VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë
E Martë, 03.31.2009, 09:38am (GMT1)

Voal-online - Pritet të thellohet prirja e emigracionit shqiptar për të dërguar gjithnë e më pak para në Shqipëri. Kjo prirje e tremb Bankën e Shqipërisë, e cila konstaton se të ardhurat e emigrantëve për ekonominë e Shqipërisë kanë shënuar një kurbë të fortë rënëse pas një ecurie vetëm ngjitëse të viteve të fundit. Të dhënat zyrtare të Bankës flasin se vitin e shkuar shifrat e dërgesave arritën 800 milionë euro nga mbi 950 milionë të një viti më parë. Kjo shprehet me 3 për qind rënie. Nga 12 për qind sa zinin në Prodhimin e Brendshëm Bruto tashmë në 9.2 për qind. Në të njëjtën paraqitje Banka e Shqipërisë foli për rënie tëeksporteve,  nga 18 përqind në 11 përqind në fund të vitit 2009. Kjo përbën, sipas saj, vetëm fillimin e shfaqjes së ndikimeve të krizës ekonomiko-financiare që ka mbërthyer tashmë botën, në ekonominë shqiptare, një ekonomi ende në zhvillim, e papërfshirë në sistemet ndërkombëtare financiare. Duke iu ndalur te aktiviteti i bankave të nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë deklaron se kriza botërore ka ndikuar edhe në sistemin financiar. Bankat në Shqipëri kapërcyen pa tronditje fazën e parë të krizës e cila preku këtë sistem, por aktiviteti i tyre pësoi, sipas të dhënave të vetë Bankës Qendrore, tkurrje edhe për vetë pozicionin mbrojtjës që ato morën. Ndërkohë që rritja vjetore e aktiveve të sektorit bankar u ngadalësua në 12 për qind, krahasuar me 19 për qind në vitin e kaluar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.