VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALBANOLOGJIA NË MYNIH - NJË TRANZICION I VËSHTIRË

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ALBANOLOGJIA NË MYNIH - NJË TRANZICION I VËSHTIRË
E Enjte, 10.28.2010, 07:23pm (GMT+1)

Katedra e Albanologjisë në Mynih

Që nga semestri dimëror i vitit 2009 albanologjia në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih nuk ofrohet si degë më vete në nivel Bachelor, ndërsa niveli Master është planifikuar të ofrohet në vjeshtën e vitit 2012.

Reforma universitare në Gjermani e ka hequr albanologjinë nga indeksi i degëve të pavurara në modulin Bachelor. Profesor Bardhyl Demiraj, shefi i Katedrës së albanologjisë, thotë për Deutsche Wellen se janë shkrirë tre degë të ashtuquajtura të volga në një degë të përbashkët: Gjuhësi e Përgjithshme dhe Indoeuropiane. "Brenda këtij programi që përfshijnë këto tri degë, albanologjia mund të studiohet si fushë kryesore studimi", sqaron më tej Demiraj.

Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, shef i katedrës

25 studentë ka aktualisht Dr. Lumnije Jusufi në leksionin e saj "Hyrje në albanologji", por vetëm pesë syresh janë të interesuar ta kenë albanologjinë si fushë kryesore. Të tjerët duan vetëm të mbledhin pikët e nevojshme të Bachelorit në Gjuhësinë e Përgjishtme dhe indovropiane, duke marrë pjese edhe ne programin që ofron albanologjia. "Ne tani kemi një grup studentësh që nuk e sjellin atë interes që kanë sjellë studentët e mëparshëm, që vinin apostafat për albanologjinë", thotë Jusufi. "Kjo është një sfidë për ne, ngaqë stafi është i kufizuar". Përveç Demiraj dhe Jusufi në katedër janë të angazhuar edhe Almira Allamani, e cila sapo i ka përfunduar studimet në Unviersitetin e Mynihut, si edhe ne rolin e tutores studentja e albanologjisë Genta Hazizaj.

Imponim nga lart

Me një staf kaq të vogël katedrës do t'i duhet një farë kohe derisa t'i përshatë kurrikulat me kërkesat e reja. "Sistemi hyri në mënyrë krejt mekanike, na u detyrua nga lart, politikës unifikuese dhe të kompatibilitetit të programeve universitare në vendet e Bashkimit Evropian. Nuk u morr parasysh as mendimi i trupit studentor, por as edhe mendimi i docentëve që mbulojnë degë të vogla dhe thuajse unikale në Evropë, sic është rasti i albanologjisë", ankohet Demiraj.

Dr. Lumnije Jusufi, docente

Shefi i katedrës së albanologjisë në Mynih nuk është i vetmi që është i pakënaqur me imponimin e sistemit Bachelor/Master, në kuadër të procesit të Bolonjës. Ishin protestat e gjata të studentëve dhe docentët në mbarë Gjermaninë vitin e kaluar ato që dhanë shkas qe të ndërmerreshin edhe masa paraprake, të cilat përmirësuan deri diku kushtet e studimit dhe të programeve universitare.

Më pak idealizëm

Florian Kienzle, student i Amerikanistikës dhe albanologjisë, shpjegon se ku qëndron problemi: "Këtu ka pasur një traditë tjetër. Më parë në Gjermani mund të filloje studimin edhe direkt me doktoraturën, por kishte edhe nga ata që humbnin në këtë sistem me kaq shumë liri. Për ata që kanë shumë motivim të angazhohen, sistemi i vjetër ka qenë më i mirë", thotë ai.

Almira Allamani (Docente) dhe Genta Hazizaj (studente dhe tutore)

Sistemi i Bachelorit që është i ngjashëm me atë shkollor ka edhe një problem tjetër: Ngarkesa është kaq e madhe, saqë nuk u lë hapësirë studentëve të punojnë gjatë semestrit. Kjo bën që studentët të përzgjedhin degë më pragmatike, si ekonomi e juridik, e të mos harxhojnë shumë kohë me degë që kërkojnë idealizëm.

Albanologjia është një degë e tillë, thotë Demiraj. "Ketu regjistrohen studente qe kane prirje te njohin gjuhet dhe kulturat e popujve te ndryshëm dhe te merren konkretisht me studimin dhe kërkimin shkencor te këtyre gjuhëve dhe kulturave. Njohja e tyre u jep edhe liri interpretimi e ne një farë mënyre përmbushje e idealeve qe i vene vetes gjate studimeve te kësaj natyre."

Donika Kida, studente e magjistraturës në Albanologji

Donika Kida është njëra prej studenteve të sistemit të magjistraturës. Ajo vetë është lindur në Prishtinë, por që nga mosha pesëvjeçare ka jetuar në Bielefeld të Gjermanisë. "Albanologjia më ka ndihmuar që të kuptoj më mirë karakterin dhe prejardhjen time, e më ka pjekur më shumë në aspektin e emigrimit,"- thotë ajo.

Master në vitin 2012

Një shpresë për Albanologjnë që ta ruajë karakterin e saj si lëndë rajonale është moduli master, që është planifikuar të aplikohet që nga vjeshta e vitit 2012. Dhe me gjithë anët negative të sistemit të ri, Demiraj e shikon përgatitjen e kurrikulave për master edhe si një sfidë: "Kjo do të thotë, që nivelin e masterit ta organizojmë në mënyrë të tillë që të përfshijë të gjitha elementet që formëzojnë atë që mund të quhet matricë e kulturës gjuhësore-etnike shqiptare". (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DO TË KETË NDËSHKIME MË TË ASHPRA KUNDËR TË HUAJVE QË REFUZOJNË INTEGRIMIN (10.27.2010)
MË KANË MBETUR NË KUJTESË BROHORIMAT, SHPËTIMI, DHE ERA E KEQE (10.27.2010)
Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI në SHBA - nismetare e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center (10.26.2010)
DOLI NË QARKULLIM LIBRI "VJEHËRR AMERIKANE" I AUTORES ALBANA M. LIFSCHIN (10.25.2010)
EMIGRANTËT NË GREQI: TË SHTYHET VLEFSHMËRIA E PASAPORTAVE TË VJETRA (10.25.2010)
PANO: KISHA TË BËHET SHQIPTARE (10.25.2010)
NJË DIELL HIJEVE TË OQEANIT...REFLEKSE PËR POETIN, SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN ADNAN MEHMETINga MËHILL VELAJ (10.25.2010)
RRUGA E MUNDIMSHME DHE E SUKSESSHME E PIKTORIT ALFRED DADE (10.24.2010)
KUJTIMET E SHPIRTITNga BAKI YMERI (10.23.2010)
AUTORITETET GREKE PO PRAKTIKOJNË MASA TË REJA PËR LEJET E KALIMIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]