VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KANDIDATI PËR SENATIN AMERIKAN, Z.DIOGUARDI MIDIS MIQVE SHQIPTARË NË STATEN ISLAND, NEW YORKNga Këze Kozeta Zylo

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KANDIDATI PËR SENATIN AMERIKAN, Z.DIOGUARDI MIDIS MIQVE SHQIPTARË NË STATEN ISLAND, NEW YORK
Nga Këze Kozeta Zylo

E Premte, 03.19.2010, 11:14pm (GMT+1)



Intlektualë dhe përfaqësues organizatash dhanë një pritje në mjediset e restorantit "Bella Vita 2" për nder të ish Kongresistit dhe presidentit vullnetar të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z.Joe Dio Guardi, i cili këtë javë shpalli zyrtarisht hyrjen në garë për në Senat në Shtepinë e Bardhë.

Java për mikun e ngushtë të shqiptarëve, z.Joe Dio Guardi me origjinë shqiptare ka qenë tejet e ngjeshur.  Z.Joe Dio Guardi dha intervistë këtë javë në emisionin televiziv Fox & News, CNN, intervistë që u prit me interes nga populli amerikan dhe i New Yorkut, si dhe nga shumica e shqiptarëve.

Kongresisti Dio Guardi si gjithmonë entuziast dhe energjik erdhi mbrëmë në Staten Island.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij znj.Shirley Dio Guardi, këshilltare për çështjet ballkanike, e cila ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e të drejtave dhe të kauzës shqiptare, nga amerikani z.Stive Cirvello dhe Shqiptaro-Amerikani Nik Dedvukaj, i biri i patriotit të shquar Gjergj Dedvukaj.

Fjalen e përshëndetjes dhe të mirëseardhjes e dha organizuesi kryesor i kësaj darke, z.Ibrahim Kolari, kryeatar i shoqatës atdhetare "Dibra" dhe një biznesmen nga më të suksesshmit.

Ai i shprehu mbështetjen e plotë në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan në Staten Island dhe se do të punonte pa u ndalur që z.DioGuardi të zinte vendin e merituar në Senatin Amerikan.  Z.Kolari foli me konsideratat më të larta për punën e madhe të DioGuardit në çështjen shqiptare dhe veçanërisht në atë të Kosovës.

Staten Island është një ishull dhe lagje e bukur e New Yorkut, ka rreth 15 mijë dibranë dhe shumë shqiptarë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare që jam i sigurtë se do ta mbështesin kandidaturën e ish Kongresistit DioGuardi vazhdoi z.Kolari.

Znj.Shuhrete Uke Hakaj një aktiviste e palodhur e Komunitetit shqiptar nga Plava, shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë që ka për z.DioGuardi dhe tha se iu kishte dërguar të gjithë bashkatdhetarëve kudo që ndodheshin për ta mbështetur kandidaturën e tij.  Ne si shqiptaro-amerikanë duhet të punojmë shumë për të fituar DioGuardi në Senat, pasi atje jam e sigurt se ai do të çojë zërin shqiptar dhe çështjen kombëtare.

Ndërsa z.Rifat Mehmeti një tjetër aktivist i palodhur i kauzes shqiptare u shpreh se e kemi për nder që në Senatin amerikan do të kemi një shqiptar si DioGuardi që i ka dhënë aq shumë Kombit tonë.

Z.Qemal Zylo i dha mbështetjen e plotë kandidaturës së DioGuardi, nga TV Alba Life dhe shkolla shqipe.  Ai tha se ne kemi kohë që e kemi ndjerë nga afër punën dhe kontributin e tij në çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare në të gjitha trevat.

Ai përmendi ftesën që i kishte bërë në organizimin e simpoziumit për cështjen e Kosovës, në një kolegj amerikan në Brooklyn, i cili i ishte përgjigjur menjëherë, pa zyrtarizma dhe formalitete.  Studentët e kolegjit në Brooklyn, kurrë nuk do ta harrojnë fjalimin e tij para qindra studentëve nga e gjithë bota në auditorium, në lidhje me Kosovën, ishte koha kurrë Kosvova ishte në luftë me Sllobodan Millosheviçin dhe Serbinë.  Fjala e DioGuardit tronditi pedagogë dhe anëtarë të stafit me origjinë ruse, që u dhimbsej Serbia...

