E Shtunë, 07.20.2019, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
U SHËNUA 25 VJETORI I THEMELIMIT TË DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR

E Martë, 05.05.2015, 08:09am (GMT+1)



Dega e Lidhjes Demokratike kishte rezervuar 3 majin për të shënuar në Glatbrugg të Zyrihut 25-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik në Zvicër.

25-vjetori u kremtua në praninë e një numri të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, aktivistë të komunitetit të këtushëm shqiptar.

Po kështu, në këtë kremte mori pjesë edhe sekretarja përgjithshme e CVP-së, Beatrice Wertli, me bashkëpunëtorët Herr Charles Schnyder nga CVP e Zyrihut dhe Adrian Moser, kryetar i të rinjve të CVP-së në Kantonin e Zyrihut. Nuk munguan as përfaqësues të subjekteve dhe shoqatave të tjera të organizuara në Zvicër, si PSHDK, PSHDKI, etj.

Në fjalën e përshëndetjes kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, ka folur para të pranishmëve për datën më të rëndësishme, siç tha ai në historinë e organizimit të mërgimtarëve këtu në Zvicër.

„Sot festojmë 25-vjetorin e themelimit të degës në Zvicër, njëra prej datave më të rëndësishme në historinë e organizimit të mërgimtarëve këtu në Zvicër, në të cilën na kthen në kujtimet tona, të cilat kujtime takohen në pikën e përbashkët  të përpjekjeve dhe angazhimeve tona për bërjen e shtetit të Kosovës, për fitimin e lirisë dhe për realizimin e vizionit për Kosovën e pavarur për breznitë që po vijnë”, ka thënë Latifi.

Sipa Latifit, dega e LDK-së ishte dhe mbetet një nga degët më të fuqishme që, sipas tij, ka mbajtur stabilitet të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e saj.

„Pikërisht kjo ishte sublimuesja më e drejtpërdrejtë e ndjenjave të përgjithshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër për të qenë gjithë kohën bashkë me popullin shqiptar si në periudhën e organizimit politik, në atë të rezistencës e të mbijetesës si dhe në periudhën e ndërtimit demokratik të vendit”, deklaron Latifi.

Ai është i bindur se LDK në Zvicër mund të rritet dhe duhet të rritet, sipas tij, edhe më shumë.

„Jam i bindur se faktorë kyç të kësaj rritje janë gratë dhe të rinjtë, prandaj le të jetë edhe ky përvjetor një rast për të reflektuar për përkushtimin tonë që ta rrisim dhe ta forcojmë LDK-në”, ka thënë kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, e cila ishte themeluar më 29 prill 1990, të përbërë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, të cilët ishin larguar nga Kosova.

„Për një kohë relativisht të shkurtër kjo degë arriti që në gjirin e saj të organizojë 55 nëndegë dhe mbi njëqind aktive, duke e formuar edhe Forumin e gruas dhe Forumin Rinor si dhe sektorë të ndryshëm që ndihmuan në një organizim të avancuar të kësaj dege, e cila ishte shtyllë me rëndësi e organizimit dhe burimeve financiare të rezistencës aktive paqësore si dhe formave të tjera, e vlerësuar shumë herë nga kryetari historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij”, tha mes tjerash Latifi.

Sipas tij, dega e LDK-së në Zvicër është më e organizuar dhe se ata kanë krijuar traditë dhe kulturë për aktivitetet nga më të ndryshmet, siç janë: organizimet festive, konferenca të ndryshme, turnire sportive, promovime librash, përkujtime të heronjve apo ditëlindje personalitetesh dhe shumë aktivitete të tjera.

Një telegram urimi nga Prishtina erdhi për aktivistët e LDK-së nga lideri i tyre, Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Kosovës.
Ai përmes një letre ka përcjellë urimet e Kryesisë së LDK-së për përvjetorin e 25-të të degës në Zvicër.
Ndërsa sekretarja e përgjithshme e CVP-së, Beatrice Wertli, në fjalimin e saj ka uruar simpatizantët e LDK-së në Zvicër me rastin e 25-vjetorit.

Ajo ka thënë se CVP dhe LDK kanë shumë ngjashmëri në programin e tyre.

„Jam krenare nga ajo që po shoh në LDK. Ju që po interesoheni për politikë në Zvicër tregon se secili ka mundësi të kontribuojë me angazhimin e tij”, tha politikania zvicerane nga CVP.

„Në takimet e para me LDK-në dhe me PSHDK-në kam mësuar se kemi plane të njëjta. Ne dëshirojmë që familjet tona të jenë të forta në shoqëri. Po ashtu synojmë një shoqëri me perspektivë, duke i angazhuar të rinjtë. Mua më bën të lumtur që angazhohen të rinjtë në LDK, PSHDK dhe CVP”, thekson Wertli.

Me këtë rast para të pranishmëve janë promovuar kandidatët shqiptarë të propozuar nga LDK-ja dhe PSHDK-ja që të kandidojnë me CVP-në në zgjedhjet nacionale të tetorit në Zvicër.

Organizatorët thanë se kishin të ftuar ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë në Zvicër, si dhe konsujt, por sipas tyre, ata nuk e panë të arsyeshme të marrin pjesë në këtë eveniment të degës së LDK-së në Zvicër. albinfo






www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZVICËR RREZATON EDHE NË KOSOVË (05.04.2015)
NJË KLASË FRANCEZE E DOMINUAR NGA NXËNËS SHQIPTARË - DELVINA, ANITA, GËZIM, ARIANIT, ALTIN... (05.03.2015)
MUNGESA E SHKOLLËS SHQIPE, DIKTON FORMA TJERA TË EDUKIMITMIQËSI, JOSHJE MAGNETIKE PËR MYSAFIRËT E LARGËTFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.27.2015)
RESTORANTI MEDITERAN 'EZ' NË BRONXNga MIMOZA DAJÇI (04.15.2015)
MARKO CAKA RRËFEN MIQËSINË ME ALEKS CIPRASGazetari shqiptar që u largua nga Greqia për të nisur një karrierë si aktor në Hollivud (04.15.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA NË NDIHMË TË VENDEVE TË PREJARDHJES (04.13.2015)
SHQIPTARËT I FESTUAN PASHKËT NË LUCERNË TË ZVICRËS (04.07.2015)
VLERA E MUNDËSI TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORËNga Prof. As. Dr. KOLË TAHIRI (04.05.2015)
RILIND VESELI - TALENTI I SHKOLLËS SË FUTBOLLIT AMERIKAN QË ECËN NË RRUGËN E ËNDRRAVE KUQ E ZI (04.05.2015)
NË BRONX U PËRKUJTUA 104 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]