhe me emigracion aq te madh, ne raport me popullsine tone.

Dihet, se sot e drejta nderkombetare nuk shtron problemin e asimilimit te thelle te emigran-teve, por trajton nevojen e integrimit paralel me ruajtjen e identitetit etnik e historik, kulturore e gjuhesor te emigranetve etj.. Pra, jane krijuar mundesite qe emigracioni yne te eci ne te «dy kembet» : Integrim dhe identitet etnik e kulturor.

Pervoja boterore jep modele te ndryshme te zgjidhjes se kesaj sfide me permasa boterore. Anglezet, p.sh., kane ndjekur rruge te veçante, dhe jo pa sukses. Po, ashtu ne SHBA, funksio-non e drejta e cdo individi, si emigrant dhe si bashkesi etnike per te ruajtur e zhvilluar traditat, zakonet, gjuhen e kulturen amtare, besimet fetare te origjines se vet etj.. E tille eshte demokracia amerikane e zbatuar praktikisht e me shume sukses, prej shume kohesh.

Ne shtete e kohe te ndryshme zgjidhja e ketij problemi ka patur lekundjet dhe veshtersite e veta. Ndersa, epoka e globalizmit shtron kerkesa e krijon mundesi te medha per zgjdhjen e drejte te kesaj dileme te madhe (integrim, apo identitet ?!).
Tashme, ka ardhur koha, qe edhe shqiptarte, krahas kombeve te tjera te kerkojne te drejtat dhe lirite e tyre, te futen ne rrjedhat e zhvillimeve historiko-shoqerore boterore.

Problem madhor per shqiptaret krahas integrimit ne mjediset ku jetojne mbeten edhe integri-met brendaperbrenda shqiptare. Ky problem kerkon vemendje e trajtim te vecante. Lenia e tij ne rrjedhat e spontanitetit do te kete rrjedhoja negative per shqiptaret.


II. SHKENCAT PSIKO-LINGUISTIKE MBI DYGJUHESIN(BILINGUIZMIN).

1. Dygjuhesia dhe perparimi i nxenesve ne mesime.

- A behet pengese mesimi i gjuhes shqipe per perparimin e nxenesve ne mesime ne shko-llen vendase? Ndryshej, ne ç’raport jane mesimi i gjuhes amtare me perparimin e nxenesve ne mesime ne shkollen vendase ? A mos valle ky mesim ndikon per keq ne zhvillin psikik te femijeve ? A e kane femijet kapacitetin mendor per te perpalluar paralelisht mesimet ne shkollen vendase dhe per te ndjekur mesimin plotesues te gjuhes shqipe? Mos valle ky mesim plotesues u shkaton atyre mbingarkese, lodhje mendore e fizike etj.

Cili eshte mendimi i shkencetarve te fushave te gjuhesise, psikofiziologjise, psiko-linguistikes etj. per kete problem ?

- Shkrimtarin e studjuesin e gjuhes shqipe Martin Camaj, qe ne vitin 1985, gjate nje vizi-te ne Nevv Yjork dhe Boston shqiptaret e pyesin : ne se femijet jane ne gjendje te perballoj-ne bilinguizmin(Dygjuhesine), a mos shkakton ajo mbingarkese e cila mund te demtoje zhvi-llimin mendore te femijeve ?. Gjuhetari i mirenjohur, profesor ne Univrsitetetin gjerman te Munihut pergjigjet :
«… Praktika edukative e ka vertetue, se gjuha e dyte xehe(mesohet) mire, ne se ne pro-cesin e mesimit merret per baze gjuha amtare(gjuha e nenes). Konkretisht, pervetesimi i mire i anglishtes, ne rastin tone, arrihet me lehte tue u mbeshtete ne shqipen, gjuhen qe njohin.

Ne kete proces ndihmon, per shembull, krahasimi i ndryshimeve mes shqipes e anglishte si dhe fenomenet e ngjajshme me qene se te dyja, se fundi kane baze te perbashket si gjuhe in-doeuropiane. Krahasimi mes dy gjuheve e mreh(mprehe) vrejtjen e te riut sidomos, dhe i for-con logjiken. Gjenerata e dyte e lindur ne Amerike….. njekohesisht gjate procesit te mesimit krahasues afteson edhe fuqit gjykuese dhe pasurohet kulturalisht, sadopak eshte njohes i dy gjuheve»,- perfundon Camaj.( nenviz. K.T.)