Z.Zylo tha se në se ju do të dëgjoni fjalën e Sllobodan Milosheviçit në gjyqin e Hagës, do të kuptoni se sa i tronditur ishte ai nga DioGuardi dhe Liga qytetare Shqiptaro-amerikane, pasi ai e pohon vetë emrin e tij dhe Ligën para kamerave në Hagë.

Po kështu dhe mësuesi veteran z.Zyhdi Daci së bashku me djalin e e tij Fisnikun, një tjetër biznesmen dibran shprehën entuaziazmin e tyre për fitoren e DioGuardit në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë darkë merrte pjesë dhe gazetari i palodhur në të gjitha aktivitetet shqiptare, z.Beqir Sina, i cili po e shoqëron pothuajse në të gjitha veprimtaritë e tij.

Z.Sina shprehu besimin e thellë për mundësinë e fitores së DioGuardit në Senat.

Në fund z.DioGuardi foli me krenari të ligjshme për origjinën e tij si shqiptar dhe tha se nuk do t'i harronte kurrë rrënjët e tij.  Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe iu shprehu mirënjohjen e tij.  Ai tha se fushata e tij do të përqëndrohet në krizën kombëtare të ekonomisë dhe të borxheve të shumta.  Ai është një specialist i fushës së ekonomisë ku në Shtëpinë e Bardhë ka kryesuar Komitetin e Ekonomisë dhe të Financës, kur ishte anëtar i Kongresit Amerikan.

Z.DioGuardi është babai i Kara DioGuardit, gjykatëses së një prej shfaqjeve më kryesore në Amerikë, "American Idol", ku shikohet nga miliona e miliona amerikanë  

Ajo ka deklaruar para gazetave më prestigjioze amerikane për kandidaturen e DioGuardit, dhe e ka quajtur babain e saj një "Superman".

Darka u sponsorizua nga z.Adem Cukaj, i cili mbështet kandidaturën e DioGuardit.

Z.Cukaj është dalluar gjithmonë për patriotizëm dhe bamirësi.  Ai tha se duhet të punojmë të gjithë së bashku për t'a mbështetur kandidaturën e tij, pasi shoh që është një nga kandidaturat me të devotshme për të punuar me përkushtim për shqiptarët dhe Amerikën.



18 Mars, 2010

Staten Island, New York

Këze Kozeta Zylo


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ITALI: NJË NËNË SHQIPTARE, GRUAJA MË E VJETËR NË EVROPË (03.18.2010)
NUK ËSHTË SE DËSHIROJ, POR NDJEJPoezi nga ENDRI VELA (03.14.2010)
ARIF SELMAN NEZAJ - PATRIOT, ATDHETAR DHE ANTIKOMUNIST I VENDOSURNga BEQIR SINA, New York (03.12.2010)
FILOSHQIPTARËT E BUKURESHTIT: VIKTO MARIN BASARABNga BAKI YMERI (03.11.2010)
GRIMCA MALLI DHE FRESKI MARSI20 poezi nga PËRPARIM HYSI, SHBA (03.10.2010)
AKTIVITETI PATRIOTIK I KISHËS SË SHËN PALIT DETROIT NUK MUND TË ERRËSOHET NGA VIDEOMONTAZHET ANTISHQIPTARE (03.07.2010)
E bija e Akademik Ali Hadrit, Lumi Hadri - Devine, është nderuar me çmimin OTTY (Falënderim prej Qytetit Tonë)Nga BEQIR SINA, New York (03.04.2010)
SENATORE E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (03.01.2010)
LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË "NAIM FRASHËRI" VAUD (02.23.2010)
ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNËNga MONIKA MURESHAN* (02.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]