E Premte, 03.29.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
RESTORANTI MEDITERAN 'EZ' NË BRONX
Nga MIMOZA DAJÇI

E Mërkurë, 04.15.2015, 06:16pm (GMT+1)


Prill 2015, New York

"EZ " - Mediteran Restorant quhet restoranti i sapo hapur në Bronx në rrugën "Mother Teresa". Eshtë pronësi e familjes shqiptare Bollo, të cilët punojnë pa u lodhur me pasionin që i lidh bisnesi i tyre, por edhe kënaqësinë që u sjell buzeqeshja e klientit. Bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo kanë pesë vite që jetojnë në Amerikë së bashku me fëmjët e tyre Marino dhe Joana. Për gati 18 vjet jetuan në Greqi, aty ku lindën djalin e vajzën. Përveç punëve të tjera që patën rast të kryenin atje punuan edhe nëpër restorante, duke provuar një eksperiencë të mirë në menazhim restorantesh.
Menuja në restorantin e tyre është e pasur dhe e shumëllojshme, variojnë kryesisht në stilin e traditës shqiptare. Me guzhinën tonë tashmë janë mësuar edhe të huajt, shumë prej tyre i pëlqejnë ushqimet shqiptare.

Sigurisht gatimi përveç dëshirës kërkon edhe vëmendjen e duhur, pasi kemi të bëjmë me jetë njerëzish, por si Teuta dhe Edmondi janÄ“ guzhinierë të zot, profesionin e kanë trashëgim nga prindët e gjyshërit e tyre. Koençidencë e bukur edhe bashkëshortë simpatikë edhe gatues të mirë. Sipas Teutës klienti për ata është si pjesë e familjes, prandaj i kushtojnë kujdes të veçantë.
***
Më takon të shkoj tek ky lokal, ngjitur është një lavanteri, shpesh aty laj rrobat e familjes. Kur ndresat rrotullohen vrullshëm nëpër lavatriçet e mëdha e fërkohen nën gurgëllimën e ujit ulem tek Restoranti "EZ" për një çaj të ngrohtë, e shikoj televizor në ekranin e madh vendosur përballë hyrjes kryesore. Përqark mureve disa piktura, e në çdo qoshe nga një vazo me lule. Eshtë lokal i thjeshtë, i këndshëm por shumë i pastër. Çdo gjë shëndrit, që nga gotat, pjatat, mbulesat e pecetat mbi tavolinë. Teuta i jep shumë rëndësi jo vetëm pamjes së restorantit por edhe rregullit brenda. Këtu është jeta jonë thotë ajo, na mban dhe e mbajmë gjallë, diku një punë do të bënin, por Zoti na e bëri mbarë që me fitimet e djersës tonë të kemi këtë bisnes.

Edhe pse i ri si lokal, përveç shqiptarëve ka filluar të tërheqë edhe shumë klientë të huaj. Amerikanët e pëlqejnë byrekun me spinaq, supën me limon e vezë, bakllavan e syltiaçin me qumësht e oriz, etj. Çdo gjë është e freksët dhe gatuar me shije.

Fëmijët e tyre pasi kryejnë detyrat e shkollës, e kur kanë kohë të lirë u vijnë krah prindërve, ata janë studentë shkëlqyer në mësime, Marino është në shkollë të mesme ndërsa Joana ndjek ciklin e ulët 9 vjeçarë. Në restorant shërbehet gjatë gjithë ditës, e mund të ulesh për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, porosi bëhen edhe jashtë restorantit. Me rastin e festës së Pashkëve Teuta dhe Edmondi u dhuruan klienteve vezë të kuqe dhe shtruan drekë falas për disa familje me të ardhura të pakta në Bronx e më gjerë.

Do t'ju sygjeroja të provonit gatimet në "EZ" - Mediteran Restorant në Bronx, në rrugën "Mother Teresa" besoj do te mbeteni të kënaqur.
MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARKO CAKA RRËFEN MIQËSINË ME ALEKS CIPRASGazetari shqiptar që u largua nga Greqia për të nisur një karrierë si aktor në Hollivud (04.15.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA NË NDIHMË TË VENDEVE TË PREJARDHJES (04.13.2015)
SHQIPTARËT I FESTUAN PASHKËT NË LUCERNË TË ZVICRËS (04.07.2015)
VLERA E MUNDËSI TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORËNga Prof. As. Dr. KOLË TAHIRI (04.05.2015)
RILIND VESELI - TALENTI I SHKOLLËS SË FUTBOLLIT AMERIKAN QË ECËN NË RRUGËN E ËNDRRAVE KUQ E ZI (04.05.2015)
NË BRONX U PËRKUJTUA 104 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (04.03.2015)
MËRGIMTARËT QË JETOJNË NË TURQI ANKOHEN PËR PROCEDURAT E MARRJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS (03.30.2015)
SHQIPËRIA TJETËR E NJË ARTISTI SHQIPTARNga ISMAIL KADARE (03.26.2015)
'SHOTA' E ZVICRËS SHKËLQEU NË FESTIVALIN E EMIGRANTËVE NË LUKSEMBURG (03.21.2015)
PESË SHQIPTARË TË PARTISË SË GJELBËR NË ZGJEDHJET E GJENEVËS (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]