- Gjuhetari i Universitetit te Tiranes Prof. Dr. Rahmi Memushi, ne librin e tij «Hyreje ne gjuhesi», botim i Universitetit te Tiranes sqaron :
«Per dygjuhesine ka pasur diskutime te shumeta ne literature. Me pare mendohej se ajo per-bente nje pengese per zhvillin psikik te femijes dhe kjo merrej si argument nga ata qe ishin kunder mesimit te gjuheve te pakicave ne shkolle.
Sot, kjo pikepamje eshte kapercyer, perballe fakteve dhe deshmive te shumeta nenevizohet se dygjuhesia perben, nje perparesi per individin dygjuhesh, jo vetem per zhvillimin e tij mendor, por edhe per suksesin ne shkollim dhe ne tregun e punes. Prandaj ne vendet e Bashkimit Europian ndiqet politika e shumegjuhesise». (Nenviz. K.T.)

Nga ana tjeter, OKB-ja, UNESKO-ja dhe organizmat europiane kane miratuar nje sere konve-ntash dhe ligjesh per mbrojtjen e te drejtave gjuhesore te pakicave». (Revista «Dituria», Tirane, 2002, f. 318).

- Pak kohe me pare, Profesori sviceran Basili Schader, i Shkolles se Larte Pedagogjike te Zyrihut, ne disertacionin e vet, mbi bazen e vezhgimeve shumvjeçare dhe te dhenave te boll-shme statistikore argumenton se : «Nxenesit qe ndjekin mesimin plotesues ne gjuhen amta-re, jane me te sukseshem edhe ne shkollen zvicerane .

- a) Ne tipat e kualifikuar te ciklit te larte(shkolla sekondare e kantonale, gjimnaze,) perqi-ndja e tyre eshte mesatarisht me e larte, se sa ajo e nxenesve qe nuk e ndjekin mesimin plotesues.

- b) Nxenesit qe e ndjekin mesimi plotesues, arrijne nota me te mira edhe ne gjuhen gjermane, se sillen ne menyre me fleksibel edhe me te lire ne te dy gjuhet, se kane arri-tur rezultate me te mira se sa ata pa mesim plotesues edhe ne testin gjerman, se e kane me te zhvilluar kopetencen e orientimit mes gjuhes letrare dhe te dialekteve ».
(Kumtes e mbajtur ne konferencen shkencore ne Berne te Zvicers….) ?

Me keto qe cituam e te tjera qe mund te sillen nga literaturen shkencore psikologjike e gju-hesore boterore argumetohet bindeshem se :

1. Mesimi plotesues ne gjuhen shqipe nuk behet pengese per zhvillimin mendor te nxene-sve.

2. Mesimi i gjuhes amtare nuk pengon perparimin e nxenesve ne lendet e tjera, perku-ndrazi e ndihmon peparimin e tyre ne mesime.

3. Nxenesit, edhe ata me perparim mesatar ne mesime i kane plotesisht kapacitetet per te perballuar mesimin plotesues ne gjuhen shqipe.

4. Ky mesim, kur gjendet koha e pershtateshme dhe organizohet ne nivelin e duhur metodik e psikologjik nuk shkakton mbingarkese mendore per nxenesit. Muzika, kenga, vallet, eks-kursionet ne vendlindje dhe veprimtarite e tjera festive e argetuese sherbejne si shlodhje per nxenesit, u sjellin atyre kenaqesi estetike, mbajne gjalle frymen e shpirtin dhe for-cojne lidhjet miqesore midis tyre si bashkeatdhetare.

2. Studime bashkekohore mbi zoterimin e gjuheve te huaja.

Te dhena me te reja te shkencave bashkekohor mbi mesimin e gjuheve te huaja. (psiko-linguistike te psikolgjise se edukimit dhe neuro-psikike) po marrin shtrirje per here e me te gjere. Nisur nga avantazhet qe krijon mesimi i gjuheve te huaja dhe nevoja, ne rritje per zote-rimin e tyre, studimet jane perqendruar ne dy fusha kryesore :
- a). Mbi mundesite potenciale te moshave te reja per zoterimin e tyre dhe
- b). Ne metodat me te efekteshme per te arritur perfundimet e desheruara.

Sipas nje pikepamjeve tradicionale nuk rekomandohet mesimi i gjuheve te huaja ne te njejten kohe, ose paralelisht, sepse ato behen penges per njera-tjetre. Mbi kete baze teorike eshte ndertuar, per shume kohe praktika e mesimit te gjuheve te huaja ne shkolle.
Ne ditet tona, argumentohet se poliglotizmi krijon avantazhe per zoterimin e disa gjuheve. Ketu nderhyn interferenca midis gjuheve te ndryshme. Kjo, sepse gjate mesimit te gjuhes se huaj nxenesi, ne menyre te pavetedijeshm perdor strategji mesimore te fituara gjate mesimit te gjuhes se mepareshme. Nxenesi i transferon njohurite e «vjetra» ne situata te reja mesimore.

Ne nje studim te kryer ne Gjermani eshte konstatuar, se nxenesit qe zoretonin nje gjuhe te huaj perparonin me mire ne mesimin e gjermanishtes(gjuhe amtare).

Dy neuro-linguiste zviceran me ane te metodes tomografike nepermjet te rezonances mag-njetike funksionale kane vezhguar disa subjekte te cilet duhej te perdornin kater forma te perdorimit te nje gjuhe :
- a)Te lexuarit,
- b) Te degjuarit,
- c). Te folurit dhe
- d). Te shikuarit.
Provat kryheshin ne a). Ne gjuhen amtare si dhe b). Ne gjuhen e huaj.

Te dhenat treguan, se per disa forma te perdorura truri i poligloteve i trajton gjuhet e huaja ne zona te ndryshme te trurit nga ato te qe trajtonin gjuhen amtare. Shihej, se gjuhet e huaja lokalizohen ne nje kostelacion zonash cerebrale qe ndodhen ne zona te ndryshme nga struktura e trurit qe trajton gjuhen amtare. Kjo te lejon te mendosh se truri ka nje qender te pergjitheshme per trajtimin e gjuheve te huaja.

Tek femijet deri ne moshen 5 vjecare njohurite linguistike «nguliten», apo regjistrohen ne qendren e trurit qe trajton gjuhen amtare. Kurse, tek femijet te cilet e nisin mesimin e nje gjuhe te huaj kur shkojne ne shkolle, krijohet nje qender e dyte per mesimin e kesaj gjuhe te pare te huaj. Kjo zone, ne te ardhmen do te mirret me trajtimin e gjuheve te tjera te huaja te cilat femija mund t’i mesoje, gjate jetes.
Kur mesohet, per here te pare nje gjuhe e huaj ne shkolle, ajo luan rolin e nje «ure» dhe krijon nje baze e cila do te percaktoje, ne se do te kemi veshtersi per te mesuar gjuhe te tjera te hua-ja apo jo. Mesimi i gjuhes se pare te huaj eshte shume i rendesishem, sepse ai mobilizon nje sere menyrash dhe aftesish kognjitive(njohese) te cilat mund te lehtesojne apo te pen-gojne procesin e te mesuarit te metejshem.
Ne gradualitetin e veshtersive te zoterimit te gjuheve te tjera te huaja nderhyjne nje ser fakto-resh, sidomos ne rolin lehtesues qe gjuha e pare mund te luaj per zoterimin e gjuheve te tjera te huaja.
Ne radhe te pare, eshte thelbesore zoterimi shume i mire i gjuhes se nenes. Personat qe kane mangesi ne zoterimin e gjuhes se tyre amtare, do te kene akoma me teper veshtersi per mesimin e nje gjuhe te huaj.

Nje tjeter faktor i rendesishem per mesimin e gjuheve te huaja eshte motivacioni :
- A e konsideron nxenesi mesimin e gjuhes se huaj si dicka intetesnte dhe te rendesishme ?
- A e konsideron nxenesi vehten te afte per te mesuar gjuhe te huaja ?
Ne se nje nxenes mendon, se nuk eshte i afte per te mesuar nje gjuhe te huaj te pare, atehere mesimi i nje gjuhe te huaj te dyte do te jete edhe me i veshtire,

Sot, klasat jane te mbushuar me nxenes te cilet kane gjuhe te ndryshme amtare. Ne keto raste mesuesi mund t’i stimuloje duke i pyetur, p.sh., si quhet fjala tavoline ne gjermanisht, fraengjisht, arabisht etj. Ne kete menyre nxenesit precizojne intuiten e marredhenieve midis gjuheve.
Disa shkolla si, p.sh., ne Universitetin e Lucernes ne Zvicer i shfrytezojne me sukses ava-ntazhet qe krijon mesim paralel i gjuheve te huaja. Kjo do te thote se disa gjuhe meso-hen ne te njejten kohe, pra te integruar midis tyre. Lidhjet e tyre shfrytezohen gjate gji-the procesit te te mesuarit.

Ne ditet tona, per here e me teper po vihet theksi, ne mesimin e gjuheve te huaja mbi degji-min, e me pas ne shprehjen gojore(verbale). Qellimi nuk eshte te flitet menjehere ne menyre perfekte te nje gjuhe te huaj, por te lexohet e degjohet sa me teper, ne menyre qe te krijohet nje impresion i pergjitheshem i gjuhes qe po mesohet.

Paraqet interes sistemi i kombinuar i mesimit te dy gjuheve i provuar me sukses ne Bel--gjike. Ne kete sistem jane perfshire femije te moshes parashkollore(3-6Vjec), te moshes se shkolles fillore(6-12 vjec), me gjithesejt 133 shkolla dhe te mesme(12-18 vjec), 88 shkolla.
Ky mesim nenkupton, qe duke nisur nga klasat e treta e te katerta mesimi zhvillohet me 50 % ne gjuhen angleze dhe gjysma tjeter ne gjuhen amtare, frengjisht. Me vone ky sis-tem u zgjerua me tej.
Psikologu Jerome Vermeulen duke vleresuar kete sistem thekson : «Shume studime desh-mojne, se femijet qe e kryejne shkollen ne dy gjuhe, jane me autonom dhe kane vetkontoll me shume. Megjithate, duhet thene se ekzistojne mendime «pro et contra» te ketij mesimi te ko-mbinuar ne dy gjuhe».
Terheqin vemendjen vezhgimet e logopedes Danielle Bronsart e cila ka vrejtur se, ne kete sistem femijet nuk e mesojne mire as njeren as tjetren gjuhe. Ajo shpjegon, se nuk eshte ku-nder mesimit ne dy gjuhe, por se kjo duhet bere pasi te kryhet shkolla fillore, d.m.th., pas moshes 6 vjecare, sepse «…s’pari duhet zoteruar mire gjuha amtare dhe pastaj ka mu-ndesi, t’i mesojne gjuhet e tjera».

Keto te dhena tregojne, se ne ditet e sotme po kryhet nje revolucion i vertete ne mesimin e gjuheve te huaja.

3. Mesimi plotesues i gjuhes shqipe dhe zhvillimi mendor i nxenes.

Ne cfare raporti gjendet mesimi plotesues i gjuhes shqipe me zhvillimin mendore te nxe-nesve ? Cfare tregojne te dhenat eksperimentale psikologjike? Cfare tregoi eksprimenti shumevjecar per zbritjen e moshes se pranimit te femijeve ne shkolle ne Shqiperi?
Krahas atyre, qe theksuam me lart, le t’i referohemi fenomenit te pershpejtimit te zhvilli-mit psikik, dukuri objektive e konstatuar, sidomos ne shekullin XX !

- Studimet e kryera ne vende te ndryshme si dhe ne vendin tone, vezhgimet ne praktiken e jetes, te dhenat statistikore te matjeve kane nxjerr ne pah pranine e pershpejtimit te zh-villimit fizik te organizmit te njeriut ne te gjitha fazat e zhvillimit

Prof. As. Dr. KOLË TAHIRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RILIND VESELI - TALENTI I SHKOLLËS SË FUTBOLLIT AMERIKAN QË ECËN NË RRUGËN E ËNDRRAVE KUQ E ZI (04.05.2015)
NË BRONX U PËRKUJTUA 104 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (04.03.2015)
MËRGIMTARËT QË JETOJNË NË TURQI ANKOHEN PËR PROCEDURAT E MARRJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS (03.30.2015)
SHQIPËRIA TJETËR E NJË ARTISTI SHQIPTARNga ISMAIL KADARE (03.26.2015)
'SHOTA' E ZVICRËS SHKËLQEU NË FESTIVALIN E EMIGRANTËVE NË LUKSEMBURG (03.21.2015)
PESË SHQIPTARË TË PARTISË SË GJELBËR NË ZGJEDHJET E GJENEVËS (03.19.2015)
MBRËMJE KULTURORE NË LONDËR KUSHTUAR 7 MARSIT - DITËS SË MËSUESITFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.19.2015)
NGA BJESHKËT NË BRONKS - UDHËTIMI ILEGAL I SHQIPTARËVE DREJT AMERIKËS Trafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt SHBA, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës (03.18.2015)
JETONI JETËN TUAJ, AJO ËSHTË E JUAJA, ÇMONIE VETËN, DUAJENI ATE DHE MBI TË GJITHA “MENDONI POZITIVISHT SE JA VLEN”… -thotë Xhylfere Spahiu adhuruese dhe predikuese e mendimit pozitivNga SOKOL DEMAKU (03.15.2015)
BIRI IM, LARGOHU!Nga NDRIÇIM MEHMETI (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]